AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

BIRN: Rreth 19 mijë pensionistë italianë zgjedhin të jetojnë në Shqipëri

by SHT Media
22/12/2023
in Kryesore
6
0
BIRN: Rreth 19 mijë pensionistë italianë zgjedhin të jetojnë në Shqipëri
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Juljeta dhe Giuseppe kanë ftuar 11 mysafirë për darkën e Krishtlindjes. Të zotët e shtëpisë janë njohur në Napoli vite më parë dhe njësoj si 4,000 bashkatdhetarë nga Italia jetojnë në Durrës.

“Disa janë miq pensionistë italianë që banojnë pranë nesh, ndërsa të tjerët shokë e familjarë durrsakë”, tha Juljeta.

“Çdo të shtunë, në katedralen ‘Shën Luçia’, famullitari e zhvillon meshën në gjuhën italiane dhe kisha është plot.  Por herën e fundit frekuentimi ishte i ulët, pasi një pjesë e mirë kanë shkuar në Itali për festat e fundvitit me familjet e tyre”,  tha për BIRN Juljeta Palumbo.

Numri i shtetasve nga Italia që jetojnë në vendin tonë u shtua vitet e fundit, pas marrëveshjes së qeverive të të dy vendeve, që mundëson anulimin e taksimit për pensionet italiane.

“Marrëveshja dypalëshe këtu na mundëson defiskalizimin.  Pra, pensionistët italianë që banojnë në Shqipëri nuk paguajnë taksa për pensionin italian”, tha për BIRN Giuseppe Palumbo, i cili mban detyrën e sekretarit nacional të Shoqatës së Italisë në Botë, AIM, duke shtuar se “për shkak të legjislacionit italian, pritet një ndryshim i marrëveshjes së mëparshme”.

Përvoja të tilla lehtësuese ishin krijuar më parë në Portugali, Bullgari, Tunizi, etj., por aktualisht këto vende kanë vendosur t’i mbyllin marrëveshjet për defiskalizimin dhe pensionistët po u drejtohen qyteteve shqiptare.

Sipas Palumbos, sot në vendin tonë llogaritet një komunitet prej 19 mijë pensionistësh italianë, pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë kryesisht në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër.

Të moshuarve u shtohet edhe një grup i madh sipërmarrësish dhe të punësuarish nga Italia, të cilët punojnë në qytete të ndryshme shqiptare.

Ata kanë krijuar jo pak miqësi me vendasit dhe në Durrës një gjë e tillë nuk është e vështirë për shkak të italishtes, që njihet masivisht nga të gjitha moshat.

Por pensionistët italianë në Shqipëri nuk e kanë të lehtë të organizohen për veprimtari të përbashkëta dhe aq më shumë për të krijuar grupime apo shoqata.

Gaetano Castellon bashkatdhetarët e tij e quajnë “dekani” i italianëve në Durrës.

Sipërmarrës për impiantet e gazit që nga viti 1992 në Vlorë, Tiranë dhe Durrës, 81-vjeçari është një nga frekuentuesit e shfaqjeve të të gjitha llojeve edhe në Durrës dhe kryeqytet, madje në oborrin e banesës së tij historike që prej tre vitesh organizon festën e 2 qershorit, Ditën e Republikës së Italisë.

Shtepia e Castellos në Rrashbull

“Mulliri i Bullgarit”, 6 km larg qytetit, është ndërtuar në fundin e shekullit të 19-të nga një grup mjeshtrash nga Sardenja, Itali.

Sipas Gaetanos, ata sapo kishin përfunduar ngritjen e katedrales “Shën Luçia” në qendër të Durrësit, kishën katolike ku kanë kontribuar figura të rëndësishme të historisë sonë si Dom Nikoll Kaçorri apo Dom Vinçens Prendushi.

Gaetano është një nga italianët e shumtë të Durrësit që nuk flasin gjuhën shqipe, ndonëse prej shumë vitesh jetojnë në Shqipëri.

“E vërtetë, por kur unë përpiqem të them diçka në shqip, menjëherë miqtë shqiptarë përgjigjen në gjuhën time”, justifikohet Gaetano.

Miqtë e tij shqiptarë dhe të huaj festuan edhe kur presidenti i Republikës së Shqipërisë e nderoi atë me titullin “Për merita të veçanta civile”.

Sipas marrëveshjes mes dy vendeve, pensionistëve italianë nuk u lejohet të punojnë në shtetin ku janë vendosur.

Por disa prej tyre kanë gjetur mundësi për të qenë të vlefshëm.

Angela, një zonjë 69-vjeçare, shkon çdo ditë në një nga qendrat e kujdesit shëndetësor dhe u vjen në ndihmë të moshuarve apo pacientëve që kanë nevojë. “Ndihem mirë kur më falënderojnë dhe, mbi të gjithë, bëhem e dobishme”, shton Angela.

Por jeta bën të vetën dhe tashmë në varrezat e Durrësit pushojnë përjetësisht edhe pensionistët e parë italianë.

“Francesca Savoca, 65 vjeçe, ndërroi jetë para një muaji pas një ataku kardiak. Bashkë me të shoqin, që të dy nga Mesina, ata kishin punuar për vite me radhë në Lugano Zvicër”, tha znj Angela për BIRN.

“E varrosëm pranë të shoqit në varrezën e re të Durrësit, ashtu siç e kishte lënë amanet”, shtoi ajo.

Edhe Giuseppe Palumbo nuk ka hequr dorë asnjë ditë nga pasioni i tij artistik.

Në kuadër të një shoqate kulturore, ai dhe bashkëshortja kanë organizuar koncerte në Durrës, Sarandë dhe Gjirokastër.

“Në amfiteatrin e Durrësit u krijua një atmosferë mjaft e bukur dhe, veç Juljetës, ishin ftuar edhe artistë nga Napoli”, tha Giuseppe.

“Ne po punojmë për një binjakëzim kulturor mes Durrësit dhe Napolit”, përfundoi napoletani i dashuruar me Durrësin.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.