• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“S’ka kush na vjel ullinjtë!” Greqia në krizë për punëtorë, ministri jep lajmin e mirë për shqiptarët

16/12/2023
in Botë, Kryesore
“S’ka kush na vjel ullinjtë!” Greqia në krizë për punëtorë, ministri jep lajmin e mirë për shqiptarët

Epidemia e mungesës së forcës punëtore ka prekur Greqinë fqinje, ashtu si çdo vend i Bashkimit Europian që po vuan plakjen e trurit, por edhe mangësi në tregun punëtorëve të pakualifikuar, në sektorë si bujqësia, peshkimi apo ndërtimi.

Kjo problematikë ka ndezur debate të ashpra edhe në politikën helene, ku ka pasur një përplasje në Parlament mes ish-kryeministrit Antonis Samaras dhe ministrit të Emigracionit dhe Azilit, Dimitris Kairides.

Diskutimi mes tyre është ndalur tek Amendamenti i qeverisë për t’i dhënë mundësi punonjësve ilegalë, kryesisht nga vendet e treta për të qëndruar dhe punuar në Greqi.

Ministri Karidis e ka mbrojtur Amendamentin duke argumentuar se pa emigrantët rrezikohet që ullinjtë në parcelat anembanë Greqisë të mos vilen këtë sezon duke i shkaktuar vendit një dëm ekonomik që përllogaritet nga 1 deri në 1.5 miliardë euro.

“Në Ierapetra janë gjysma e serave të vendit dhe në Ilia dhe Mesini. Çdo serë ka nevojë për një punëtor për hektar. Në Ierapetra nevojiten 30 mijë punëtorë. Të tjerë thonë se ekziston rreziku që ullinjtë të mos vilen dhe të humbasim 1-1.5 miliardë euro nga vlera totale e vajit të ullirit prej 3 miliardë eurosh”, theksoi ai.

I kritikuar se Greqia po ndryshon politikën e emigracionit, Karidis e shprehu qartë se qeveria e “Demokracisë së Re” nuk ka ndërmend të tërhiqet nga amendamenti për të legalizuar emigrantët që punojnë në të zezë duke thënë: “Duhet të japim zgjidhje pa ideologji dhe britma”.

Sipas Karidis rregullorja nuk i legalizon emigrantët e paligjshëm por u jep të drejtën e punës.

“Amendamenti ka të bëjë kryesisht me hyrjet e ligjshme. Njerëz të ardhur legalisht. Shqiptarë që erdhën këtu dhe punonin, e për disa arsye u skadoi leja dhe nuk u rinovua. Nuk të jep të drejtë tjetër veç punës. Ajo nuk jep të drejtën e bashkimit familjar apo të shtetësisë. Nuk ka të bëjë me hyrjet e reja por ata që kanë ardhur para vitit 2021 dhe vetëm nëse kanë kontratë pune. Ne përdorim një marrëveshje që ekziston që nga viti 2005 dhe është riaktivizuar në vitin 2014. Marrëveshja ka të bëjë me afërsisht 30,000 njerëz. Nuk ka të bëjë me personat që vijnë ilegalisht në Greqi. Bëhet fjalë për personat që ndodheshin ligjërisht në Greqi dhe nuk arritën të rinovonin lejen e qëndrimit për ndonjë arsye. Ata janë kryesisht me origjinë shqiptare, gjeorgjiane dhe filipinase”, deklaroi ministri i Emigracionit në Kuvend.

Më të lexuarat

  • “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, sherr mes Ballës dhe Berishës në Kuvend: Je përfaqësues i karteleve të drogës

    “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, sherr mes Ballës dhe Berishës në Kuvend: Je përfaqësues i karteleve të drogës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Emrat/ Kuvendi i Marrëzisë, misteri i financimit dhe roli i të skeduarve për pastrim parash dhe vjedhje fondesh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Raporti për Reformën Territoriale/ Miratohet me 84 vota, prezent edhe Rama!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Saga e vilës së Shehajt/ Skandali prej javësh, por SPAK ka marrë “pushimet”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Afshihen Genc Ruli dhe Bode pas kartelit financiar FED Invest që po shkatërron bujqësinë me fajde me interesa të larta dhe cili është burimi i parave?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PS shtyn mbylljen e sesionit parlamentar, Rama nesër ‘tërmet’ në qeveri!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump rihap lojën bërthamore në Lindjen e Mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nesër “rrethohet” Kuvendi, qytetarët mobilizohen me vezë e domate; afro 1.200 efektivë në gatishmëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Del video, momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ukraina: Dy mësime mbi realizmin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!