AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

by Alb Times
27/11/2026
in Politikë
6
0
Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, ka folur në Euronews lidhur me kallëzimin në SPAK ndaj bashkëshortit të Elisa Spiropalit, nga ku ka pretenduar se është kërcënuar nga ky i fundit.

Sipas tij, inspektorët, kryesisht gra të cilat kanë vite përvojë në institucion, janë përballur me presione dhe kërcënime jo vetëm ndaj tyre, por edhe ndaj familjarëve të tyre. Binaj theksoi se çdo kundërshtim ndaj kontrolleve tatimore duhet të zgjidhet përmes ligjit dhe jo presionit ndaj punonjësve.

“Nuk ka pasur asnjë lloj qasje të kësaj natyre, por është bërë trajtimi njësoj. Ndërkohë që ajo që ishte jo normale ishte niveli i kërcënimeve që kanë marrë inspektorët tanë, pra që kanë qenë nivel i papranueshëm, jo normal përtej çdo caku dhe shpesh ndaj inspektoreve femra. Pra kanë qenë femra të cilat kanë vite që janë asetet e administratës tatimore që punojnë aty prej vitesh, që përpiqen ta ekzekutojnë ligjin ashtu siç duhet dhe janë vënë për ato dhe familjarët e tyre përballë një niveli kërcënimi të paparë.

Të paktën unë s’e kam parë më përparë dhe është përjetuar domethënë shumë keq edhe nga inspektorët duke u vënë në vështirësi pra për të ekzekutuar detyrën e tyre dhe kjo është patjetër e papranueshme në sytë e administratës tatimore. Pra çdo njeri duhet të përballet me kontrollet, duhet të deklarojë të ardhurat nga i ka gjetur, ku i ka gjetur dhe pastaj nëse nuk është dakort me atë që po i ndodh me trajtimin që po merr, duhet që ta zgjidhi këtë në mënyrë institucionale nëpër organet përkatëse. Nuk mundesh dot që të bësh kërcënime apo të kërcënosh se do ta zgjidhësh këtë në mënyrë jo ligjore”, tha Binaj.

Binaj deklaroi se kontrollet ndaj bizneseve janë kryer sipas të njëjtave procedura ligjore pa dallime për sektorë apo njerëz të ndryshëm.

“Fillimisht ne filluam me sektorin hidrokarbur. Pastaj u vazhdua në sektor të turizmit, në sektor të sigurisë ushqimore të cilat kanë prodhuar rezultate konkrete. Pastaj vazhduam me sektorin e ndërtimit duke u fokusuar qoftë në kompanitë e ndërtimit qoftë në kompanitë që kishin të bënin me real estate ku kishim denoncime dyshime. Pra ne e dimë që cilët janë çmimet e Tiranës, ndërkohë që çmimet që referoheshin ishin çmimet e referencës pra shumë të ulëta prandaj dhe ndërhyrja në këtë sektor ishte e domosdoshme”, tha Binaj.

Binaj sqaroi gjithashtu se kontrollet në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme ishin pjesë e një angazhimi më të gjerë të administratës tatimore për të evidentuar evazionin fiskal dhe problematikat që lidhen me pastrimin e parave.

“Nga ana tjetër dhe institucionet partnere në sektorin e ndërtimit na referonin problematikë të shtuar me pastrimin e parave. Duke qenë se ky viti ishte dhe viti në të cilin duhet të kalojë raporti i moneyval, angazhimi administratës tatimore në ndihmë dhe të aksioneve që duheshin bërë për të identifikuar problematikë në këtë sektorë ishin të nevojshme dhe patjetër që administrata i mori përsipër për ta kryer këtë detyrë.

Ndaj të gjithë këtyre bizneseve të cilët neve i kemi futur për kontroll ka qenë e njëtrajtshme pra janë ndjekur të njëjta procedura në bazë të ligjit të procedurave tatimore. Detyrimet që janë nxjerrë për të gjithë kanë qenë relativisht të larta krahasuar edhe më përpara duke qenë se qasja ka qenë të aplikohet ligji në mënyrë sa më të drejtë dhe të barabartë me të gjithë. Pra kush kapet që ka kryer evazion patjetër duhet të trajtohet si i tillë dhe duhet të referohet në organet ligjzbatuese. Dhe në këtë kuptim dhe pretendimet e bashkëshortit të zonjës Spiropali janë të pabaza për faktin sepse qasja jonë ka qenë e njëjtë në një historik prej dy vjetësh. Ne kemi treguar që ligji është një për të gjithë pra nuk mund të jetë selektiv apo i ndryshëm për persona të ndryshëm”, ka deklaruar Ilir Binaj.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

27/11/2026

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

27/11/2026

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

27/11/2026

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

27/11/2026

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

27/11/2026

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

27/11/2026

Aksident në rrugën Pejë–Prishtinë, plagosen 10 persona

27/11/2026

Kuko: Jemi në dyert e BE-së, Shqipëria ndër vendet me zhvillimin më të mirë në rajon

27/11/2026

“Më kanë përgatitur skenarin e vrasjes”, Laçi: Më ofruan miliona euro që të mos dëshmoj kundër Berishës

27/11/2026

Konflikt mes disa personave në Fier, 3 shoqërohen në polici

27/11/2026

Putin prezanton nëndetësen e parë bërthamore me raketa hipersonike “Zircon”: Rusia vijon modernizimin e marinës! (VIDEO)

27/11/2026

Samiti në Tiranë me BE-në për Planin e Rritjes, Rama publikon pamjet nga takimet: 48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor! (VIDEO)

27/11/2026

Berisha u jep zemër demokratëve nga Kamza: E di që jeni rraskapitur në opozitë, por jemi në kilometrin e fundit!

27/11/2026

Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula: Duam trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit evropian!

27/11/2026

Itali miraton ligj të ri, kufi për nxënësit e huaj dhe kuotë 30%, ndalon edhe burkat në shkolla!

27/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore
  • Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.