• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Macron kundër qëndrimit të përbashkët evropian, kritikon strategjinë e Izraelit për Gazën

06/12/2023
in Kryesore
Macron: Evropa duhet të ndërtojë një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë

Qëllimi i presidentit francez Emmanuel Macron është të arrijë një armëpushim të ri midis organizatës terroriste Hamas dhe ushtrisë izraelite, i cili më pas duhet të çojë në një armëpushim afatgjatë. Kështu u shpreh Macroni në fundjavë gjatë një vizite të shkurtër në konferencën botërore të klimës COP28 në Dubai. Presidenti francez tha se gjatë bisedimeve në Katar donte të angazhohej që përpjekjet për arritjen e armëpushimit të intensifikohen.

Ai nuk bëri përshtypje të madhe me sugjerimet e tij. Hamasi vazhdon të lëshojë raketa në drejtim të Izraelit. Ushtria izraelite ka zgjeruar ofensivën drejt pozicioneve të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës. Hamasi vazhdon ende të mbajë pengje. Sipas Kombeve të Bashkuara situata e popullsisë civile në Gaza është katastrofike.

Macron dyshon që Hamasi mund të shkatërrohet

Emmanuel Macroni vuri gjithashtu për herë të parë në dyshim publikisht qëllimet e luftës së Izraelit. “Çfarë do të thotë shkatërrimi total i Hamasit dhe a beson dikush se kjo është e mundur? Edhe sikur të ishte e mundur, lufta do të zgjaste dhjetë vjet,” tha presidenti i Francës në Dubai. Përgjigja indirekte nga Jeruzalemi erdhi menjëherë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se vazhdimi i ofensivës tokësore në Gaza ishte mënyra e vetme për të “mposhtur plotësisht” Hamasin. “Ne do të vazhdojmë të ndjekim të gjitha qëllimet tona të luftës”, theksoi Netanyahu në televizionin izraelit.

Presidenti Macron kërkoi në Dubai që udhëheqja izraelite “të jetë më e saktë në lidhje me qëllimet e saj dhe qëllimin përfundimtar për të cilin po përpiqet”. Plane për një pushtim të plotë të Rripit të Gazës dhe administrimin nga Izraeli nuk ka. Dhe është e paqartë se kush do ta marrë këtë detyrë pas përfundimit të luftës.

Udhëheqja terroriste e Hamasit bëri të qartë se lufta do të vazhdojë derisa të arrihet një armëpushim. Deri atëherë nuk mund të diskutohet për lirimin e pengjeve

Jashtë rrugës së BE-së

Me komentet e tij presidenti francez largohet nga qëndrimi i përbashkët zyrtar i Bashkimit Evropian, për të cilin u ra dakord në samitin e fundit në fund të tetorit. Krerët e shteteve dhe të qeverive bënë thirrje për “armëpushime” të shkurtra për të liruar pengjet dhe për të siguruar furnizime për popullsinë. Për armëpushim nuk u fol, sepse ata nuk donin të bënin shumë presion mbi Izraelin.

Përveç Francës, edhe Spanja dhe Belgjika tregojnë më shumë mirëkuptim për shqetësimet e palestinezëve sesa Gjermania, e cila mbështet qartë veprimet e Izraelit. Në samitin e ardhshëm të BE-së do të diskutohet sërish javën e ardhshme qëndrimi i përbashkët i BE-së në konfliktin e Lindjes së Mesme .

Distancë të barabartë ndaj të dyja palëve

Për momentin duket se Emmanuel Macroni synon të mbajë një distancë të barabartë si ndaj Izraelit dhe palestinezëve. Edhe presidenti francez Charles de Gaulle ishte përpjekur ta poziciononte Francën pas Luftës Gjashtë Ditore të vitit 1967 në mes. Asokohe Izraeli mundi Egjiptin, Jordaninë dhe Sirinë dhe fitoi kontrollin mbi Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor, Rripin e Gazës, Lartësitë e Golanit dhe Sinain.

Menjëherë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, presidenti francez u solidarizua pa asnjë pikë dyshimi me Izraelin. Në fund të fundit, edhe Franca ishte bërë disa herë viktimë e sulmeve islamike gjatë viteve të fundit. Megjithatë pasi filloi bombardimi masiv i ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që shkaktoi vdekjen e gjithnjë e më shumë civilëve palestinezë, qëndrimi i Macron ndryshoi. Në një intervistë jashtëzakonisht të ashpër me BBC më 10 nëntor, presidenti francez e akuzoi Izraelin për bombardimin e civilëve. Për këtë nuk ka asnjë justifikim dhe legjitimitet, tha ai. Qeveria e Izraelit reagoi me indinjatë.

Emmanuel Macroni dëshiron të parandalojë përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme në shoqërinë në Francë. Ai e bëri të ditur këtë në një fjalim televiziv. Në Francë jeton një komunitet shumë i madh hebre si dhe një komunitet shumë më i madh mysliman. Atentati me sfond islamist i së shtunës ndaj kalimtarëve në Paris ishte sulmi i dytë që nga fillimi i luftës midis Hamasit dhe Izraelit. Pra rreziku për të cilin flet Macroni është real.

Macroni nuk është i vetëm

Këtë fundjavë Macroni mori mbështetje nga SHBA me idenë e tij të fundit për një armëpushim dhe mbrojtjen e popullsisë civile. Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, e cila mori gjithashtu pjesë në konferencën për klimën në Dubai, tha se ishin vrarë shumë palestinezë të pafajshëm. “Po të flasim hapur përmasat e vuajtjeve, fotografitë dhe videot që vijnë nga Gaza, të dëshpërojnë thellë”, tha Harris.

Edhe ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, paralajmëroi gjatë një aktiviteti në Kaliforni, se Izraeli ka detyrim moral për të mbrojtur popullsinë e tij civile. Përvoja e tij në luftën kundër Shtetit Islamik në Irak i ka treguar se popullsia duhet të mbrohet edhe në luftërat që zhvillohen shtëpi më shtëpi. “Nëse i çon ata në krahët e armikut, mund të arrish një fitore taktike, por do të pësosh një disfatë strategjike”./DW

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!