Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë ditë të shënuar për vendin, kreu i qeverisë ka zgjedhur ta lidhë urimin e tij me aspiratën europiane të Shqipërisë. Rama ka ndarë edhe një fotografi të monumentit të Pavarësisë.
Krahas fotografisë, kryeministri ka shkruar një mesazh të shkurtër.
“Dhe me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.
28 Nëntori shënon një nga datat më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve, pasi më 28 nëntor 1912, në Vlorë, u shpall Pavarësia e Shqipërisë.
Kjo ditë festohet çdo vit në të gjithë vendin dhe në trevat ku jetojnë shqiptarët, në nderim të aktit historik që shënoi krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Në këtë përvjetor, urime për qytetarët kanë përcjellë edhe përfaqësues të institucioneve dhe personalitete të ndryshme.
Ndërkaq, integrimi në Bashkimin Europian mbetet një prej objektivave kryesore të Shqipërisë.










