AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike

by Alb Times
26/11/2026
in Kronikë
6
0
Trafikuan 2.4 ton marijuanë dhe 475 kg kokainë, SPAK dërgon për gjykim Rexhep Rrajën dhe 16 të tjerë

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka dërguar për gjykim 10 të pandehur, të akuzuar për pastrim parash që dyshohet se burojnë nga trafiku i lëndëve narkotike.

Hetimet kanë zbardhur skemën përmes së cilës dyshohet se janë fshehur të ardhurat nga aktiviteti kriminal.

Njoftimi zyrtar i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguarpranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.243/1 të vitit 2026, në ngarkim të të pandehurve:

1. Igli Kamberi, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a, b dhe ç, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

2. Ergys Kastrati alias Bishja, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a, b dhe ç, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

3. Nevila Kamberi, e akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

4. Idajete Kurti, e akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

5. Bardhok Gjergji, i akuzuar për veprat penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

6. Lefter Nelaj, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

7. Edi Brahaj, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

8. Dituri Buzi, e akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal,“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

9. Saimir Pirra, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal,“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

10. Sokol Fusha, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal,“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Hetimet për këtë procedim penal janë kryer në Shqipëri dhe Itali nga një Skuadër e Përbashkët Hetimore, mes Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Prokurorisë DDA të Barit,Itali, me mbështetjen e Eurojust. Gjatë hetimit të kryer në Itali dhe Shqipëri është dokumentuar aktiviteti kriminal i kryer nga shtetas shqiptarë dhe italianë, të cilët duke vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kryer vepra penale si trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, vrasje me dashje, pastrim të produkteve të veprës penale etj. Gjithashtu gjatë këtij hetimi janë dokumentuar episode të transferimit të vlerave të ndryshme monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal i tregtimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Italinë e Jugut dhe në zona të tjera të Italisë, duke i dërguar më pas vlerat monetare të përfituara drejt Shqipërisë, me qëllim pastrimin dhe mbulimin e origjinës së paligjshme të  tyre.

Paratë transportoheshin në mënyrë të organizuar dhe të koordinuar nga pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal, kryesisht me shoferë të transportit ndërkombëtar ose me korrierë, përmes rrugëve informale, për të shmangur kontrollet nga agjencitë ligjzbatuese dhe gjurmimin e tyre. Ato fshiheshin në automjete ose mes sendeve të zakonshme, si veshje të përdorura. Transportuesit shpërbleheshin me një përqindje të shumës së transportuar.

Më 14.11.2024, në Pikën e Kalimit Kufitar të Murriqanit, Shkodër, gjatë një kontrolli të koordinuar me hetimin e përbashkët, u sekuestrua shuma prej 680.595 euro, e fshehur në një  vend të përshtatur enkas në automjetin “Mercedes Benz” me targë AB216RE, me drejtues shtetasin Lefter Nelaj.

Hetimet e kryera për këtë grup kriminal kanë mundësuar identifikimin e të pandehurit Ergys Kastrati, si furnizuesi dhe ndërlidhësi mes anëtarëve të grupit dhe dhënësi i porosive për marrjen e parave në Itali. I pandehuri Igli Kamberi menaxhonte trafikimin në Itali dhe vendoste mbi destinacionin e përfitimeve. Ndërsa i pandehuri Edi Brahaj koordinonte zbatimin e porosive dhe kontrollonte transportuesit, duke i dhënë udhëzime për itinerarin, fotografimin, paketimin dhe fshehjen e parave. I pandehuri, Bardhok Gjergji përcillte porositë për marrjen e parave, duke u shfaqur si një prej hallkave të mekanizmit. I pandehur Lefter Nelaj transportonte paratë duke ndjekur udhëzimet e koordinuesve dhe duke dërguar fotografi të shumave të marra dhe ecurinë e grumbullimit dhe transferimit të vlerave monetare.

E pandehura Nevila Kamberi, bashkëshortja e të pandehurit, Igli Kamberi, administronte “arkën” e grupit, duke vendosur për shumën, transportuesit dhe destinacionin e parave në Shqipëri. E pandehura Dituri Buzi bashkëpunonte me të bijën,  Nevila Kamberi dhe të pandehurin Saimir Pirra për transferimin e shumave monetare nga Italia drejt Shqipërisë dhe ishte në dijeni të origjinës kriminale të aktivitetit, duke u bërë në mënyrë të vëtëdijshme pjesë aktive  e mekanizmit të ruajtjes dhe transferimit të vlerave monetare. I pandehuri Saimir Pirra në koordinim me pjestarët e tjerë të grupit kriminal në Itali dhe Shqipëri, ka kryer transportimin fizik të shumave monetare gjatë dy episodeve të dokumentuara.I pandehuri Sokol Fusha ishte pjesë e zinxhirit të funksionimit të grupit kriminal duke transportuar vlera monetare të fshehura në vende të ndryshme, nga Italia në Shqipëri. Ndërsa e pandehura Idajete Kurti, me lidhje familjare me të pandehurin Igli Kamberi shërbente si person i besuar për marrjen dhe ruajtjen e përkohshme të parave nga banesa e tij, për të shmangur sekuestrimin.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Po transportonin drogë nga Saranda drejt Greqisë, në pranga 3 shqiptarë! Ja skema që përdornin…

26/11/2026

Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron

26/11/2026

SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike

26/11/2026

Një javë më parë u lirua nga qelia, rikthehen telashet për Vincens Pirolin, Policia e akuzon për vrasjen e Frrok Lleshajt

26/11/2026

Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari

26/11/2026

ODIHR kërkon sqarime për afatin e “Zgjedhores”, zbardhet letra për Gjiknurin e Bylykbashin

26/11/2026

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

26/11/2026

Korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me punë në komunitet kryebashkiakun e Vaut të Dejës

26/11/2026

Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë

26/11/2026

Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ambasadorja De Sousa: Investimet në rajon forcojnë konkurrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës

26/11/2026

Dorëheqja e kreut të AKEP futet në rendin e ditës në Kuvend, komandohet në detyrë anëtari më i vjetër

26/11/2026

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, Balla: Pas datës 30 nuk ka më zgjatje

26/11/2026

Kuvend, Balla: PD të bashkohet me PS për integrimin në BE. E keni kthyer partinë në fabrikë prodhimi molotovësh

26/11/2026

Konferenca e Investimeve, Hoxha: Anëtarësimi në BE nuk është ceremoni diplomatike, por transformim i përditshëm

26/11/2026

Tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë, autori u filmua nga kamerat

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Po transportonin drogë nga Saranda drejt Greqisë, në pranga 3 shqiptarë! Ja skema që përdornin…
  • Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.