AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

SHIFRA E DITËS: Fatura 400 milionë euro. A do të përfitojnë rritje page abuzuesit e fondeve publike dhe kush do ta paguajë

by SHT Media
25/11/2023
in Kryesore
6
0
SHIFRA E DITËS: Fatura 400 milionë euro. A do të përfitojnë rritje page abuzuesit e fondeve publike dhe kush do ta paguajë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aranit Muraçi

Ndërsa sipas projekt-buxhetit të vitit 2024 pagat e administratës publike po shkojnë në një trajektore të fortë në rritje, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pensionet. Shpenzimet që planifikohen për këtë zë kushtojnë 73 mln euro, nga të cilat 39 do të ndahen për mbrojtjen nga rritja e çmimeve dhe 34 mln si bonus i fundvitit. Ndërkohë që numri i pensionistëve (mbi 600 mijë) është rreth 6 herë më i lartë se numri i përfituesve nga fatura prej 400 milionë euro që do të pritet vitin tjetër për rritjen e pagave.

Cila është politika sociale që po ndiqet, në një kohë kur rritja e pagave (në fakt duhet përdorur termi indeksim dhe duhet analizuar nëse një i tillë është i drejtë ) u nxit nga kriza e çmimeve dhe kriza e çmimeve goditi më tepër ata që ishin më në pamundësi dhe më në nevojë.

Cila është ajo qeveri që nuk ka dëshirë të rrisë pagat për qytetarët e saj? Por pyetja që shtrohet është; sa e drejtë është rritja e pagave për një pjesë të sektorit publik, pa marrë në konsideratë asnjë analizë performance dhe produktiviteti? Kush do ta paguajë faturën? Taksa që do të aplikohet për profesionet e lira dhe që hyn në fuqi më 1 janar, apo rritja e çmimeve?!

Kontrolli i Lartë i Shtetit në analizën vjetore të vitit 2022, evidentoi një dëm ekonomik prej 138 miliardë lekësh( mbi 1.2 miliard euro) për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike apo shkeljeve ligjore të kryera nga administrata shtetërore dhe vendore gjatë vitit 2022, ku dëmi më i lartë prej 107 miliardë lekësh lidhej me sektorin e Tatime-Doganave.

Kështu, sa e drejtë është rritja e pagave për abuzuesit e mbi 1 miliard euro të fondeve publike në vit dhe nga ana tjetër aplikimi i taskës për profesionet e lira (13-23 për qind)?

Vitin e ardhshëm sipas projektbuxbetit qeveria ka planifikuar rritjen e pagave për administratën publike, duke nisur nga 1 korriku 2024, me një faturë prej 11 miliardë lekë më shumë (ose rreth 100 milionë euro). Po ashtu, parashikohet indeksimi i pensioneve dhe bonusi i fundvitit për pensionistët që janë përkatësisht 4.1 miliardë lekë dhe 3.6 miliardë lekë. Për kompensimin e pronarëve janë llogaritur 5 miliardë lekë dhe për ish të përndjekurit 1.2 miliardë lekë.

Sipas një përmbledhjeje, Qeveria parashikon që Buxheti 2024 do të jetë 735,9 miliardë lekë (rreth 7 mld euro).

Buxheti 2024 parashikon mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Gjithashtu, parashikohet rritje e mëtejshme në kuadër të rritjes së pagave për mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë; mësuesve në arsimin parauniversitar; forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qendrore dhe vendore.

Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore sa i përket e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë (380 milionë euro). Ndërkohë 1/3 e shpenzimeve të përgjithshme publike të parashikuara në buxhetin 2024 do të shkojnë për mbrojtjen sociale dhe kategoritë në nevojë, nga më të moshuarit, te foshnjat e porsalindura. Kjo është përmbledhja e planit të shpërndarjes së të ardhurave nga qeveria, por jo e burimit se nga dhe se si do të sigurohen paratë.

Deputetët e opozitës, kryesisht ata të Rithemelimit po i vënë zjarrin Kuvendit, por e vërteta është se pas seancave të ashpra parlamentare po i gëzohen bashkë me maxhorancën rritjes dhe padrejtësive të indeksimit të pagave.

/Liberale.al/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026

“Të jesh k*uçkë mund të jesh dhe super shëmtirë”: Lorna Hysa shpërthen ndaj Vlora Hysenit

26/09/2026

Gjyqtarët i përgjigjen Ramës për pagat, Sadushi: Dialogu nuk zëvendëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26/09/2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

26/09/2026

Të shtëna me armë ndaj një lokali në Athinë, plagoset një 10-vjeçare shqiptare

26/09/2026

Rama për protestat në Tiranë: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, fabrikimi u bë realitet

26/09/2026

Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror. Institucionet u vunë në shërbim të krimit

26/09/2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori amerikan Eric Wendt paraqet letrat kredenciale

26/09/2026

“Sorra. Persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari”, Balla reagon ndaj disa protestuesve shqiptarë në New York

26/09/2026

Qëndrimi për IA në OKB, Rama: Jo kufizimit, marrëveshje ndërkombëtare

26/09/2026

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, plagosen dy të tjerë

26/09/2026

Beqiri: SPAK i dha mesazhin ish-drejtoreshës së SHISH: Mos hajde më në Shqipëri!

26/09/2026

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën
  • Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.