• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Silvinjo përmbahet, Duka “tremb” Italinë dhe Spanjën pas shortit, por nuk “bind” as Fevziun: Do tentojmë të shkojm�

04/12/2023
in Kryesore
Silvinjo përmbahet, Duka “tremb” Italinë dhe Spanjën pas shortit, por nuk “bind” as Fevziun: Do tentojmë të shkojm�

Në grup me Italinë kampione në fuqi e Europës, Spanjën kampione Bote në vitin 2010, dhe Kroacinë që shkoi në gjysmëfinalet e Kupës së Botës Katar 2022. Në geupin më të vështirë të Europianit, është e vështirë të thuash se kuqezinjtë do të mund të fitojnë, por në fund të fundit, gjithçka do të vendoset në fushën e lojës.

Menjëherë pas hedhjes së shortit, gazetari Blendi Fevziu mori emocionet dhe opinionin e trajnerit të kombëtares, Sylvinho.

Blendi Fevziu: I prisje këto skuadra?

Trajneri Sylvinho: Nëse nuk janë këta, janë Portugalia, Franca apo Gjermania. Janë të gjithë të fortë.

Blendi Fevziu: Po kishte dhe skuadra të tjera, ndoshta këto që vijnë nga Play Off; Spanja kampione e botës, Italia kampione e botës, Kroacia nënkampione e botës. Jemi në një grup ku të gjithë do të shikojnë drejt Shqipërisë për të shkuar më tej.

Trajneri Sylvinho: Duhet të punojmë fort. Unë jam absolutisht i bindur që lojtarët janë të kënaqur. Duhet të luajmë ndaj kampionëve, ndaj fanelave të rënda që të motivon. Mendoj se duhet të punojmë shumë pasi janë skuadra të forta dhe të shikojmë.

Blendi Fevziu: 7 futbollistë që luajnë në Serie A, çfarë do të ndjejnë kur të përballen me Italinë?

Trajneri Sylvinho: Unë mendoj se do të jetë një klimë shumë e bukur, pasi kemi 7 lojtarë të cilët luajnë atje. Pastaj ka një marrëdhënie të mirë mes Shqipërisë dhe Italisë, mendoj se do të jetë bukur.

Blendi Fevziu: E njeh mirë Spanjën dhe Italinë, po Kroacinë?

Trajneri Sylvinho: Si jo. Është një ekip i fortë, nuk është se do të shkojmë të luajmë thjesht 3 ndeshje, duhet ta provojmë me Italinë, Spanjën apo Kroacinë që është shumë bukur.

Blendi Fevziu: Jemi përballur vetëm në një edicion në ndeshje zyrtare me Italinë. Kemi parë gjithmonë kampionatin italian. Kjo do të thotë që do të jetë një emocion i madh për shqiptarët?

Trajneri Sylvinho: Unë mendoj që po. Do të jetë një ndeshje e bukur.

Ndërsa Presidenti i Federatës, Armand Duka, është më konkret në deklaratën e tij pas hedhjes së shortit.

Armand Duka: Spanja pa dyshim është nga ekipet më të mira të botës; Italia kampionia e Europës në fuqi; Kroacia finalist i Kupës së Botës, por është vështirë që në këto të paktën 20 skuadra të kualifikuara, të gjesh skuadra të dobëta. Të gjitha janë të forta, më mirë që luajmë me skuadra edhe të forta, por edhe me histori.

Blendi Fevziu: Po duket sikur shanset janë më të reduktuara se në fillim kishte një ide që me një ekip më të dobët mund të kishim shanse më të mëdha?

Armand Duka: Po kur luan në një kompeticion kaq të rëndësishëm, kur shkon kaq larg, gjen vështirësi akoma më shumë. Kështu që ne e kemi kërkuar këtë, e kemi merituar që të vijmë këtu dhe do tentojmë të shkojmë më tej. Çunat duhet të bëjnë të njëjtën gjë që kanë bërë në kualifikuese, para fillimit të turneut kualifikues askush nuk e mendonte që ne do fitonim kundër Çekisë 3 me 0 dhe askush nuk e mendonte që ne do barazonim me Ishujt Faroe. Kështu që nëse do bëjmë një vlerësim të balancuar sportiv, kam besim që mund të shkojmë mirë.

Shqipëria do t’i nisë ndeshjet në grupin B të Europianit më 15 Qershor me sfidën e parë kundër Italisë që do të luhet në Dortmund.

Katër ditë më pas kundër Kroacisë në Hamburg, ndërsa më 24 Qershor kundër Spanjës në Dusseldorf.

 

Më të lexuarat

  • Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet protesta e PD-së! Nga hedhja e molotovëve, te shpërndarja me ujë dhe spraj, 90 minuta tension e përplasje me policinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka qenë e sulmuar gjatë këtyre ditëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 1 orë vetëm thirrje kundër Ramës me megafon/ Nis marshimi, Berisha udhëheq militantët drejt ministrisë së Brendshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ja ku është dera, mund të dalësh”/ Ermal Mamaqi rrëfen prapaskenat pas deklaratës së Olës, zbulon bisedën me Arbanën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Panda dhe simbolika e një sistemi që nuk ndryshon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Takimi Meloni-Rubio në Romë, zbardhen diskutimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!