AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Rama me skuadrën kombëtare të negociatave: Keni bërë performancë të jashtëzakonshme në Bruksel!

by SHT Media
18/12/2023
in Politikë
6
0
Rama reagon për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur: Lamtumirë Mirush!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me skuadrën kombëtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sipas kreut të qeverisë kjo skuadër shkëlqeu në fazën hyrëse të procesit dhe mori vlerësimet më të larta nga Brukseli.

Më tej kreu i qeverisë thotë se ata meritojnë falënderimet inkurajuese për të vazhduar më tej, në një rrugë ku çdo hap ngre më lart nivelin e demokracisë dhe institucioneve demokratike në Shqipëri.

‘Meritoni që ta konsideroni në aspektin e karrierës profesionale por edhe të kontributit tuja patriotik vitin 2023 si vitin më kuptimplotë. Unë besoj që jo vetëm nuk është pak por është një surprizë pozitive që nga ky proces ku faktikisht ju keni bërë një numër të konsiderueshëm takimesh dhe keni parashtruar 797 çështje, përfundimi është se Shqipëria sot zotëron mbi 50% të kapacitetit për tu konsideruar gati për anëtarësim në BE. Mbi 50% është shumë duke pasur në konsideratë që jemi në fillim të procesit. Shqipëria është larg së qenit ai vendi i perceptimit që ushqehet së brendshmi nga vetë natyra jonë.’- tha Rama.

Kryeministri Rama tha se Shqipëria është gati për BE-në.

‘Të fokusohemi si një skuadër që ka hyrë në fushë për të fituar që ne të fitojmë sa më shumë kohë. Në fund para se mund të parashikohet afati i vendosur nga të tjerët. Ne do të jemi gati për BE-në shumë më gati se BE të jetë gati për ne. Ne do ta bëjmë këtë për të sjellë sa më shpejt BE-në këtu, për të bërë që në çdo sektor mënyra e të funksionarit evropian të instalohet këtu. Janë 1 mld euro plus që do të vijnë në disa vite të ardhshme për Shqipërinë përtej mbështetjes së programuar me programet e IPA-ve. Ashtu sikundër përveç këtyre janë një sërë hapjes të reja për integrimin në tregun e përbashkët. Puna juaj nuk është thjesht negocimi në Kuvend.’- tha Rama.

‘Do të gjejmë gjuhën politike si gjithmonë për asnjë çështje të drejtësisë ne nuk bëjmë asnjëlloj kompromisi me askënd dhe për asnjë arsye. Ky mirëkuptim është shumë i qartë për ne. Por nga ana tjetër mendoj se është i qartë për të gjithë BE. Me fqinjët do të arrijmë së bashku të vendosim për çështjet madhore. Ne jemi disponibël për çdo gjë që nuk prek procesin e konsolidimit të sistemit tonë të drejtësisë. Këtu nuk ka asnjë kompromis. Puna jonë e përbashkët do të vazhdojë.’- tha Rama.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

23/11/2026

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

23/11/2026

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

23/11/2026

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

23/11/2026

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

23/11/2026

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

23/11/2026

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

23/11/2026

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

23/11/2026

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

23/11/2026

Veliaj ka frikë se mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin

23/11/2026

Meçe: Në PS ka një diversion të brendshëm! U aktivizuan tani që partia është në vështirësi…

23/11/2026

“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

23/11/2026

Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve

23/11/2026

“Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjestër sepse…

23/11/2026

“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

23/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta
  • “Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.