• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Altin Dumani nuk përjashton arrestimin e Sali Berishës

20/12/2023
in Politikë
Altin Dumani nuk përjashton arrestimin e Sali Berishës

Nëse Kuvendi i Shqipërisë jep autorizimin për heqjen e imunitetit për ish-kryeministrin Sali Berisha, sipas kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, nuk përjashtohet edhe arrestimi i tij.

Kreu i SPAK u pyet lidhur me këtë çështje gjatë një takimi me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes mbi masën që do të caktohet ndaj Berishës, duke theksuar se kjo është një çështje që i përket prokurorëve që merren me çështjen.

“Është në vlerësimin e prokurorëve. Prokurorët e çështjes e dinë”, ka nënvizuar ai, duke e lënë të hapur çdo mundësi.

Ai u ndal edhe tek retorika e ashpër politike dhe presioni i ushtruar nga disa media të ndryshme në vend, veçanërisht në lidhje me punën e SPAK, duke theksuar se si drejtues i organit të lartë hetimor, këto akuza dhe presione, nuk ndikojnë në punën e tij.

“Nuk kanë asnjë lloj ndikimi në punën time si drejtues, por as të prokurorëve dhe hetuesve. Nuk më shqetëson retorika politike në raport me hetimin. Kemi garancitë kushtetuese të ushtrojmë ndjekjen penale. Nuk na ka munguar as mbështetja buxhetore”, shtoi drejtuesi i SPAK-ut.

Kjo deklaratë e Dumanit vjen në një çast vendimtar për SPAK, kur kërkesa për arrestimin e Berishës është në margjinat e tij tashmë dhe pritet që Kuvendi të votojë të enjten e 21 dhjetorit, dokumentin që i hap rrugë Prokurorisë për të vendosur mbi fatin e ish-kryeministrit të vendit.

Nëse do të merrej masa për arrestimin/arrest shtëpie ndaj Berishës, ai do të kthehej pa diskutim në figurën më të rëndësishme politike, nën këtë masë, në 30 vitet e pluralizmit në Shqipëri, me hetime që ende vijojnë nga SPAK.

Sa i takon çështjeve me natyrë korruptive ndërkaq, kreu i SPAK i ka cilësuar ato si “shumë të vështira për t’u hetuar”.

“Kërkojnë kohë, kërkojnë njerëz, kërkojnë teknika speciale të hetimit. Kur nis një hetim ku kombinohet hetimi historitë, por edhe hetimi proaktiv, hetimi zgjat shumë. Nuk e them për shfajësim, por duhet ta marrim parasysh”, shton ai.

Sipas tij nuk mund të krahasohet një çështje që SPAK heton me një çështje të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe gjithashtu nuk duhet t’i mëshohet më shumë çështjes sasiore, se sa asaj cilësore.

“Sa i takon transparencës, ne jemi përpjekur të jemi transparentë me publikun, duke publikuar në faqen tonë raportet vjetore, rregulloret, njoftimet për shtyp. Ka edhe raste të rralla, kur bëjmë reagime publike për çështje të cilat tërheqim vëmendjen e opinionit publik”, përmbyll Dumani.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!