• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Tabaku: Partia s’duhet të ishte përfshirë në çështjen e Berishës. PD të mos lihet në duart e gjykatave, bashkimi kërkon vullnet politik

09/01/2024
in Politikë
Tabaku: Partia s’duhet të ishte përfshirë në çështjen e Berishës. PD të mos lihet në duart e gjykatave, bashkimi kërkon vullnet politik

Deputetja demokrate Jordia Tabaku, e ftuar në studion e Panorama TV, ka folur për situatën politike në vend, ku tha se viti që lamë pas nuk ka qenë aspak i mirë për opozitën, ndërsa u ndal te negociatat për bashkimin e PD-së dhe arrestimin e Berishës.

Tabaklu fillimisht u ndal te buxheti ku tha se viti nisi me rritje taksash ndërsa paralajmëroi se takimin e 23 mijë profesionistëve të lirë do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Jam përpjekur të bëj një analizë për situatën ekonomike. Buxheti që u miratua solli një rritje të re taksash, dhe kjo rritje që shkon për shtesën e mesme dhe profesionet e lira në një moment të vështirë ekonomik.

23 mijë profesionistë të lirë do të taksohen. Jemi në diskutime për të çuar në GJK. Taksohen dhe pse paguajnë 15% TVSH.

Të mos harrojmë që zhvlerësimi i euros po vë në rrezik 75 mijë familje dhe nuk ka asnjë reagim nga qeveria. Besoj do të jetë një vit sfidues”, tha Tabaku.

BASHKIMI I PD

Për situatën në PD, viti që lamë pas nuk ka qenë aspak i mirë deklaroi ajo, ndërsa shtoi se duhet vullnet politik për t’u bashkuar dhe se fati i partisë nuk duhet lënë në duar të gjykatave.

“Fatkeqësisht, viti që lamë pas është një vit ku debati brenda PD ka vazhduar dhe kulmoi me zgjedhjet lokale që për opozitën pati një bilanc negativ. Kisha bindjen se do të na shërbente për t’u ringritur, por fatkeqësisht nuk ndodhi. Bilanci nuk ka qenë aq pozitiv. Për vitin që vjen besoj që duhet të fokusojmë angazhimin tonë, në një parlament që rikthehet në normalitet, me komisione, dhe ngritjen e një strategjie politike për të patur një ofertë që të shkojmë te njerëzit.

Në emër të opozitës, kam marrë një angazhim që çdo gjë që ka lidhje me procesin e integrimit, do të ketë mbështetjen e opozitës. Shpresoj që viti i ardhshëm të shërbejë si një vit për të ndryshuar diuçka në këtë pikëpamje. Kemi 8 vite pa asnjë reformë në procesin e integrimit.

Më vjen mirë që shumë anëtarë të opozitës që janë me idenë që PD të jetë e bashkuar. Kemi bërë një luftë më shumë se një vit e gjysmë ku nuk fitoi askush. Kam preferuar t’u flas njerëzve jo të bëjmë debat në një luftë të pakuptimtë.

Nuk kam menduar se do ishte mekanik dhe do vinte nga një vendim gjykatë. Është vendim politik dhe kërkon vullneti politik. Prandaj dhe unë refuzova të ish zv/kryetare.

Nuk komentoj vendimet e gjykatave, por në gjykimin tim duhet të kalojmë përtej vendimit të gjykatave. Nuk duhet ta lëmë PD dhe vendimin për PD në dorë të gjykatave por të marrim vetë vendimin”, tha deputetja.

Sa i takon punës së SPAK, Tabaku tha se mund të bëjë dhe më mirë, ndërsa për arrestin në shtëpi ndaj Berishës u shpreh se nuk është një lajm i mirë, por theksoi se nuk do të donte që PD të ishte e përfshirë në këtë proces gjyqësor.

“Ne nuk e kemi betejën me SPAK, por me kundërshtarët. Politika përpiqet të influencojë dhe SPAK mund të bënte shumë herë punë më të mirë, por kjo nuk do të thotë se duhet të ngremë një kauzë me SPAK.

Kemi bashkëpunuar të gjithë me Berishën dhe e kemi mbështetur, dhe është një figurë e rëndësishme dhe nuk është një lajm i mirë as për PD as për Shqipërinë. Më vjen keq për ata kolegë që gëzohen dhe do të kisha dashur të mos ishte përfshirë partia në betejën e tij”, tha Tabaku./m.j

Më të lexuarat

  • Balluku vs Spiropali, lufta e ftohtë ku matematika e votave mposht lirikën e Skënderbeut

    Rama i bën paralajmërimin e fundit Spiropalit: Ka gabuar dy herë, tek e treta përjashtohet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Erinda Ballanca pas sulmeve ndaj Avokatit të Popullit?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deputetja e PS kërkon tredhjen e pedofilëve: Do e paraqes nismën time në Parlament

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkollat e Tiranës i ndërtoi trafikanti Mir Pepa; Si e mbushi europën me drogë dhe u vesh si biznesmen në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Saranda hap parkimin e parë publik dhe qendrën e re të mirëpritjes, projekt strategjik për menaxhimin e turizmit dhe fluksit veror

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe nusja kërcënojnë dhe dhunojnë nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!