• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

HISTORI SUKSESI/ I dalë nga auditoret e Politeknikut, kush është i riu shqiptar që punon për Elon Musk, sot inxhinier në z

25/12/2023
in Kryesore

Me plot gojë, mund ta quash një histori suksesi, e një të riu shqiptar të dalë nga auditoret e Universitetit Politeknik të Tiranës, Oltion Prifti, i cili pasi përfundoi studimet e nivelit bachelor në UPT në vitin 2012, arriti që nëpërmjet punës dhe përkushtimit në sektorin e teknologjisë, të bëhet shqiptari i parë, që punësohet nga miliarderi Elon Musk.

Pas një përvoje të mëparshme në Suedi, i riu shqiptar është punësuar si inxhinier automatizimi në zyrat e kompanisë “Tesla” në Berlin. Ai rrëfeu për A2 se aktualisht është angazhuar për prodhimin e baterive të makinave elektrike të gjeneratës së fundit, ku bën pjesë edhe Cybertrack.

Pas një përvoje të mëparshme në Suedi, shqiptari është punësuar si inxhinier automatizimi në zyrat e kompanisë “Tesla” në Berlin.

Ai rrëfeu në një intervistë për A2Cnn në emisionin “Dita Jonë” se aktualisht është angazhuar për prodhimin e baterive të makinave elektrike të gjeneratës së fundit, ku bën pjesë edhe Cybertrack.

“Jam diplomuar në inxhinieri elektronike. Kam dëgjuar për herë të parë për Tesla-n në vitin 2021 kur mbarova Bachelor-in në Universitetin Politeknik në Tiranë. Është një histori e gjatë që nisi kur lëviza për në Suedi. Në Shqipëri unë kam punuar më tepër si web-developer, por preferoja më shumë pjesën inxhinierike.

Në vitin 2014 kam aplikuar në shumë kompani, sidomos në Skandinavi dhe në vitin 2015 mora një ofertë pune për në Suedi dhe aty ishte puna e parë ku u fokusova në pjesën inxhinierike të programimit dhe zhvillimit. Në 2019 kisha një projekt me kompaninë suedeze në Kaliforni dhe më bëri përshtypje që mbi 50% që punonin tek ky klienti ishin ish-punonjës të Tesla-s. Aty rashë në kontakt me persona dhe nisa të interesohesha.

Në 2021 nisa të bëja disa aplikime te Tesla në Kaliforni, ndërkohë ata më kontaktuan pas 5 muajsh nga Berlini duke qenë se Amerika nuk lejonte futjen e shtetasve të huaj për shkak të COVID-it. Aty filloi. Aktualisht merrem me zhvillim e të gjithë pjesës së prodhimit të celulave të baterisë, që janë komplet teknologjia më e fundit që Tesla është duke prodhuar për gjeneratën e fundit të makinave elektrike.”, u shpreh Prifti.

Ndër të tjera Oltioni zbuloi se është përballur me Elon Musk në zyrat e kompanisë në Berlin, të cilën CEO i Tesla-s dhe platformës X e viziton çdo tre muaj.

“Për të folur jo. Njëherë në çdo tre muaj është. Ai person është si një makinë që nuk pushon për të punuar. Ai mund të marri vetëm një ditë pushim në vit dhe e ke në çdo kompani që menaxhon”., shtoi ai.

Më të lexuarat

  • Pas Berishës, edhe Meta infiltron nga burgu sekretaren në protestë, ‘drithërohet’ Rama

    Pas Berishës, edhe Meta infiltron nga burgu sekretaren në protestë, ‘drithërohet’ Rama

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PD: Berishës iu hoq non grata nga SHBA! Ambasada amerikane nuk komenton: Pyesni DASH!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Ish gjyqtarit Alaudin Malaj i flet subkoshienca: Çfarë të bëj, të vjedh prapë? (Doli pronar i Zvërnecit, dha vendime në favor të Artur Shehut, mund të arrestohet nga Dumani)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!