• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Oficeri i policisë që u dënua për vrasjen e George Floyd, goditet me thikë në burg

25/11/2023
in Kryesore
Oficeri i policisë që u dënua për vrasjen e George Floyd, goditet me thikë në burg

Ish-oficeri i policisë amerikane Derek Chauvin, i cili është dënuar për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd, u sulmua me thikë nga një koleg i burgosur dhe po merr mjekimin në burgun federal në Arizona, në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara, sipas New York Times.

Derek Chauvin “u godit me thikë të premten në një burg federal në Tucson, Arizona, sipas dy personave me njohuri për rastin,” raportoi gazeta.

Shërbimet Federale Korrektuese të SHBA-së konfirmuan për AFP se kishte pasur “një sulm”, por nuk specifikuan emrin e viktimës.

Stafi i burgut “mori masa për të shpëtuar jetën e një të burgosuri” dhe u kërkua ndihma e shërbimeve mjekësore, shtuan ata. I burgosuri u dërgua “në një spital lokal për të marrë kujdes dhe për t’iu nënshtruar analizave,” përfunduan ata.

Më 25 maj 2020, Chauvin, në atë kohë një anëtar i Departamentit të Policisë së Minneapolis, arrestoi Floyd-in, ia mbështeti fytyrën në tokë dhe ia mbajti gjurin e tij në qafë për gati 10 minuta, pavarësisht ankesave të burrit afrikano-amerikan se nuk merrte dot frymë.

Dy oficerë të tjerë ndihmuan Chauvin-in të mbante Floyd poshtë. Skena u filmua dhe u postua në rrjetet sociale, duke shkaktuar një protestë si në SHBA dhe më gjerë kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë.

Chauvin u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia në vitin 2021 dhe u dënua me 22 vjet e gjashtë muaj burg. Gjykata e Lartë e SHBA-së hodhi poshtë javën e kaluar apelimin kundër dënimit të tij.

Ai u deklarua fajtor për “shkeljen e të drejtave civile” të Floyd në gjykatën federale në vitin 2022 dhe u dënua me 21 vjet burg./Liberale.al

 

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Alarm nga Brukseli, lufta në Iran po fut Europën në një krizë energjetike që mund të zgjasë me vite

    Alarm nga Brukseli, lufta në Iran po fut Europën në një krizë energjetike që mund të zgjasë me vite

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep detaje mbi ngjarjen! Çfarë ndodhi pak para vrasjes, ja kush qëlloi i pari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Ristani: Banorët do të subvencionohen me 40 mijë lekë në muaj nga Bashkia e Tiranës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama sqaron ‘ngërçin’ me pronat: Problem shqiptar, nuk lidhet me pakicën greke!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vrau gruan me çekiç dhe mbajti trupin e pajetë një javë në banesë, shqiptari: S’isha në gjendje të qetë mendore, i kërkoj falje fëmijëve që i ndava nga nëna

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!