AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Të gjithë duan ta fitojnë Tiranën, po kush do që ta qeverisë atë?

by Alb Times
25/11/2026
in Opinion
6
0
Flakët mund t’i ngjajnë Parisit, politika vjen nga tjetërkund

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bjorn Runa

Krahas zhurmës së zakonshme që i paraprin zakonisht fushatave elektorale, po dëshmojmë së fundi një fenomen jo fort të zakonshëm, të paktën për Tiranën.

Për herë të e kemi të vështirë të identifikojmë ndonjë personazh të rëndësishëm politik që të jetë vërtet entuziast nga mundësia e qeverisjes së kryeqytetit. Nuk është se mungojnë kandidatët potencialë, por teksa dëgjon diskutimet rreth emrave të tyre, të krijohet përshtypja se janë partitë politike ato të cilat janë më entuziaste për ta fituar Tiranën sesa vetë kandidatët që mund të bëhen kryebashkiakët e saj të ardhshëm.

Socialistët, të cilët e qeverisin qytetin prej një dekade, duket se i kanë ngushtuar opsionet e tyre në dy-tre emra, gjithnjë nëse marrim për të mirëqenë se ata që kanë dominuar titujt e lajmeve javët e fundit, janë vërtet ata që po konsiderohen seriozisht si kandidatë. Nëse nuk ruajnë ndonjë as nën mëngë, emrat që po qarkullojnë nga radhët e socialistëve, pavarësisht karrierave respektive në politikë të secilit, duken disi të sforcuara. Nuk kemi parë ndonjë shenjë ambiceje personale për ta qeverisur kryeqytetin, ndonëse në momentin që oferta do të bëhet publike, vështirë të imagjinohet se ndonjëri prej tyre mund ta refuzojë.

Mungesa e entuziazmit është deri diku e kuptueshme. Socialistët e kryen një herë këtë ushtrim në shtator të 2025-ës kur e shpallën kandidatin e tyre, vetëm për t’u përballur me vendimin e Kushtetueses, që kundërshtonte shkarkimin e Kryebashkiakut Veliaj. Është e vështirë ta riprodhosh vrullin dhe entuziazmin e një fushate, fillimin e të cilës e ke kremtuar tashmë një herë.

Por, duke gjykuar edhe nga ajo çfarë dëgjuam nga Asambleja e Tiranës të shtunën e kaluar, partia duket se e di mjaft mirë përse do që ta fitojë kryeqytetin. Mobilizimi i dhjetëra deputëtve dhe disa ministrave në të gjithë qytetin tregon për rëndësinë që ka për Socialistët mbajtja e Tiranës, ndonëse nuk na thotë shumë se çfarë synojnë të bëjnë me të në mandatin e ardhshëm. Praktikisht, makineria elektorale po vihet në punë para se të kemi ndonjë ide se si duket qyteti për të cilin do të luftojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Demokratët, nga ana tjetër, janë po aq të interesuar për atë çka do iu sillte më pas në rang kombëtar një fitore në Tiranë. Nëse dëgjon disa nga përfaqësuesit e rëndësishëm të tyre në debate televizive, ti kupton se ata e shohin zgjedhjen e kryebashkiakut si një proces të ndërlikuar votëbesimi të qeverisë qendrore, ku fitorja e kryeqytetit do të tregonte se mazhoranca nuk gëzon të atë mbështetje politike që thotë se ka, duke i dhënë opozitës vrullin që vetë nuk arrin ta ndezë dot. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Demokratët janë gati të garojnë seriozisht për qytetin, veçanërisht kur sheh dallimet e thella mes disa prej emrave që po qarkullojnë prej tyre si kandidatë të mundshëm.

Ajo që është më interesante në gjithë këtë situatë, ku të gjithë duan ta fitojnë Tiranën por askush nuk do që ta qeverisë atë, është se qyteti është bërë kaq i rëndësishëm për politikën kombëtare, sa që rëndësia e tij si qytet duket thuajse dytësore. Pra, sa më e madhe vlera politike që Tirana mbart për partitë, aq më të painteresuara duken këto të fundit për të diskutuar zgjedhjet politike, të cilat tek e fundit do të përcaktojnë se si do të jetojnë banorët.

Dhe nuk ka asnjë zonë tjetër në vend ku këto zgjedhje të jene më të dukshme sesa në Tiranë. Shumica e gjërave që disktohen në terma abstrakte në lidhje me ekonominë kombëtare, mund të evidentohen thjesht përmes një shëtitjeje në këmbë në rrugët kryesore të kryeqytetit. Përqëndrimi i pasurisë, marrëdhënia mes pronës publike e asaj private, hendeku që sa vjen e thellohet mes të ardhurave të punëtorëve nga rroga dhe të ardhurave të pronarëve në formën e qirasë, të gjitha këto mund të shihen në formën e tyre më të qarte dhe më brutale në Tiranë.

Le të marrim për shembull problemin e strehimit. Rritja e vrullshme e vlerës së pronës, ndërsa ka shërbyer si burim i jashtëzakonshëm pasurimi për një pjesë të banorëve të kryeqytetit, për një shumicë tjetër (veçanërisht të rinj që sapo kanë hyrë në tregun e punës), po e bën sa vjen e më të largët idenë e një jete të pavarur, qoftë si pronarë të një apartamenti (çka sot është e pamundur për shumicën e tyre), por edhe si qiramarrës. Të dyja palët jetojnë në të njëjtin qytet, por interest e tyre janë krejt të ndryshme dhe në konflikt me njëra-tjetrën. Cilido kandidat serioz për bashkinë e Tiranës do duhej të shpjegonte planin e vet se si do t’i negociojë këto interesa dhe çfarë roli duhet të luajë bashkia në tregun e shtëpive, i cili po vendos në mënyrë brutale se kush mund të jetojë në kryeqytet dhe kush jo.

