AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve

by Alb Times
23/11/2026
in Politikë
6
0
Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, zbuloi detaje nga takimi i studentëve me kryeministrin Edi Rama.

“Duhet të qetësoj të gjithë ata që janë në merak pse ne i takuam studentët dhe kush ishin këta dhe pse këta nuk janë protestues. Dua t’i them që ta marrin më me qetësi këtë histori dhe ta marrin më me pak dramë jetën. Për të mos thënë që disa prej tyre unë këshilloj që sinqerisht do ishte mirë që të gjenin një jetë aktive, të gjenin një jetë produktive, të ishin pjesë aktive e krahut të duhur të historisë në të mirë të vendit, jo domosdoshmërisht në Partinë Socialiste, por të bënin punë të mira për vendin, për veten, për shoqërinë, për sektorë të caktuar ku ata janë profesionistë, sepse ka një moment që fakti që shumë nga protagonistët kanë humbur përmbajtjen e asaj për të cilën ata janë investuar dhe po investohen, i bën që tani të ulërasin shumë për momente të cilat nuk kanë përmbajtje më, edhe gjithmonë e më shumë po humbin terren, dhe kjo po i bën që të jenë akoma dhe më shumë agresivë dhe akoma dhe më shumë kategorikë absolutë në atë që thonë. Nuk mund të jetë që janë studentë kur janë në rrugë, por nuk janë studentë kur ulen me Gonxhen; studentët nuk mund të jenë që janë në fakultet, por në fakt nuk meritojnë të jenë studentë sepse guxojnë të takohen me Këshillin Rinor Shqiptar, që është një institucion i tyre dhe që njihet nga ligji. Këshilli Rinor Shqiptar është një operator shumë më neutral, shumë më i përshtatshëm për të lidhur ambientet studentore, këshillat studentore, qeveritë studentore, ato të gjimnazeve, të universiteteve bashkë me Agjencinë Kombëtare të Rinisë”, tha fillimisht Gonxhja në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Sipas tij, në takim ka pasur edhe të rinj që janë pjesëmarrës në protestë.

“Ne kemi takuar përfaqësues të vërtetë shoqatash, grupimesh, të cilët punojnë dhe janë pjesë e Këshillit Rinor. Këshilli Rinor zgjidhet me votim të lirë, pa asnjë ndërhyrje, pa asnjë lloj interference nga ana e qeverisë dhe janë të gjithë njerëz të cilët vijnë nga eksperienca të ndryshme, që mund të jenë me bindje të ndryshme, që mund të jenë pa bindje politike fare. Aty kishte një vajzë e cila thoshte se kishte dalë 140 ditë në protestë; Aty kishte vajza dhe djem të cilët ndoshta nuk ishin fizikisht në protestë, por të cilët ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve. Njëri thoshte që unë nuk jam te pjesa e momentit të gurëve dhe dhunës, sepse unë aty ndjehem në rrezik. Kanë folur për Paktin e Universiteteve, kanë folur për vitin 2018, për gjithë listën e premtimeve dhe zotimeve”, deklaroi ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1302 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1302 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Nga Samiti i NATO-s te mbrojtja nga sulmet e huaja, Nufi: Kemi kapacitete për të mbrojtur territorin

23/11/2026

Arrestimi i ‘El Chapo Isidros’ përgjak Meksikën, 20 të vrarë në përplasjet me kartelet e drogës

23/11/2026

Shifra marramendëse! Irani i del Amerikës me faturën 290 miliardë dollarëshe

23/11/2026

Deri në 87 mijë vende të reja pune në Kosovë? Pengesat drejt realizimit

23/11/2026

Pse po kundërshtohet projektligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore në Kosovë?

23/11/2026

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?

23/11/2026

Atentati në Fier/ Familja hap dyert e mortit, nesër përcillet në banesën e fundit 60-vjeçari Selami Hasani! Nipi i plagosur rëndë në spital

23/11/2026

Tragjedia në Florida, djali 19-vjeçar i politikanit qëllohet për vdekje gjatë kampingut me miqtë, mister kush e tërhoqi këmbëzën!

23/11/2026

Deputeti Malaj vizitë në Podgoricë, takohet me zv/kryeministrin Nik Gjeloshaj, fokusi te rruga Dragobi-Plavë!

23/11/2026

Nga protesta në lëvizje politike, hapat që duhet të ndjekin për t’u regjistruar në zgjedhje dhe çfarë thotë Kodi!

23/11/2026

Po trafikonin 25 kg kokainë në Zvicër, dy shqiptarët rrezikojnë dënimin me mbi 20 vite burg!

23/11/2026

Zbulohen tunele sekrete nën xhaminë Hagia Sophia në Stamboll, 1500 vite histori dalin në dritë!

23/11/2026

Dimër edhe në qarkun e Korçës/ Nisin reshjet e para të dëborës edhe në juglindje, temperaturat bien deri në -4°C! (VIDEO)

23/11/2026

Raketat ruse në Poloni, reagon Rutte: Incident i rrezikshëm, po verifikojmë nëse ishte i qëllimshëm!

23/11/2026

Porositi ekzekutimin e gruas së tij Liridona Ademaj, Naim Murseli mbetet në burg përjetë, i njëjti dënim dhe për killerin! Apelit lë në fuqi vendimin

23/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve
  • “Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjestër sepse…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.