AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Berisha kërkon “ripërtëritje” nga Foltorja e Durrësit: Jemi në prag të një fitoreje mbarëshqiptare! Rama i ka kohërat e numëruara

by Alb Times
24/11/2026
in Politikë
6
0
Berisha kërkon “ripërtëritje” nga Foltorja e Durrësit: Jemi në prag të një fitoreje mbarëshqiptare! Rama i ka kohërat e numëruara

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Durrësi, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se qeveria e Edi Ramës ndodhet në një krizë të thellë dhe se opozita është pranë fitores.

Gjatë fjalës së tij, kreu demokrat kujtoi protestat e qershorit dhe revoltën studentore, si shprehje të pakënaqësisë popullore ndaj qeverisë.

Ai akuzoi kryeministrin Rama dhe tha se regjimi i tij përbën një rrezik për Shqipërinë. Berisha u ndal edhe te situata në Durrës, duke kritikuar ndërtimet dhe lejet e dhëna gjatë administrimit të qytetit nga Vangjush Dako.

Fjala e Berishës:

“Ky ishte terreni, ky ishte mjedisi në të cilin në fillim të muajit qershor, Shqipëria njohu shpërthimin më të fuqishëm popullor.

Do ta quaja dhe e quaj me bindjen më të thellë një nga mrekullitë më të mëdha të shqiptarëve ku me dhjetëra dhe qindra mijëra mbushën rrugët, sheshet e Tiranës pa dallime partiake, socialistë, demokratë, të paparti, punonjës… më njoftonin demokratët edhe të kryeministrisë, edhe të institucioneve të tjera.

Shpërtheu në mënyrën më të fuqishme pakënaqësia dhe urrejtja ndaj regjimit.

Në fakt, emri i shqiptarit u lartësua më shumë se kurrë.

Njerëzit e qytetëruar, ua them unë ju, shtrojnë gjithnjë një pyetje për popujt e shtypur: Si e durojnë?

Më thoshte mua një zyrtar më i lartë i BE, Sali, po si ka mundësi që i durojnë socialistët shqiptarë, qytetarët kur këta haptas duan të pengojnë integrimin?

Pra, shqiptarët u ngritën në mënyrën më të fuqishme.

Ajo lëvizje nuk realizoi qëllimin, dorëheqjen e Edi Ramës, po ajo lëvizje e tërhoqi zvarrë atë në rrugët e Tiranës dhe në të gjitha pistat e opinionit publik ndërkombëtar, e damkosi dhe dëshmoi se çfarë ishte ky.

Pas saj, erdhi revolta studentore.

Nuk ka parë Tirana vajza dhe djem më trima se ata, prandaj i thashë Edi Ramës, fjalën e fundit e ka sovrani, bëj sa të duash mbledhje prapa shpine dhe çdo gjë, por e garantoj se sovrani do t’i thotë atij atë që meriton.

Pra, e bëra këtë analizë për të theksuar se jemi në një situatë në krizë të thellë, por në një situatë realisht shpresëdhënëse.

Jemi në agun e një fitoreje të vërtetë mbarëshqiptare. Edi Rama i ka kohërat e numëruara.

Regjimi i tij është sot regjimi më i diskredituar në Evropë dhe në botë.

Por jemi në një moment kritik, në një moment ku çdo qytetar shqiptar ftohet të bashkohet kundër kësaj të keqe më të madhe

Miq, në qoftë se ne kemi qëndruar, në qoftë se ne kemi mbetur të pamposhtur, njerëz jemi ne, nuk është se nuk i ndjejmë dhimbjet, nuk është se nuk i ndjejmë sakrificat, nuk është se nuk e ndjejmë lodhjen, por ne na mban të fortë dhe në këmbë besimi ynë tek e vërteta.

Ne mbrojmë të vërtetën. Ne gjatë gjithë kohës kemi mbrojtur ato të vërteta që kemi besuar.

Sot, e vërteta më tragjike është se Edi Rama dhe regjimi i tij përbën një rrezik ekzistencial për Durrësin, Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët në Shqipëri.

Para se të vija këtu, më pyeti gazetari, po i thashë, cfarë të them, a ka qytet tjetër, a ka një qytet të dytë në Shqipëri apo Evropë që të ketë pësuar ato që ka pësuar Durrësi nga betoni i Gjushit?

Edhe 100 vite burg meriton ai. Prisni se do t’i marrim pak kështu.

Në vitin 2000, unë në Bruksel, aty takoj një zyrtar italian të Komisionit Evropian dhe ulem unë e po ia përshkruaj regjimin e Nanos. Në atë kohë kishte plot gazeta me tituj, mafia e rrezikshme shqiptare, etj me radhë.

Më thotë mua, kanë filluar të bëjnë bamirësira? Jo, i thashë, nuk kanë filluar. Qenke mirë, më thotë, se kur fillon mafia me bamirësinë, atëherë përbën problem.

Këta japin pensione, këta marrin vendime, këta japin leje ndërtimi”.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1310 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1310 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

VIDEO/ Pas plagosjes me thikë në Fier, një tjetër person filmohet me mjet prerës në hyrje të pedonales!

24/11/2026

Buxheti 2027/ Zv.kryeministrja Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë për litër, 18 miliardë lekë për Bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë!

24/11/2026

Një rajon, gjashtë vende, ekonomitë e rajonit në kërkim të investimeve më afatgjata dhe cilësore

24/11/2026

Nismë e re për Specialen, ekspertët në Kosovë: Konsultohuni me BE-në!

24/11/2026

Sveçla: Para drejtësisë të dalin të gjithë që qëndruan spektatorë në vend të mbrojtjes së Arlinda Zekajt

24/11/2026

Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton krijimin e Fondit Kombëtar për Artin, rrëzohen nismat e opozitës!

24/11/2026

EMRI/ Shqipëria heq dorë nga ekstradimi prej Anglisë i vrasësit nga Dibra, zbulohet vendimi!

24/11/2026

Studentët, një lëvizje pa lider! Riorganizim i ri pas 6 muajsh në shesh, do funksionojë pa drejtues!

24/11/2026

Berisha kërkon “ripërtëritje” nga Foltorja e Durrësit: Jemi në prag të një fitoreje mbarëshqiptare! Rama i ka kohërat e numëruara

24/11/2026

“Do të jem ushtar i thjeshtë”- Bylykbashi i jep leksione Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu Ripërtërihet PD!

24/11/2026

Një ditë para vizitës së komisioneres Marta Kos, PS u plotëson demokratëve dy kërkesa!

24/11/2026

Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni dalin sërish para gjykatës, akuzohen për manipulim dëshmitarësh dhe mashtrim

24/11/2026

E rëndë në Shkodër, 13-vjeçarja shqiptaro-amerikane abuzohet pas largimit nga banesa! Arrestohen 2 persona, Prokuroria kërkon identifikimin e të tjerëve

24/11/2026

EMRAT/ Plagosja me thikë në Fier, policia arreston autorin e dyshuar, punonjësi i plagosur po trajtohet në spital!

24/11/2026

VIDEO/ Berishës i ikin dritat në mes të takimit të foltores në Durrës!

24/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • VIDEO/ Pas plagosjes me thikë në Fier, një tjetër person filmohet me mjet prerës në hyrje të pedonales!
  • Buxheti 2027/ Zv.kryeministrja Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë për litër, 18 miliardë lekë për Bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.