AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Apeli me 24 gjyqtarë në detyrë nga 78 që duhet të kishte! Drejtësia e vonuar sjell pasoja sociale dhe ekonomike për qytet

by SHT Media
22/11/2023
in Politikë
6
0
Apeli me 24 gjyqtarë në detyrë nga 78 që duhet të kishte! Drejtësia e vonuar sjell pasoja sociale dhe ekonomike për qytet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri vonesat në dhënien e drejtësisë sipas juristëve po sjellin pasoja në jetën ekonomike dhe sociale të vendit. Në sistemin e drejtësisë largimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve si pasojë e procesit të Vettingut, kanë sjellë boshllëqe dhe qytetarët nuk po marrin drejtësi brenda një afati të arsyeshëm. Gjykata e Apelit në Tiranë e vetmja e këtij lloji në vend, ka numrin më të ulët të gjyqtarëve në detyrë krahasuar me gjykatat e tjera, ndërsa stoku i dosjeve ka ardhur duke u rritur. Këshilli i Lartë Gjyqësor i tha Zërit të Amerikës se po harton një strategji për uljen e çështjeve të prapambetura në të gjitha gjykatat.

Në Shqipëri sistemi i drejtësisë vijon të mbetet i mbërthyer nga ngërçi i vendeve bosh si pasojë e largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga procesi i Vetting-ut. Sot në këtë sistem mungojnë 39% e gjyqtarëve dhe 31 % e prokurorëve dhe situata paraqitet e përkeqësuar krahasuar me dy vite e gjysmë më parë.

Veç mungesave, organet e drejtësisë po përballen me një strukturë të re pas miratimit të hartës së re gjyqësore që përgjysmoi numrin e gjykatave në vend. Sot pas disa muajsh KLGJ ka arritur në konkluzionin, se në pjesën më të madhe të gjykatave, harta e re solli shpërndarje të barabartë të drejtësisë dhe balancim të numrit të gjyqtarëve me dosjet në shqyrtim, si dhe rritje të numrit të çështjeve të përfunduara në disa gjykata. E megjithatë qytetarët vijojnë të përballen me vonesa në marrjen e drejtësisë.

Arben Resuli, drejton një aktivitet tregtar modest në fushën e riciklimit. Prej më shumë se një viti ai pret vendimin nga gjykata administrative e shkallës së parë në Tiranë pas padisë së tij, ndaj strukturave shtetërore që i pezulluan liçensën pas një kontrolli.

“Ekspertiza ishte në favorin tim, por unë kam kërkuar dhe dëmin ekonomik. Ndërkohë ka kaluar viti unë jam me liçensë të hequr. Unë nuk mund të bëj eksport. Nëse nuk bëj eksport jam i falimentuar. Kam 10 punëtorë që duhet t’i mbaj se kam kontratë me ta, të paktën deri në fund të këtij viti, por dhe me humbje s’mund të punosh dhe me një të ardhme që nuk mund ta parashikosh. Unë nuk e di kur mbaron gjyqi, duhej ta kisha marrë vendimin për 30 ditë. Nuk besoj se shtetit i intereson ta mbyll aktivitetin”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Arben Resuli, administrator i shoqërisë “Rea” shpk.

Në dy prej gjykatave më të mëdha në vend, në atë të shkallës së parë në Tiranë dhe atë të Apelit, numri i çështjeve të shqyrtuara dhe të mbyllura, në 9 mujorin e parë të këtij viti krahasuar me atë të një viti më parë ka qenë më i vogël. Në të dyja këto gjykata numri i çështjeve të përfunduara ra me 17 dhe 25%. Nga ana tjetër stoku i dosjeve në Gjykatën e Apelit në Tiranë, vazhdon të rritet dhe ka mbërritur në mbi 37 mijë nga rreth 33 mijë që ishte në shkurt të këtij viti kur nisi zbatimi i hartës së re gjyqësore.

“ Këtu ka ndodhur një bllokim ekonomik, ne dalim themi duam investime të huaja, lekët janë këtu, por janë çështje të bllokuara. Sot gjen në gjykatat tona gjen çështje mes shoqërive tregtare, mes një shoqërie tregtare dhe shtetit, ka njerëz të punësuar aty. Nëse çështja shkon 10 vjet shoqëria thotë po e mbyll, po iki nga Shqipëria”- u shpreh për Zërin e Amerikës Blerta Kraja avokate.

“Në rastin më të mirë shkon 10 vjet, në rastin më të keq nuk di të them sa shkon” -thotë Alban Çaushi avokat.

Ai vëren me keqardhje se ka një ndikim negativ në jetën sociale dhe ekonomike të vendit, për shkak të drejtësisë së vonuar. Mjaft prona janë bllokuar thotë ai për këtë arsye.

