AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Asfaltohet rruga te Njësia 7, Veliaj: Ambicia jonë ta bëjmë Tiranën qytetin më të zhvilluar të Ballkanit

by SHT Media
10/01/2024
in Politikë
6
0
Asfaltohet rruga te Njësia 7, Veliaj: Ambicia jonë ta bëjmë Tiranën qytetin më të zhvilluar të Ballkanit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi mbrëmjen e djeshme punimet për asfaltimin e segmentit që lidh dy rrugët “Babë Rexha” dhe “Ndre Mjeda” në Njësinë 7. Veliaj u shpreh se ky është një investim i rëndësishëm për rritjen e vlerës së pronës në çdo cep të qytetit. “Kjo ka qenë një lagje me problematikat e viteve të zhvillimit, me ndërtues që nuk i mbaronin pallatet dhe i linin rrugëve. Na është dashur të bëjmë edhe finalizimin e punës, edhe hipotekimin, edhe legalizimin. Tani duhet të bëjmë edhe urbanizimin, ndaj është shumë e rëndësishme që rrugët “Babë Rexha” dhe “Ndre Mjeda” të lidhen mes tyre. Jam i lumtur për cilësinë me të cilën kemi punuar këtu, duke bërë edhe zgarat e shiut, duke mbjellë edhe pemë. Shumë shpejt do të vazhdojmë me ndriçimin në të dyja anët sepse Tirana meriton të rritet me të njëjtën shpejtësi”, tha Veliaj.

Mandej, ai tha se Bashkia e Tiranës do vijojë me investimet në shkolla. Veliaj shtoi se vitin e shkuar janë ndërtuar 7 shkolla dhe ambicia është që të bëhen edhe 20 të tjera. Sipas tij, ambicia e bashkisë është që Tirana të jetë qyteti më i zhvilluar në Ballkan. “Detyra jonë është të bëjmë punën sepse në fund mbetet puna. Për sharësit nuk ka vend në histori, por vetëm për punën, për infrastrukturën, për shkollat, për kopshtet, për çerdhet, për pemët, për asfaltin. Ambicia ime është që, në fund të këtij mandati, ne ta lëmë Tiranën si qytetin më të zhvilluar në Ballkan. Parimi është nga Shëngjergji te Njësia 7, nga Njësia 7 në Krrabë, nga Krraba në Ndroq, nga Ndroqi në Kashar, të punojmë me të njëjtën cilësi”, u shpreh Veliaj.

Kur përmendi projektin për zgjatimin e Lanës, ai kujtoi projektin e Unazës së Madhe në Astir, që u zhbllokua vetëm pas tre vitesh me sherr e djegie gomash. Veliaj tha se vepra mbetet, sherret harrohen. “Ne i kemi harruar me sa sakrifica u bënë gjithë ato debate. Kur mendoj për shembull shkollën “Gustav Mayer”, e cila përmbytej, sot e kemi një nga shkollat model. Edhe në botë po reklamohet modeli ynë i shkollave miqësore për fëmijët, ku jo vetëm shkollat e reja janë bërë me këtë standard, por edhe te shkollat e vjetra po krijojmë një brez sigurie, si një lloj parku linear, që rrethon shkollën, ku makinat e ulin shpejtësinë, ka më shumë pemë dhe stola. Sapo kemi miratuar fazën përfundimtare të projektit të Lanës. Në Njësinë 7 duam të bëjmë të njëjtën gjë që bëmë nga Materniteti i Ri deri në Shkozë: Lana është me tre korsi, edhe me korsi biçikletash, edhe me korsi parkimi, e gjëlbëruar dhe nuk ka më përmbytje si dikur. E njëjta gjë do të ndodhë për pjesën që prek Njësinë 7, duke filluar nga Pallati me Shigjeta, deri pastaj ku ndahet me Astirin dhe Kasharin, poshtë autostradës. Duam të vazhdojmë kështu deri në zonën e Yzberishtit, prandaj na duhet bashkëpunim”, shtoi ai.

