AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Ish-ministri Beqaj nesër në gjykatë për ‘shpërdorim të detyrës’ për koncesionin e sterilizimit! SPAK kërkoi ‘dety

by SHT Media
19/11/2023
in Kronikë
6
0
Koncesioni i Sterilizimit/ GJKKO vendos masë sigurie për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja do te përballet mesditën e të hënës me gjykatën për masat e vendosura ndaj tij pas hetimeve për koncesionin e sterilizimit.

GJKKO ka caktuar orën 12.00 për marrjen në pyetje të ish-ministrit për të cilin janë vendosur masat detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit, për akuzën shpërdorim detyre.

Gjykata e Posaçme ka caktuar mesditën e të hënës për seancën e marrjes në pyetje të ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqja, ndaj të cilit janë vendosur masat e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit, për shkak të hetimeve për koncesionin e sterilizimit.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtari i hetimeve paraprake, Erjon Bani pas kërkesës që është bere nga vete prokuroria e Posaçme.

Masat e sigurisë për Beqjen u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor, bazuar në kërkesën e prokurorisë. Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar shkelje në procedurat e dhënies së koncesionit, siç dyshohet me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staçini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes zv.ministrit Klodian Rrjepaj si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Ilir Rrapajt si biznesmen përfitues i tij. Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

Emri i Beqajt mungoi fillimisht në listën e personave të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim me pasoja të rënda, por në një vendim për masë sigurie, gjyqtari Erjon Bani vlerësoi se shkeljet e akteve ligjore ngriheshin në nivelin e përgjegjësisë penale për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja.
Ndaj tij është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që gjyqtari vlerësoi hetimet si të paplota në momentin e vendosjes së 9 masave të para për këtë çështje dhe orientoi Prokurorinë drejt hetimit edhe për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Tragjedia në Vaun e Dejës/ Urgjenca sqaron vonesën: Ambulanca ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra

01/09/2026

Shkëlqim Verdha 11 milionë euro para publike për pajisje mjekësore skarco, si e saboton sektorin publik për të marrë tendera

01/09/2026

Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi hap dyqan pllakash te Rruga e Durrësit, biznes dhe pasuri të paluajtshme në Itali

01/09/2026

Në kërkim nga SPAK për pastrimin e parave të kokainës, Nexhmedin Danaj arrestohet në Dubai!

01/09/2026

Në kërkim nga SPAK për pastrimin e parave të kokainës, Nexhmedin Danaj arrestohet në Dubai!

01/09/2026

Përshkallëzohet protesta, qytetarët bllokojnë Ramën në Kryeministri; përplasen me policinë te hyrja e godinës!

01/09/2026

“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

31/08/2026

Sikur të isha socialist

31/08/2026

Ngjarje e rëndë në Pogradec, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

31/08/2026

Pse Petrit Vasili nuk ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses, ish gruas dhe të birit?

31/08/2026

‘Po ecim mbi tel’/ Ish-këshilltari i Putinit paralajmëron Europën: Lufta me Rusinë po bëhet e pashmangshme

31/08/2026

Dashuri, para dhe kthesa të papritura, çfarë sjell shtatori për shenjën tënde?

31/08/2026

Përplasen tre automjete në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, krijohet trafik kilometrik

30/08/2026

Bota akademike në zi! Shuhet një prej themelueseve të Universitetit të Durrësit

30/08/2026

Si e vrau algoritmi protestën qytetare në Tiranë

30/08/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tragjedia në Vaun e Dejës/ Urgjenca sqaron vonesën: Ambulanca ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra
  • Shkëlqim Verdha 11 milionë euro para publike për pajisje mjekësore skarco, si e saboton sektorin publik për të marrë tendera
  • Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi hap dyqan pllakash te Rruga e Durrësit, biznes dhe pasuri të paluajtshme në Itali

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.