 

“Janë mosmarrëvshje të karakterit për njohjen e pronës, marrjen e pronës dhe pasurisë së qytetarëve. Sigurisht pengohet futja e tyre në qarkullimin civil, sepse janë sende të cilat në momentin që ka një mosmarrëveshje ato janë të bllokuara. Duke qenë se tek ne nuk ka një kulturë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në arbitrazh tregtar biznesi i zgjidh marrëveshjet në gjykatë. Shikojmë që ka bllokime kapitali, shtim të detyrimeve përkundrejt atyre të cilët janë debitorë ndaj kreditorëve të tyre, për shkak të interesave që llogariten në vijimësi. Pra e gjithë kjo është pasojë që bie në jetën ekonomike sociale të vendit”- argumentoi Alban Çaushi avokat.

KLGj i tha Zërit të Amerikës, se ka ngritur një grup pune dhe po analizon ecurinë në disa gjykata të vendit për të hartuar një strategji për uljen e çështjeve të prapambetura. Sipas parashikimeve të këshillit, pas tre vitesh synohet të plotësohet e gjithë trupa gjyqësore duke marrë në konsideratë prurjet nga shkolla e magjistraturës dhe pritshmëritë se disa gjyqtarë mund të rikthehen në detyrë nga Kolegji i posaçëm i Apelimit.

Sipas statistikave të përpunuara nga Zëri i Amerikës, gjendja në disa gjykata të vendit paraqitet më e rëndë.

Gjykata e Apelit e vetmja e këtij lloji në vend, ka mangësitë më të mëdha. Aktualisht në të ka vetëm 24 gjykatës nga 78 që duhet të ketë gjithsej, pra punon me 30% të trupës, ndërkohë që në gjykatat e tjera mesatarja e trupës së gjyqtarëve në detyrë shkon nga 60-100%. Sipas njohësve të fushës kjo lidhet edhe me specifikën e emërimeve në këtë gjykatë. Mundësitë janë të kufizuara pasi kandidatët duhet të jenë magjistratë me eksperiencë jo më pak se 7 vjet. E megjithatë avokatë me përvojë mendojnë së zgjidhjet ekzistojnë.

“Nga pikëpamja e kushtetutës në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese mund të bëhesh anëtar i tyre, mjafton të kesh punuar 15 vite, të jesh një jurist i spikatur, të kesh punuar si avokat pedagog, apo kështu me radhë. Po ashtu mjafton të jesh thjesht një jurist i spikatur për të qenë inspektor i lartë i drejtësisë. Në këtë kuptim është gjithë masa e madhe e avokatëve, ne kemi 3 mijë avokatë aktivë. Ka avokatë shumë të mirë në komunitetin e avokatëve. Mund të kenë eksperiencë të dendur dhe do të ishin një prurje interesante në sistem. Zgjidhja është një ndryshim kushtetues tek kriteret, se cili mund të jetë gjyqtar dhe prokuror, pra nuk do jenë vetëm nga shkolla e magjistraturës. Përvoja në Shqipëri ka treguar që kushtetuën e ndryshojnë dhe brenda natës, kur politika ka interesa”-vijoi Blerta Kraja, avokate.

Zëvendës kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi i tha Zërit të Amerikës se nuk mund të gjenden zgjidhje ekstraligjore, por po shihen mundësitë e rikthimit të skemës së delegimit të gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit dhe se ka pritshmëri të larta se numri i shqyrtimit të dosjeve në këtë gjykatë mund të rritet ndjeshëm deri në fund të vitit.

“Gjatë këtij viti ne kemi bërë 3 ngritje në detyrë të gjyqtarëve dhe kemi aktualisht dhe 13 proçese të tjera për ngritje në detyrë të gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Qëllimi kryesor është evadimi i çështjeve të prapambetura. Mund të vlerësohet në varësi të këtyre çështjeve që përmes skemës së delegimit të përfshihen dhe gjyqtarë që i plotësojne kriteret edhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”- u shpreh për Zërin e Amerikës Ilir Rusi zëvendës kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sot juristët po ngrenë shqetësim për pasojat që mund të ketë në të ardhmen buxheti i shtetit, nga mosdhënia e drejtësisë brenda një afati të arsyeshëm. Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strazburg ka filluar të japë vendime për të dëmshpërblyer qytetarët e prekur në Shqipëri nga tejekalimi i afateve të arsyeshme të gjykimit. /VOA/

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1308 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1308 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

23/11/2026

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

23/11/2026

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

23/11/2026

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

23/11/2026

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

23/11/2026

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

23/11/2026

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

23/11/2026

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

23/11/2026

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

23/11/2026

Veliaj ka frikë se mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin

23/11/2026

Meçe: Në PS ka një diversion të brendshëm! U aktivizuan tani që partia është në vështirësi…

23/11/2026

“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

23/11/2026

Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve

23/11/2026

“Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjestër sepse…

23/11/2026

“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

23/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta
  • “Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.