• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Gjykata konfirmon masën: Berisha duhet të paraqitet para policit në datat 6 dhe 20 Nëntor

26/10/2023
in Kronikë, Kryesore
Gjykata konfirmon masën: Berisha duhet të paraqitet para policit në datat 6 dhe 20 Nëntor

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për daljen jashtë Shqipërisë të ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Sipas vendimit të GJKKO, “urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji ora 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

“Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr.Penale “ndalimi i daljes jashtë shtetit. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe i dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për shtetasin nën hetim Sali Berisha”, thuhet në vendimin e GJKKO për masën e sigurisë ndaj ish-Kryeministrit.

Mësohet se Berisha duhet të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore në datat 6 dhe 20 Nëntor.

Ndërkohë, gjykata bën të ditur gjithashtu se dy avokatët e caktuar nga shteti për Sali Berishën, Rabije Cenalia dhe Jalldiz Kastrati janë tërhequr dhe nuk morën përsipër realizimin e mbrojtjes për ish-Kryeministrin. Në këto kushte, GJKKO caktoi një tjetër avokate kryesisht, Valentina Todoreskun, e cila u njoh me aktet e dosjes dhe kërkoi që të revokohet masa e sigurisë.

(Në foto: Valentina Todoresku, avokatja e caktuar nga shteti për Sali Berishën)

Por trupa gjykuese, në dhomën e këshillimit mori vendim që ndaj Sali Berishës të qëndrojë në fuqi e njëjta masë sigurie, ajo e detyrimit të paraqitjes dhe mosdalje nga vendi.

Ndërkohë, ish-Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot përmes një kërkese përjashtimin e gjyqtares së kësaj çështje, Irena Gjoka, por GJKKO e hodhi poshtë kërkesë me argumentimin si “të pabazuar në prova dhe në ligj”.

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, çështje për të cilën akuzohet edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi i cili është me masë sigurie arrest në burg, si dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi me masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë Shqipërisë.

Kufizimin e lirisë, Sali Berisha e konsideron antikushtetuese, pasi sipas tij SPAK duhet të kishte marrë më parë autorizim nga Parlamenti për t’i kufizuar lirinë një deputeti.

Më të lexuarat

  • Kur populli refuzon të luftojë, frontin e mbajnë robotët!

    Kur populli refuzon të luftojë, frontin e mbajnë robotët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Modeli “Rama”: Ermal Beqiri, 3 avionë, 2 jahte dhe kështjellë në Francë me miliardat e tenderëve; qeveria nuk blen dot 1 avion për zjarret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika e Edi Ramës për të lëvizur: Është ‘shah’ nga të gjitha anët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pesë kandidatë në garë! (Emrat)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ngushtica strategjike e Shqipërisë, drejt duarve të oligarkëve të huaj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erzen Breçani përlau para publike nga burgu, 50 milionë euro tendera përmes kompanisë në emrin e vëllait, pastrim parash dhe kontrata korruptive

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj i shiti vetes një kompani për 10 milionë euro, dyshime për tjetër skemë pastrimi parash, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • DREJTËSIA E RE? / Kryetari i GJKKO-së rikthen censurën ndaj mediave: Tani gazetarëve, u duhet leje edhe për të ndjekur seancat gjyqësore pa kamera e pa telefona

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandal me pastrimin e parave, SHBA gjobit UBS-në zvicerane; klientë të lidhur me Rusinë dhe Amerikën Latine

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!