AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Hynë nga dritarja e tualetit apo si Tarzani? Mbyllet mes kaosit seanca, mazhoranca miraton ndryshimin e rregullores, Berisha: K

by SHT Media
14/12/2023
in Politikë
6
0
Hynë nga dritarja e tualetit apo si Tarzani? Mbyllet mes kaosit seanca, mazhoranca miraton ndryshimin e rregullores, Berisha: K
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbyllet seanca plenare mes debateve dhe përplasjeve të shumta. Mazhoranca miratoi me 74 vota pro të gjithë rendin e ditës që ishte parashikuar.

Mes tensionesh, përplasjeve dhe kaosit jashtë dyerve të kuvendit, seanca nisi dhe zgjati vetëm pak minuta, pa diskutime. Kryetarja e kuvendit kaloi në votim rendin e ditës.

Socialistët javën e kaluar depozituan me procedurë të përjashtuar në Kuvendin e Shqipërisë disa ndryshime në rregulloren e kuvendit. Sipas ndryshimeve,, deputetët që nuk do kenë një sjellje normale në Kuvendin e Shqipërisë, mund të përjashtohen nga 30-60 ditë nga Kuvendi.

Ishin ligjvënësit demokratë ata të cilët bllokuan dy hyrjet kryesore të parlamentit dhe nuk lejuan kolegët e PS të hynin në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Çfarë ndodhi para Kuvendit? Gaz Bardhi: Do e çojmë në Kushtetuese 

Pas përplasjeve, deputetët e PS mundën të hynin nga një hyrje tjetër. Sipas ish-sekretarit demokrat Gazmend Bardhi, kolegët socialistë hynë nga dritarja e tualetit. Pas nisjes së seancës deputetët demokratë që ishin në sallë ndezën tymuese dhe tentuan të bllokonim punimet e seancës plenare. Përplasje të forta u panë dhe mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Gardës së Republikës.

Shtyrje fizike dhe përleshje ndodhën në derën e hyrjes kryesore të parlamentit. Deputetët e përjashtuar të opozitës u përplasën e efektivët të cilët ishin pozicionuar për të mos lejuar hyrjen e tyre.

Deputeti Flamur Noka shihet në një moment teksa shtyn një efektiv të gardës dhe thyen xhamin e derës kryesore. Deputetët e PD pretenduan se garda po bllokon me të padrejtë që të hyjnë dhe deputetët të cilët nuk janë të përjashtuar. Gaz Bardhi u shpreh se do të çojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e sotëm të parlamentit, që sipas tij është antikushtetues. “Sot në një atentat të vërtetë ndaj parlamentarizmit është ndryshuar seti i rregullave që garanton bashkëjetesën mes forcave në parlament. Vendimi u sotëm antikushtetues do dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Ne nuk e njohim këtë ndryshim të njëanshëm, të dhunshëm të rregullores. Nuk do t’i bindemi atyre rregullave”, tha Bardhi.

Kaosi në Kuvend, Berisha: Ky është fundi i parlamentit

Ndërkohë që pritej nisja e seancës në Parlament, deputetët opozitarë nisën përplasjet me punonjësit e gardës, pasi këta të fundit nuk po i lejonin të hynin në sallë, kjo për shkak se para parlamentit u shfaqën edhe deputetët të cilët janë përjashtuar me vendim të sekretariatit të etikës.

Pas bllokimit të dyerve të Kuvendit dhe përplasjes me gardën, ish-kryeministri Sali  Berisha tha se deputetët e mazhorancës janë futur nga dritarja brenda në sallën e parlamentit. Ai tha se kjo dritare, simbolizon “vrimën e miut” ndërsa i krahasoi deputetët e mazhorancës me Tarzanin”.

“Deputetet janë futur nga kjo deriçkë që qenka dritare fare, e cila përfaqëson vrimën e miut, ky është fundi i parlamentit, i narko-regjimit të Edi Ramës. Ja dera e Tarzanit”,- tha Berisha.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.