• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nga Begaj, Rama, dhe Basha: Lamtumirë “Sokrati shqiptar”, mesazhe për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit

05/12/2023
in Kryesore
Nga Begaj, Rama, dhe Basha: Lamtumirë “Sokrati shqiptar”, mesazhe për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit

Pas një sëmundje të rëndë u nda sot nga jeta në moshën 75-vjeç një nga figurat më të spikatura të filmit dhe teatrit, Mirush Kabashi. Drejtuesit më të lartë të shtetit, që nga Presidenti, Begaj, Kryeministri Rama, Kryparlamentarja Nikollam, Kryedemojrati Basha etj, shprehën ngushëllime për humbjen e aktorit të madh Kabashi, duke përcjellë edhe mesazhe vlerësimi.

Presidenti Begaj: Lamtumirë Artistit që ngriti në peshë sallat kudo performoi!

Presidenti Bajram Begaj iu është bashkuar reagimeve ngushëlluese për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur, Mirush Kabashi. “Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi! Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi!”, shkruan Begaj.

Kryeministri Rama: Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi

Kryeministri Edi Rama reagoi që në orët e para të mëngjesit, kur, sapo u mësua lajmi i trishtë i ndarjes nga jeta të një prej figurave më të spikatura të artit dhe kulturës sonë, në gjysmëshekullin e fundit. “Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi! Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi. Lamtumirë Mirush”, shkruan Begaj.

Kryeparlamentarja Nikolla: Mirushi u dha jetë veprave të mëdha artistike

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shprehu trishtimin për ndarjen nga jeta të aktorit. “Artisti i Merituar Mirush Kabashi nuk është më. Por shqiptarët do ta kujtojnë për veprën dhe trashëgiminë e tij. Mirushi ishte një artist i madh. Me krijimtarinë e tij u dha jetë veprave të mëdha artistike, nga vendi dhe arti botëror”, u shpreh Nikolla në rrjetet sociale. “Me talentin e tij, me mbi njëqind personazhet që krijoi në skenë dhe në ekran, Mirush Kabashi na bëri të mendojmë, të reflektojmë, shpesh edhe të qeshim, për problemet e mëdha të shoqërisë. U prehsh në paqe, Mjeshtri ynë i madh dhe i paharruar!”, tha Nikolla.

Ministrja e Kulturës, Margariti: Ngriti peshë zemrat e miliona shqiptarëve

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në një reagim në rrjetet sociale kujtoi takimin e fundit me aktorin Mirush Kabashi, të cilin e quan “Sokrati shqiptar”. “Duket si një çast nga takimi i fundit, nga ai shtrëngim duarsh dhe ajo buzëqeshje rrezëllitëse plot urtësi dhe mirësi… aq sa duket e pabesueshme kjo ikje…”, u shpreh Margariti, duke e vlerësuar aktorin si “artistin që me zërin dhe fjalën e tij, ka ngritur peshë zemrat e miliona shqiptarëve”. “U prehsh në paqe Mirush Kabashi, artistë si ty janë të përjetshëm në zemrat e publikut, që e deshe dhe të deshi pa fund!”, mbyll homazhin e saj, ministrja e Kulturës.

Kryedemokrati Basha: Dhuroi emocione përmes qindra roleve në teatër dhe në kinematografi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh në rrjetet sociale i hidhëruar nga lajmi i përcjellë nga familja Kabashi për largimin nga jeta i një prej yjeve më të shndritshëm të artit tonë, Mirushit.

“Një ikonë që me pasion, talent dhe dashuri për artin dhuroi emocione përmes qindra roleve në teatër dhe në kinematografinë shqiptare. Virtuozizmi i tij do të mbetet i paharruar, si një trashëgimi artistike e lënë ndër breza”, u shpreh Basha. “Ngushëllimet e mia më të ndjera. Lutjet e mendimet e mia janë me familjen Kabashi, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e shumtë të mjeshtrit të madh. U prehtë në paqe!”, përfundoi ai.

Kryebashkiaku Veliaj: Aktor i madh i skenës, interpretues i rrallë i poezisë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit Mirush Kabashi. Në një postim në rrjete sociale Veliaj shkruan: “I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh të skenës, interpretuesit të rrallë të poezisë, të artistit Mirush Kabashi”. “Lamtumirë, i madhi Mirush!”, u shpreh Veliaj.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!