Situata në protestën e zhvilluar në sheshin “Skënderbej” është tensionuar, pasi protestuesit kanë përdorur molotov dhe lazerë në drejtim të efektivëve të Policisë.
Gjatë protestës janë regjistruar incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, duke rritur tensionet në zonën e sheshit.
Përveç hedhjes së bombave molotov, protestuesit kanë drejtuar edhe rreze lazeri në drejtim të policisë.
Gjatë orëve të fundit, gjithashtu policia ka përdorur vazhdimisht gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve.