Veliaj sqaroi edhe zgjidhjen e gjetur për banorët. “Bashkia e ka tashmë një tokë ku do të ndërtojë pallatet për të strehuar banorët që kanë ndërtuar në shtratin e lumit të Lanës. Në një vend normal kjo nuk do të ndodhte, por ky vend dhe kjo qeveri e majtë, ky kryeministër i majtë, kjo bashki e majtë, beson tek solidariteti. Ndodhi çfarë ndodhi në vitet ’90, tek Lana, tek Bregu i Lumit, iku ajo kohë. Nuk e kthejmë dot kohën pas. Por, ajo që do të bëjmë është një trajtim social të të gjithë atyre banorëve që, për një arsye ose një tjetër, banojnë në shtratin e Lanës. Në Polin e Drejtësisë, pjesa e tokës mbrapa KLGJ-së edhe KLP-së, është një tokë bashkiake, do të jetë Bashkia ajo që do të ndërtojë pallatet, ndaj banorët do të duhet të largohen nga Lana, jo për fiksimin tonë, por sepse qyteti ka nevojë. Qyteti nuk është i kryetarit të bashkisë, është i të gjithëve. Ashtu si Astiri zhbllokoi një potencial të jashtëzakonshëm, ashtu edhe Lana do të zhbllokojë një potencial të jashtëzakonshëm. Mjafton të bësh një xhiro me skeptikun më të madh, nga Materniteti i Ri deri tek ish Uzina e Autotraktorëve, për të parë se çfarë potenciali ekonomik është zhvilluar aty”, tha ai.

Kryebashkiaku nënvizoi se Bashkia e Tiranës e ka mbajtur fjalën për banorët e lagjes së re te “5 Maji”, po ashtu edhe në Kombinat. “Bashkia e ka mbajtur premtimin te “5 Maji”, po mbarojnë edhe pallatet në Kombinat. Do ta mbajmë premtimin edhe tek Lana. Banorët aty do të duhet të respektojnë një rregull për ta liruar Lanën, që ne ta bëjmë këtë investim. Besoj fort se Njësia 7 do të jetë njësia që do të përfitojë më shumë nga rritja e vlerës së pronës, por edhe nga aksesi, do të ketë edhe autostradën, edhe unazën. Komunikimi ynë me banorët do të jetë në këtë aspekt. Bashkia ka tokën, bashkia ka financat. Bashkia do të bëjë tek Fusha e Aviacionit, pas Polit të Drejtësisë, pallatet e reja të dedikuara për banorët që jetojnë tek Lana. Fondi është dhënë nga Banka Europiane e Investimeve, çka për ne është një fat i madh”, u shpreh ai.

Veliaj ftoi administratorët e pallateve dhe banoret të bashkëpunojnë për punët e mira që bëhen në qytet. “E di që jetojmë në një kohë polarizimi politik. Më vjen keq që edhe 2023-shin e mbyllëm me ndarje dhe përçarje në Këshillin Bashkiak. Ky asfalt është si për të majtët, edhe për të djathtët. Kjo pema këtu do të bëjë hije si për të majtë, si për të djathtë. Nuk e di kush banon në këtë pallat, por e sigurt që i është rritur vlera të gjithëve njëkohësisht nga investimi. Nuk e di kush i ka këto dyqanet, por fakti që kur filloi puna e deri tani, shumica janë shitur, ose janë dhënë me qira. Do të thotë se Tirana po rritet dhe po zhvillohet, po fiton edhe ai që shan nga divani, edhe ai që shpif në televizor, edhe ai është bërë më i pasur se jeton në një qytet më të pastër, një qytet me më shumë infrastrukturë”, tha ai.

Në fund, Veliaj ftoi qytetarët që të aplikojnë te Fondi i Komunitetit për të sistemuar pallatet e vjetra, qoftë në rregullimin e fasadës, qoftë në veshjen me kapotë për efekt kursimi të energjisë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD!

06/09/2026

Athina sinjalizon veto ndaj avancimit të Shqipërisë në BE, Mitsotakis: Do të ushtrojmë të drejtat tona

06/09/2026

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

06/09/2026

“Non-grata çështje e mbyllur”, Berisha sulmon Blinken dhe Yuri Kim nga Nju Xhersi: Kush na tregoi barin, sot është pa punë!

06/09/2026

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026

A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet

05/09/2026

Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

05/09/2026

“Do t’i presim me vezë, domate e miell”, Lika paralajmëron deputetët dhe ministrat: Çdo seancë plenare do të na kenë te dera!

05/09/2026

Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!

05/09/2026

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS miliona euro nga djersa qindra grave e vajzave të varfëra, pronat dhe llogaritë e majme bankare

05/09/2026

Adem Alushi i Aldent korrupton me dhëmbë porcelani kupolën e Ministrisë së Arsimit, fton drejtoreshën e ASCAL Anisa Subashi në ‘fabrikën’ e tij të diplomave, konflikt interesi dhe dyshime për pastrim parash

05/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit
  • Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
  • Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.