• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Qëlluan bashkatdhetarin e tyre me plumba pas kokës, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Gjermani. Viktima ishte narkoman

30/11/2023
in Kryesore
Qëlluan bashkatdhetarin e tyre me plumba pas kokës, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Gjermani. Viktima ishte narkoman

Policia gjermane ka vënë në pranga dy të rinj shqiptarë, 20 dhe 26 vjeç, në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Krefeld mbrëmjen e së hënës, ku një tjetër shqiptar u gjet i vdekur, i qëlluar me plumba pas kokës.

Rënia në rrjet ka qenë e rastësishme, por më pas është zbuluar se të rinjtë kishin lidhje me vrasjen. Policia ka kryer një kontroll prioritar kundër krimit të lidhur me drogën në Theaterplatz pasditen e së martës.

Në pikën e nxehtë, vetëm 1.5 kilometra nga vendi i krimit në Garnstrasse, është vënë re një 20-vjeçar pasi ishte në kërkim për një rast tjetër. Duke qenë se shoqëruesi i tij 26-vjeçar ishte bashkëpunëtor i mundshëm në këtë hetim, të dy personat u arrestuan.

Pas kontrollit, u gjetën prova të besueshme ndaj të dy shqiptarëve, se ata qëlluan bashkëkombësin e tyre.

Ndërkohë, sipas prokurorit të lartë publik Axel Stahl, autopsia e trupit konfirmoi “se viktima ka vdekur nga një plumb në kokë.” Arma e vrasjes ende nuk është gjetur dhe kërkimi për të ka qenë pa rezultat, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

Të shtënat fatale ndodhën mbrëmjen e së hënës, rreth orës 19:50. Dy burra thuhet se e kanë qëlluar katër herë shqiptarin, dy plumba e kanë goditur në pjesën e pasme të kokës.

Shqiptari ishte i njohur për policinë për krime të ndryshme (trafik droge, vjedhje). Viktima, e cila jetonte në Gjermani që nga viti 2018, ishte narkoman. Ai nuk kishte një apartament, por jetonte kryesisht në Krefeld. Prokurori i lartë publik Axel Stahl sqaroi: “Sipas statusit aktual të hetimit, përjashtohet që njeriu të jetë viktimë e rastësishme.” Megjithatë, motivi i krimit të përgjakshëm është i paqartë.”Ne po hetojmë në të gjitha drejtimet.”

Siç mësoi BILD, dy autorët mesa duket kanë ardhur në Garnstrasse me një Peugeot blu me targë Wesel (WES). Aty parkuan makinën dhe pritën viktimën e tyre. Kur erdhi shqiptari, ata dolën dhe ecën rreth 30 metra drejt tij. Më pas janë qëlluar të shtënat fatale. Më pas autorët janë larguar në këmbë./Liberale.al

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!