• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Hapet thirrja për 200 drejtues shkolle, ja kush mund të marrë pjesë dhe si shpërndahen pozicionet

09/01/2024
in Politikë
Hapet thirrja për 200 drejtues shkolle, ja kush mund të marrë pjesë dhe si shpërndahen pozicionet

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me drejtues të drejtorive arsimore në rrethe si dhe mësues, ku shpalli thirrjen për konkurrim për 200 pozicione për drejtues shkolle.

“Ky vit për Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve do të jetë viti i proceseve transformuese në sistemin arsimor, duke filluar nga arsimi parashkollor tek ai parauniversitar dhe arsimi i lartë. Synimi ynë është rritja e cilësisë në arsim për të gjitha nivelet e edukimit. Në takimet që unë kam pasur gjatë dialogut “Te flasim për arsimin” me mësues, nxënës dhe prindër, ka dalë qartësisht nevoja për të rritur rolin e mësuesve në proceset vendimmarrëse të shkollës, por edhe të drejtuesve të shkollës, të cilët duhet të përmirësojnë aftësitë e tyre drejtuese dhe menaxhuese në funksion të gjithëpërfshirjes dhe në funksion të vendimmarrjeve të përbashkëta, duke përfshirë akoma më shumë mësuesit në proceset vendimmarrëse”, tha Manastirliu.

Sipas Ministres, formimi profesional dhe mbështetja e drejtuesve të shkollave është një investim në qelizën bazë të arsimit dhe ka një rëndësi thelbësore për të gjithë ecurinë e proceseve mësimore dhe mënyrën se si shkolla udhëhiqet dhe menaxhohet.

Duke vënë theksin në rëndësinë dhe rolin që ka drejtuesi i shkollës në përmirësimin e cilësisë së arsimit,  Ministrja shpalli  thirrjen për konkurrim për 73 pozicione në DRAP Durrës, 40 në DRAP Fier, 55 DRAP Korçë dhe 32 në DRAP Lezhë për drejtues shkolle dhe siguroi se procesi do të jetë transparent dhe meritokratik dhe do të ndiqet me shumë kujdes dhe vëmendje nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve (MAS) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP).

“Sot, shpallim 200 vende vakante, pra për 200 pozicione të reja për drejtues shkolle, në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme, në katër drejtoritë arsimore rajonale. Pozicionet të cilat shpallen sot,  janë pozicione për të cilat ftohen të gjithë mësuesit, aspirantët, drejtuesit, të cilët duan që ta çojnë shkollën në një nivel të ri, për nga pikëpamja e arritjeve, për nga pikëpamja e rezultateve dhe performancës shkollore, dhe që padyshim plotësojnë kriteret e përcaktuara në udhëzimet përkatëse që do të munden t’i aksesojnë në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar dhe në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, ku dhe mund të aplikojnë. Aplikimi do të ndiqet me shumë kujdes nga MAS dhe strukturat e saj,  për të pasur një proces të hapur, transparent, një proces meritokratik,  në mënyre që në krye të 200 institucioneve tona arsimore të vihen mësuesit, drejtuesit më të mirë, menaxherët më të mirë, për të çuar përpara shkollën, për të çuar përpara rezultatet e mira dhe për ta ngritur në një nivel të ri, administrimin dhe  menaxhimin e shkollave tonë. Sigurisht kjo do të të jetë vetëm një fazë e parë e procesit, pasi menjëherë pas përfundimit të fazës së parë, pra të plotësimit të 200 vendeve drejtuese të shkollës, do të vijohet me fazat e tjera; të dytë dhe të tretë, për plotësimin e pozicioneve të reja, të cilat do të shpallen nga MAS dhe DPAP në funksion të plotësimit të gjithë shkollave me drejtues, të cilët do të jenë, drejtues të përhershëm dhe jo të përkohshëm.”, vijoi më tej Manastirliu.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!