• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rusia sulmon Kurtin në OKB: Ky palo kryeministër po nxit ambicien e “Shqipërisë së Madhe”

26/10/2023
in Kryesore
Rusia sulmon Kurtin në OKB: Ky palo kryeministër po nxit ambicien e “Shqipërisë së Madhe”

Rusia tentoi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që të paraqiste Serbinë si viktimë në luftën e fundit në Kosovë. Gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të ditëve më parë, ambasadori i Putinit në OKB, Vasily Nebenzya, mbrojti me më shumë zell se kryeministrja Ana Brnabiç, tezën e Beogradit se Prishtina është fajtore për situatën aktuale. Madje kërkoi nga Haga që të dënojë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë Hashim Thaçin, siç tha ai për krime të rënda të luftës.

“Kemi besim se Dhomat e Specializuara nuk do të përsërisin gabimet e Gjykatës Ndërkombëtare Kriminale për ish-Jugosllavinë dhe të gjithë ata përgjegjësit do të marrin ndëshkimin që meritojnë. Në këtë kontekst, refuzimi i Prishtinës për të paguar kompensimin për viktimat e krimeve të kryera nga luftëtarët e UÇK-së, në kundërshtim me rregullat e vendosura nga Haga, flet vetë”, tha Vasily Nebenzya, Ambasador i Rusisë në OKB.

Ambasadori rus në OKB foli me kritika dhe akuza edhe ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar se po përpiqet të ndërtojë Shqipërinë Etnike.

“Anohet nga perëndimi po nxit ambicien e “Shqipërisë së Madhe”, ky palo kryeministër Kurti, duke shkuar përtej limiteve të Provincës. Ai përpiqet të destabilizojë zonat e populluara nga myslimanët në Serbinë qendrore, inkurajon ndjenjat centrifugale në Maqedoninë e Veriut. Ka harta të “Shqipërisë së Madhe”, dhe ato cenojnë edhe integritetin territorial të Malit të Zi dhe Greqisë”, tha Vasily Nebenzya, Ambasador i Rusisë në OKB.

Ambasadori rus në OKB foli dhe për sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në Banjskë, duke thënë se po ekzagjerohet me atë çfarë ndodhi teksa akuzoi Policinë e Kosovës si palë përgjegjëse. Nebenzya vazhdoi retorikën në mbrojtje të Serbisë, duke kërkuar që në vend të Beogradit të dënohet Kosova për dërgimin e policisë në veri dhe për shndërrimin e FSK në ushtri, pasi sipas tij “nëse nuk i jepet fund këtij arbitrariteti, pasojat mund të jenë jashtëzakonisht të rënda, deri në rifillimin e konfliktit të armatosur”.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!