Do ishte interesante t’i dëgjonim partitë të përplaseshin për një çështje si kjo por, në vend të kësaj, kemi kuptuar më mirë se çfarë nënkupton humbja e Tiranës për secilën palë sesa çfarë do të thoshte fitorja e saj për dikë që kërkon të marrë një apartament me qira në qytet apo, mos o Zot, të kërkojë ta blejë një të tillë.

Të vetmit që nuk duket se vuajnë nga mungesa e entuziazmit janë një pjesë e figurave rreth Revolucionit Flamingo, të cilët brenda një javë kanë prodhuar më shumë kandidatë potencialë nga ç’kanë mundur të hedhin në treg partitë për muaj të tërë. Sfida e tyre tani është se nuk kanë mjaftueshëm bashki për të akomoduar ambiciet e secilit, çka tregon më shumë për delirin e tyre sesa për një alternativë serioze.

Sigurisht që një pjesë e kandidatëve që do të dalin nga partitë mund të rezultojnë administratorë të mirë dhe ndoshta mund të tejkalojnë edhe pritshmëritë tona. Por ka kohë që Tirana e ka tejkaluar modelin e kryebashkiakut, virtyti kryesor i të cilit është të qenët një administrator i përkor. Tirana sot është një qytet që, ndërsa rritet me ritme të frikshme, përballet ende me probleme të shekullit të kaluar, ku dikush mund të blejë një apartament me çmim të krahasueshëm me ato të qyteteve europiane dhe t’i duhet të mbajë depozitë në tarracë për t’u furnizuar me ujë, që në fund të ditës nuk do jetë i pijshëm.

Këto janë të gjitha probleme politike, zgjidhja e të cilave nënkupton marrjen e vendimeve që nuk do t’i kënaqin të gjithë. Sa hapësirë do mund të vazhdojë të krijojë bashkia për zhvillimin privat në një qytet si i yni, ku parqet publike sa vijnë e tukrren dhe trotuaret mbeten mision i pamundur?

Tani, me nisjen zyrtarisht të fushatës sigurisht që do të na mpihet truri nga premtimet, por shumica e gjërave që do a thuhen nuk do janë tjetër veçse ekuivalentja verbale e asfaltit elektoral që ka nisur të hidhet në lagjet e brendshme të Tiranës, bashkë me vijëzimet shpesh qesharake edhe në aty ku trotuaret nuk i ndajnë as 15 centimetra nga njëri-tjetri. Janë aty për të treguar se dikush po punon, edhe pse pa mend.

Sot Tirana është një qytet tepër i komplikuar që të mund të kënaqet me këtë lloj performance e megjithatë, për momentin, partitë politike duken shumë më të interesuara se çfarë mund t’iu garantojë kryeqyteti për të ardhmen e tyre, sesa për atë që ato mund të bëjnë për të ardhmen e kryeqytetit.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Tabaku kundërshton Aktin Normativ për protestat: Antikushtetuese, po i japin Policisë kompetenca të Gjykatës! U ushtrua dhunë

26/11/2026

“Vullnet politik për reformat”- Këshilli Kombëtar i Integrimit, Balla: Shqipëria në BE objektiv mbarëkombëtar, mbështetje dhe për Kosovën

26/11/2026

Bujqësia dhe integrimi, Salla: Jemi në rrugën e duhur drejt integrimit në BE-si! Prodhimi vendas me cilësi të lartë

26/11/2026

“Vëmendje e shtuar për sigurinë ushqimore”- Ministri Salla: Skema për fermerët do të vijojë në 2027!

26/11/2026

Protesta më 28 Nëntor në festën e Pavarësisë, zbulohet SMS në grupin e PD: Duhet të angazhohemi, flisni me kryetarin dhe sekretarin për…

26/11/2026

“Ta votojmë, është e mirë publike”- Braçe në Kuvend: Buxheti 2027 nuk cenon deficitin, të ardhurat 908 mld lekë, shpenzimet 976 miliardë lekë!

26/11/2026

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime!

26/11/2026

Pasi u takuan për draftin e Reformës Zgjedhore me Bylykbashin e Gjiknurin, ekspertët e Komisionit të Venecias ndjekin nga afër Kuvendin! (VIDEO)

26/11/2026

Pentagoni drejt një ndërhyrjeje në Nvidia? Diskutohet përdorimi i një ligji të vitit 1950 për rikthimin e Jensen Huang

26/11/2026

Integrimi i Shqipërisë në BE, kryeministri Rama pret komisioneren Marta Kos!

26/11/2026

“Ligji duhet të zbatohet nga të gjithë”- Demo në Kuvend: Janë pezulluar 9 efektivë policie pas protestave, 50 raste nën hetim administrativ!

26/11/2026

“Dhuna nuk u shkaktua nga studentët, por persona të maskuar”, Kumbaro: Dera jonë mbetet e hapur…

26/11/2026

Po transportonin drogë nga Saranda drejt Greqisë, në pranga 3 shqiptarë! Ja skema që përdornin…

26/11/2026

Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron

26/11/2026

Serbia cakton datën e zgjedhjeve presidenciale, qytetarët votojnë më 27 dhjetor

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tabaku kundërshton Aktin Normativ për protestat: Antikushtetuese, po i japin Policisë kompetenca të Gjykatës! U ushtrua dhunë
  • “Vullnet politik për reformat”- Këshilli Kombëtar i Integrimit, Balla: Shqipëria në BE objektiv mbarëkombëtar, mbështetje dhe për Kosovën

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.