AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

SHIFRA E DITËS: Nuk do të ketë më ndihmë sociale dhe pensione nën 16.000 lekë. Shqipëria drejt vendimit historik

by SHT Media
23/11/2023
in Kryesore
6
0
SHIFRA E DITËS: Nuk do të ketë më ndihmë sociale dhe pensione nën 16.000 lekë. Shqipëria drejt vendimit historik
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për ata të cilët përfitojnë ndihmë ekonomike ose marrin pension poshtë 16 mijë lekëve të reja, viti që vjen pritet të vijë me një lajm të mirë.

Niveli i ndihmës ekonomike dhe pensioni më i ulët nuk duhet zbresë nën 16.000 lekë në muaj (rreth 150 euro), zbulohet mes të tjerash përmes një dokumenti të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Duket se Shqipëria është gati të ndërmarrë hapin e vonuar por shumë të rëndësishëm atë të njohjes me ligj të: Minimumit Jetik. Nisma sipas draft Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2024-2030 synon të afrojë vendin tonë me standardet e BE-së. Nuk është ende e qartë nëse rritja do të jetë graduale përgjatë 6 viteve apo e menjëhershme, megjithëse njohja me ligj e “Minimumit Jetik” do të thotë se rritja duhet të jetë e menjëhershme.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave në gjysmën e parë të vitit 2023 rreth 64 mijë familje u trajtuan me ndihmë ekonomike nëpërmjet një fondi prej 1.5 miliardë lekësh. Pagesa mesatare mujore për familjet që përfituan ndihmë sociale ishte 5.866 lekë në muaj ose rreth 60 euro. Shifër kjo dy deri në tre herë më e ulët me atë të vlerës së Minimumit Jetik që ka vlerësuar BE për Shqipërinë, ose  krahasuar me kufirin e varfërisë relative që përdor Banka Botërore për matjen e fenomenit në vendin tonë.

Minimumi jetik tregon vlerën që i nevojitet një qytetari ose familjeje (në rastin kur të dhënat merren për familje) për të përballuar jetesën. Vende të ndryshme kanë të ndryshme vlerën e minimumit jetik.

Vlera e minimumit jetik dukshëm është rritur vit pas viti 2012 deri 2021, çka tregon se janë rritur kostot e jetesës minimale. Konkretisht mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2012 shënon vlerë të minimumit jetik 679 euro/muaj ndërsa në vitin 2021 shënon 869 euro/muaj, rritje me 28%  të kostove të jetesës. Ndërsa në Shqipëri pati një indeksim të pensioneve në muajin shtator prej 8.6 për qind, por jo për ndihmë sociale dhe të tjerë njerëz në nevojë ose ata të cilët jetojnë me të ardhura nën nivelin ekstrem të varfërisë.

Bashkimi Europian për të matur minimumin jetik përdor treguesin “pragu i rrezikut të varfërisë”, që llogaritet në vlerën e 60 % të medianit të të ardhurave të ekuivalizuara të disponueshme të familjes.

Në Shqipëri shteti nuk i ka dhënë ende fuqi ligjore Minimumit Jetik. Nëse Minimumi Jetik do të pranohej me akt ligjor, vetë Shteti përmes skemave publike të mbrojtjes sociale do duhej të garantonte Pensionistët dhe përfituesit e Ndihmës Sociale dhe Ekonomike me të ardhura mujore jo më pak se Minimumi Jetik. Në fakt në Shqipëri janë rreth 85% e pensionistëve kryesisht në fshat që e kanë pensionin më të ulët se niveli Minimum Jetik i përllogaritur nga Eurostat për Shqipërinë. Po njësoj përfitues të ndihmës ekonomike (ku familja nuk përfiton në asnjë rast më shumë se 8000 lekë) janë të diskriminuar kundrejt nivelit të Minimumit të përllogaritur nga Eurostat për Shqipërinë.

Përsa i takon vendeve të BE-së, vendi me nivelin më të lartë të minimumit jetik për vitin 2021 është Luksemburgu, me një vlerë 2 124 euro/muaj për individ. Vendi i dytë me kufirin më të lartë të minimumit jetik të matur në formën më lart është Danimarka me vlerën 1,604 euro/muaj dhe pas tyre vijnë vendet e tjera si Holanda, Irlanda, Austria e me radhë. Vendet me vlerën më të ulët të minimumit jetik në BE e kanë Rumania (242 euro/muaj), Bullgaria (258 euro/muaj), Hungaria (331 euro/muaj).

Përsa i takon vendeve të Ballkanit Perëndimor, Eurostat nga të dhënat e vitit 2020, përcakton se vlerën e minimumit jetik më të lartë e ka Mali i Zi, me 196 euro/muaj për individ. Vendi i dytë me kufirin më të lartë është Serbia me 187 euro/muaj për individ, më pas vjen Maqedonia e Veriut me 149 euro/muaj për individ. Pastaj vjen Shqipëria me vlerën 126 euro minimum mbijetese për individ. Kosova nuk ka të llogaritur këtë indeks për vitin 2020, por për vitin 2018 e ka pasur në nivelin 103 euro/muaj për individ. Eurostat nuk llogarit këtë tregues për Bosnje-Hercegovinën. Ky tregues për 2020, përcakton se një shtetasi shqiptar rezident në Shqipëri përgjatë një muaji i nevojiten të paktën 126 euro/muaj për të bërë një jetë bazike.

Nga kriza e fundit e çmimeve, duket se është llogaritur edhe rivlerësuar Minimumi Jetik, sipas të cilës vlerësohet të ketë arritur në 150-160 euro.

Mund të jetë e vonuar, sërish e pamjaftueshme, por përcaktimi i Minimumit Jetik dhe njohja me ligj e tij është një nga hapat më të rëndësishëm social që është ndërmarrë nga qeveria, pasi pas tri dekadave tranzicion do t’ju siguronte qytetarëve në nevojë të paktën të ardhurat e mbijetesës.

A.Muraçi/ Liberale.al/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026

“Të jesh k*uçkë mund të jesh dhe super shëmtirë”: Lorna Hysa shpërthen ndaj Vlora Hysenit

26/09/2026

Gjyqtarët i përgjigjen Ramës për pagat, Sadushi: Dialogu nuk zëvendëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26/09/2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

26/09/2026

Të shtëna me armë ndaj një lokali në Athinë, plagoset një 10-vjeçare shqiptare

26/09/2026

Rama për protestat në Tiranë: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, fabrikimi u bë realitet

26/09/2026

Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror. Institucionet u vunë në shërbim të krimit

26/09/2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori amerikan Eric Wendt paraqet letrat kredenciale

26/09/2026

“Sorra. Persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari”, Balla reagon ndaj disa protestuesve shqiptarë në New York

26/09/2026

Qëndrimi për IA në OKB, Rama: Jo kufizimit, marrëveshje ndërkombëtare

26/09/2026

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, plagosen dy të tjerë

26/09/2026

Beqiri: SPAK i dha mesazhin ish-drejtoreshës së SHISH: Mos hajde më në Shqipëri!

26/09/2026

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën
  • Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.