AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Kreshnik Spahiu: 10 mijë protestues nuk mund t’u imponohen shqiptarëve me forcë, protesta ishte partiake dhe jo qytetare

by Alb Times
28/11/2026
in Kronikë
6
0
Kreshnik Spahiu: 10 mijë protestues nuk mund t’u imponohen shqiptarëve me forcë, protesta ishte partiake dhe jo qytetare

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E drejta për të protestuar në Ditën e Pavarësisë nuk vihet në diskutim në Shqipëri, por për analistin Kreshnik Spahiu, kjo nuk do të thotë se protestuesit mund të pengojnë pjesën tjetër të shqiptarëve të festojnë në një ditë kaq të çmuar në historinë e vendit Në një analizë në Report Tv, Spahiu u ndal te numri i pjesëmarrësve në tubimin e sotëm, si një element për të kuptuar forcën e proteste që kërkon rrëzimin e qeverisë Rama.

Në vlerësimin e Spahiut,  në protestën e kësaj të shtune morën pjesë rreth 10 mijë persona, pavarësisht thirrjeve në rrjete sociale.  Spahiu vuri në pikëpyetje forcën e këtij tubimi për të imponuar kërkesat e tij përmes dhunës.

Edhe pse protesta u trumbetua Dhunë në Ditën e Pavarsisë jopartiake, për Spahiun, prania në shesh e mbështetësve të PD-së dhe partive të Adriatik Lapajt, Arlind Qorit e Agron Shehajt dëshmon të kundërtën. Analisti pati kritika edhe për përdorimin e simboleve kombëtare, si nga protestuesit e maskuar, ashtu edhe nga policia, në një tubim që u shoqërua me përplasje pikërisht në 114-vjetorin e Pavarësisë.

“Protesta e sotme nuk ndryshonte nga protestat e tjera përveç motit. Pyetja e parë që duhej diskutuar ishte për numrin e protestuesve. Nga numri pastaj fillon një analizë e saktë, reale dhe e paanshme. Sot debati zhvillohet a kanë të drejtë të protestojnë në ditën e festës së shqiptarëve. Duhet të diskutojmë për numrat. Edhe 10 persona kanë të drejtë të protestojnë edhe në ditë feste kombëtare. Numri është i rëndësishëm për të kuptuar forcën e protestës që kërkon të rrëzojë sot Edi Ramën dhe qeverinë. Supozojmë një numër x, le të themi që ishin 10 mijë persona. Me sa arrita të perceptoj nga mediat ishin 10 mijë persona. Nga ana juridike e kushtetuese kanë të drejtë, por a kanë të drejtë 10 mijë protestues t’i heqin të drejtën 10 mln shqiptarëve për të festuar? A ke të drejtë të pushtosh të gjitha rrugët e Tiranës për t’i hequr të drejtën pjesës tjetër që do të festojë? U bënë thirrje nga diaspora dhe qytetet dhe me gjithë këtë përpjekje kombëtare a u lind e drejta e përdorimit të forcës? A munden që 10 mijë persona të imponohen me kërkesën e tyre edhe nëse është e drejtë? A imponohesh dot me forcë kur numri është kaq i vogël? Nuk është e vërtetë që sështë protestë politike. PD ka të gjithë militantët, Lapaj me Qorin kanë partitë në shesh. Agron Shehaj ka njerëz në shesh. Nuk është protestë jo partiake kur janë 4-5 parti në shesh. Është tërësisht politike dhe partiake. Sot në protestë nuk ishte një popull pa parti, apo protestues jo politikë, sot ishin pd-istë, ata të Arlind Qorit, Adriatik Lapajt e Agron Shehaj. Minimumi duhej të fusnin disa elementë patriotikë e kombëtarë. U mbushën me flamuj kuq e zi edhe protestuesit edhe policia. Ishte një skenë shumë e tepërt për një ditë historike. As të maskuarit e as policia nuk e meritonin që të përdornin simbolet kombëtare kur dihej që do ishte një protestë e dhunshme nga të dyja anët” tha Spahiu. 

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Kreshnik Spahiu: 10 mijë protestues nuk mund t’u imponohen shqiptarëve me forcë, protesta ishte partiake dhe jo qytetare

28/11/2026

“Të digjet i gjallë ndonjë polic”, zbardhen mesazhet tronditëse në grupin e organizatorëve të protestës pas sulmit me molotov ndaj efektivit

28/11/2026

Dhunë në Ditën e Pavarësisë! Çfarë ndodhi në tetë orë përballje në rrugët e Tiranës, institucionet sulmohen me gurë e molotovë, të lënduar, tym dhe flakë

28/11/2026

Protesta e dhunshme/ Qetësohet situata në Tiranë, policia vijon të mbajë nën kontroll rrugët e kryeqytetit

28/11/2026

FOTO/ Momenti kur autoboti i policisë përfshihet nga flakët nga molotovi i protestuesve

28/11/2026

Zbardhet bilanci i protestës së dhunshme në Tiranë, 35 të lënduar, mes tyre policë, protestues, kalimtarë dhe gazetarë

28/11/2026

Petro Koçi dënon protestën e 28 Nëntorit: Zgjedhja e kësaj date për pushtet është poshtërsi, maskat dhe molotovët nuk sjellin ndryshimin

28/11/2026

Në pritje që të ndryshojë populli

28/11/2026

Efektivët tentojnë të shoqërojnë një protestues në shesh, persona të tjerë e shpëtojnë! Policia u hedh gaz lotsjellës

28/11/2026

Ben Andoni komenton protestën: Zgjedhjet e parakohshme, e vetmja zgjidhje!

28/11/2026

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës, nis aksioni për shoqërimin e protestuesve

28/11/2026

Policia përdor gaz lotsjellës, protestuesit kërkojnë strehim në bizneset pranë sheshit!

28/11/2026

Protestuesit shkatërrojnë dronin që Policia po përdorte për monitorimin e protestës

28/11/2026

“O shok, ka të sëmurë brenda”, protestuesit e maskuar dhe me shkopinj në duar ndalojnë sërish autoambulancën, e kontrollojnë për civilë dhe gaz lotsjellës

28/11/2026

Policia tjetër aksion për largimin e protestuesve nga Sheshi Skënderbej, ndërhyn me ujëhedhës dhe gaz lotsjellës

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kreshnik Spahiu: 10 mijë protestues nuk mund t’u imponohen shqiptarëve me forcë, protesta ishte partiake dhe jo qytetare
  • “Të digjet i gjallë ndonjë polic”, zbardhen mesazhet tronditëse në grupin e organizatorëve të protestës pas sulmit me molotov ndaj efektivit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.