AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Nga spikatja e të rinjve, te vlerësimi i grave në letërsi, ja çfarë ka sjellë Çmimi Kadare në 10 vite

by SHT Media
21/12/2023
in Kryesore
6
0
Nga spikatja e të rinjve, te vlerësimi i grave në letërsi, ja çfarë ka sjellë Çmimi Kadare në 10 vite
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimi Kadare, jo për shkak të emrit që mbart, ka qenë pjesë e diskutimeve  në tavolinat letrare, duke dëshmuar rëndësinë dhe impaktin e tij. I mbështetur nga Instituti Europian Pashko, përgjatë 10 viteve të jetës së tij, ka mbledhur dorëshkrime të shumta e ka nxjerrë libra të pëlqyer për lexuesin, me autorë të njohur dhe të panjohur, të rinj të talentuar apo autore gra, të pavlerësuara sa duhet.

Që në gjenezën e tij, në shtatorin e 2014-s, qëllimi i ideatorëve të këtij çmimi ishte vlerësimi i prozës shqipe, jo aq si mbushje të një boshllëku, por si një domosdoshëmri e kohës dhe nevojës për autorët shqiptarë. Një nxitje për zhvillimin e prozës shqipe dhe një shtysë për autorët, për promovimin dhe ardhjen sa më parë  te lexuesi. Çmimi Kadare theu paragjykimet për çmimet në Shqipëri, të cilët qarkullonin brenda një rrethi vicioz, ndërsa të rinjtë dhe autorët e diasporës qëndronin përballë një vije të kuqe.

I pari që hapi siparin e vlerësimeve ishte Rudolf Marku, me librin “Tre Divorcet e zotit Viktor N”, i spikatur deri atëherë në fushën e poezisë. Edicioni i dytë rezultoi me fat për shkrimtarin Shkëlqim Çela, i cili jetonte dhe punonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai kishte marrë pjesë një vit më parë, por u zgjodh fitues me librin me tre novela, “Embriologji”.

Musa Ramadani nga Kosova do të rrëmbente Çmimin Kadare në edicionin e tretë, me librin “Profeti nga Praga”. Motivacioni për shkrimtarin dhe dramtaturgun, do të lexohej gjatë ceremonisë së dhënies së çmimit nga ish-ministri francez i Kulturës, Frederic Miterrand, duke theksuar se autori sillte “një roman të veçantë si për nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja”. Edicioni i katërt do ta rikthente çmimin sërish në Shqipëri, për autorin Virgjil Muçi me romanin “Piramida e shpirtrave”, i vlerësuar nga juria për veçantinë gjuhësore në ndërtimin e  rrugëtimit jetësor.

Fituesi i vitit 2019 do të ishte një autor i ri, Loer Kume, me profesion stomatolog, i pasionuar pas artit dhe letërsisë, me përmbledhjen me tregime “Amygdala Mandala”. Juria e cilësoi si përfaqësues të një gjenerate të re shkrimtarësh, i cili “eksperimenton me letërsinë, në kërkim të formave të reja letrare larg komercializmit dhe të zakonshmes”.

Pas ndërprerjes nga pandemia, Çmimi Kadare do të udhëtonte drejt Kosovës më 2021. Gazetari, shkrimtari Gani Mehmetaj, jo shumë i njohur për Shqipërinë, do të fitonte me romanin “Zogjtë e qyqes”. Nëpërmjet historisë së një koloni serb, Mehmetaj shpalosi përmes situatave e veprimeve, dialogut e përsiatjeve, kronikën dyzetvjeçare të fatit të njerëzve dhe historisë së dy vendeve fqinje në luftë mes tyre.

Një tjetër dimension do të shfaqej me edicionin e shtatë. Shkrimtarja Vera Bekteshi do të bëhet e para grua që rrëmben Çmimin Kadare, me romanin “Pusulla të verdha”, dedikuar personave me aftësi ndryshe dhe sfidave të tyre në një shoqëri ende skematike dhe përjashtuese për ndryshmin.

Nurie Emrullai, me romanin “Duhet të jetë Dashuri” rrëmbeu çmimin për vitin 2023, duke u bërë kështu e dyta grua që fiton këtë çmim, por edhe më e reja në moshë. Tashmë Çmimi Kadare shkeli edhe trojet shqipfolëse në Maqedoninë e Veriut, duke mos vendosur asnjë lloj kufizimi për askënd që shkruan shqip, mjafton të jetë një vlerë e shtuar për letërsinë, prozën dhe shoqërinë shqiptare.

Aplikimet për fituesin e prozës më të mirë për vitin 2024, çelur më 18 dhjetor, do të qëndrojnë të hapura deri në fund të javës së dytë të muajit janar 2024. Autorët e interesuar duhet të dërgojnë, bashkë me dorëshkrimin, një përmbledhje të krijimtarisë së veprës së tyre në adresën e email-it: [email protected].

Selektimi dhe përzgjedhja do të kalojë në disa faza. Javën e fundit të janarit do përzgjidhen 10 dorëshkrimet më të mira, ndërsa në fund të javës së dytë të shkurtit do të nxirren prej tyre pesë më të mirët, prej nga do të shpallet fituesi. Emri i ri do të bëhet i ditur gjatë aktivitetit “Shkolla Dimërore e Humaniteteve”, e cila do të mbahet në javën e tretë të muajit shkurt, në Llogora.

I gjithë projekti kap shifrën e 10 mijë eurove, ku krahas vlerësimit monetar për fituesin, Instituti Liberal Pashko dhe shtëpia botuese UET PRESS botojnë veprën që do të gjykohet më e mira dhe e përcjellin tek audiencat dhe lexuesit përmes tureve promovuese, bisedave të hapura, panaireve të librave, kronikave në medie, etj.

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026

A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet

05/09/2026

Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

05/09/2026

“Do t’i presim me vezë, domate e miell”, Lika paralajmëron deputetët dhe ministrat: Çdo seancë plenare do të na kenë te dera!

05/09/2026

Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!

05/09/2026

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS miliona euro nga djersa qindra grave e vajzave të varfëra, pronat dhe llogaritë e majme bankare

05/09/2026

Adem Alushi i Aldent korrupton me dhëmbë porcelani kupolën e Ministrisë së Arsimit, fton drejtoreshën e ASCAL Anisa Subashi në ‘fabrikën’ e tij të diplomave, konflikt interesi dhe dyshime për pastrim parash

05/09/2026

Qeveria e Edi Ramës shqyen edhe Vilë-Bashtovën, 77 mijë m² tokë shtetërore në kthetrat e mafies së betonit

05/09/2026

“Koordinatori” i madh i Edi Ramës: Ron Yeffet dhe interesat e errëta që kryqëzohen rreth kryeministrit

05/09/2026

Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror

05/09/2026

Dhëndër Kafsha

04/09/2026

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë
  • A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet
  • Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.