AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

“Mos u demoralizoni nga dështimet, mos fluturoni nga sukseset”, kur Mirush Kabashi iu fliste studentëve të sapodi

by SHT Media
05/12/2023
in Kryesore
6
0
“Mos u demoralizoni nga dështimet, mos fluturoni nga sukseset”, kur Mirush Kabashi iu fliste studentëve të sapodi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Do të mbetet një boshllëk, një zjarr i fikur në zemrat e atyre që dëgjuan qoftë edhe një herë zërin e Mirush Kabashit, nëpërmjet recitimit të poezive nëpër aktivitete, që për hir të vërtetës ishin të shumta, apo nëpërmjet këshillave ose fjalëve të urta, të matura e plot filozofi, të një Sokrati bashkëkohor.

Mirush Kabashi u nda jeta pak pas mesnatës, në agim të këtij 5 dhjetori, ndërsa familja e tij dha me dhimbje lajmin e fundit për të, pas një betejë fatale e të gjatë me sëmundjen. “Heroi i Kombit”, do të kujtohet për dhjetëra role, komedi, dhjetëra karaktere të spikatura, të pangatërrueshme dhe të pëlqyera nga çdo brez. Por për Universitetin Europian të Tiranës, për pedagogët dhe studentët e sapodiplomuar në korrik të 2017 do të kujtohet për diçka më shumë, për fjalimin prekës e emocionues që ai mbajti, si dhe për recitimin e vargjeve të pavdekshme të Rudyard Kipling, “Në mundsh”.

Jo vetëm iu kërkoi studentëve të nderonin prindërit, të respektonin sakrificat dhe mundin e tyre, por i inkurajoi ata drejt një rruge të palodhur, e mbështetur mbi dinjitetin profesional dhe njerëzor.

“Mos shfrytëzoni mundësitë ekonomike apo klienteliste për të siguruar vende të pamerituara pune, mos bini në kurthin e partive politike për t’u ngatërruar brenda tyre dhe për hir të ndonjë kontributi të pamoralshëm dhe shpeshherë të paligjshëm të merrni poste të pamerituara dhe madje ndonjëherë të bëni karrierë, sepse shumë shpejt do ta gjeni veten që keni “fituar” ato, por do të keni humbur vetveten do të humbisni veten”, do t’i këshillonte aktori.

“Shumë shpejt do ta gjeni veten jashtë dhe do t’iu mbetet vetëm ndjesia e turpit”, iu tha ai studentëve.

Fjalimi i plotë i aktorit në ceremoninë e diplomimit të studentëve të UET

Kam bindjen se çdo vit shton krenarinë tuaj si UET sepse nxirrni në jetë edhe një brez tjetër studentësh të cilët do të kontribuojnë për familjet e tyre, por njëkohësisht edhe për krenarinë tuaj. Është privilegj për mua që sot t’ju përshëndes. Pak më parë një nga organizatorët thoshte “ju lutem ju prindër ngrihuni që të ulen studentët”. Nuk jam dakord.

Ngrihuni ju studentë që të ulen prindërit, sepse keni patur ata prindër që kanë sakrifikuar për ju.

Para pak kohësh unë kam qenë në atë vend si prind kur njëra nga vajzat e mia mbaroi ciklin e plotë në këtë universitet. Prindërit duhen falënderuar, jo vetëm për faktin se kanë sakrifikuar që ju të mbaronit shkollën, por edhe për zgjedhjen e tyre, që kanë zgjedhur Universitetin Europian të Tiranës.

Dhe unë po ju them që sikur Zoti të më japë edhe 20 vite të tjera jetë, unë edhe mbesën time që është vetëm 3-muajshe do ta sugjeroja që të inkuadrohej pas 20 vitesh në UET nga eksperienca me vajzën time dhe jo vetëm nga ky staf i mrekullueshëm.

Mund të them me zë të plotë që ky universitet ua kalon të gjithë të tjerëve për sa i takon organizimit të aktiviteteve kulturore, artistike, pedagogjike, konkurseve të ndryshme dhe se Aula Magna ka në statistikat e saj për të shënuar emrat e shumë personaliteteve kombëtare, mbarëkombëtarë, të cilët na kanë dhënë mundësinë që të informohemi me shumë gjëra të ditura e të vlefshme.

Tani më duhet të jap një mesazh.

Po ju them një urim bazuar mbi eksperiencën time 50-vjeçare në fushën e artit.

Paçi një jetë dhe një karrierë sa më të gjatë e sa më të vështirë që do të thotë; mos kërkoni rrugët e shkurtra dhe të lehta. Mos shfrytëzoni mundësitë ekonomike apo klienteliste për të siguruar vende të pamerituara pune, mos bini në kurthin e partive politike për t’u ngatërruar brenda tyre dhe për hir të ndonjë kontributi të pamoralshëm dhe shpeshherë të paligjshëm të merrni poste të pamerituara dhe madje ndonjëherë të bëni karrierë, sepse shumë shpejt do ta gjeni veten që keni “fituar” ato, por do të keni humbur vetveten. Shumë shpejt do ta gjeni veten jashtë dhe do t’iu mbetet vetëm ndjesia e turpit.

Ndërtojeni jetën tuaj mbi bazën e një rruge të gjatë që do të formojë dinjitetin tuaj profesional dhe dinjitetin tuaj njerëzor, vetëm pasi t’i keni arritur këto të dyja atëherë pse jo të inkuadroheni dhe në politikë, kemi nevojë për njerëz, por të formuar.

Ju keni një rrugë të gjatë. Sapo keni mbaruar shëtitjen dhe tani keni filluar garën tuaj e cila do të jetë e gjatë.

Ju dilni nga pishinat dhe futeni në det, por në det do ta gjeni vet rrugën.

Është me të vërtetë një rrugë e gjatë, e mundimshme, një rrugë me sadisfaksione të jashtëzakonshme ajo që ju do të arrini mbi bazën e kontributit tuaj, vullnetit dhe përkushtimit tuaj. Shfrytëzoni këto mundësi që keni mbi një fjalë të cilën kuptimin e saj e kam marrë vesh përpara disa ditëve kur dëgjova se si aktori ynë me famë botërore me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, po përshëndeste nxënësit shqiptarë në Gjermani me një urim: “Uroj që emblema juaj të jetë puna”.

Punoni dhe do të arrini, mos u demoralizoni nga dështimet, dhe mos fluturoni nga sukseset, punoni se do t’ia arrini, puna gjithmonë të nxjerr në breg.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026

“Drejtuesit rrëshqasin nga binarët”, Rama: Vlora Hyseni në borxh me shqiptarët

27/09/2026

“Arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, Rama: Masë ekstreme! Akuzat të provohen në mënyrë të paanshme

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime
  • Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.