AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Nga Samiti i NATO-s te mbrojtja nga sulmet e huaja, Nufi: Kemi kapacitete për të mbrojtur territorin

by Alb Times
23/11/2026
in Politikë
6
0
Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në një intervistë ekskluzive për Klan News me gazetarin Besard Jacaj, ka komentuar organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë, sigurinë e tij dhe kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë.

Gjatë intervistës, Nufi është ndalur edhe te buxheti i Mbrojtjes dhe modernizimi i Forcave të Armatosura, si dhe roli i ushtrisë në përballimin e emergjencave civile.

I pyetur nëse Samiti i NATO-s mund të mos zhvillohet në Tiranë për arsye sigurie, ministri i hodhi poshtë këto pretendime, duke konfirmuar se kryeqyteti shqiptar do të jetë mikpritës i takimit të Aleancës. Shtoi se për kohën se kur mbahet Samiti, vendosin zyrtarët e Aleancës së Traktatit të Veriut.

“Nuk është e vërtetë që të mos mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë për arsye sigurie. Do të mbahet Samiti, patjetër. Mund të shtyhet dhe sa duket do shtyhet, më 2028, por do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar. Rregullat njëherë në sa vjet mbahet Samiti vendosen nga NATO”, deklaroi Nufi.

Sa i përket buxhetit të Mbrojtjes, ministri u shpreh se Shqipëria ka në dispozicion fondin më të madh historik, ndërsa pjesa kryesore e investimeve do të shkojë për modernizimin e ushtrisë dhe shtimin e kapaciteteve ushtarake.

“Ne kemi buxhetin më të madh historik, 10 miliardë euro. Ky është buxheti më i madh i Ministrisë së Mbrojtjes, ku pjesa më e madhe shkon për modernizimin e ushtrisë shqiptare. Bëhet fjalë për dronë dhe flotë helikopterësh, kapacitete ushtarake që lidhen me forcat dhe komandat e ushtrisë”, deklaroi Nufi.

I pyetur se çfarë mundësish ka Shqipëria për t’u mbrojtur në rast të një sulmi nga një shtet tjetër, ministri theksoi se vendi disponon kapacitete për të parandaluar avancimin e forcave armike në territorin shqiptar.

Nënvizoi se shpenzimet për Mbrojtjen duhet të jenë në raport edhe me nevojat e sektorëve të tjerë.

“Nuk është e vërtetë që ne nuk bëjmë asgjë. Ne kemi kapacitete ushtarake për të parandaluar avancimin e forcave armike apo kundërshtare në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe janë në përputhje me Aleancën e NATO-s. A duhet të ishte e rëndësishme që të kemi më tepër shpenzime? Patjetër, por kemi pyetjen tjetër se përse paratë të mos shkojnë në arsim apo në fusha të tjera”, u shpreh ministri.

Sa i përket angazhimit të Forcave të Armatosura në shuarjen e zjarreve, Nufi theksoi se misioni i ushtrisë është shumë më i gjerë dhe nuk kufizohet vetëm te emergjencat civile. Sipas tij, efektivët kanë qenë në shërbim të qytetarëve përmes ndërhyrjeve nga toka dhe ajri.

“Forcat e Armatosura janë krenari për vendin. FA kanë bërë edhe punën e fikjes së zjarreve, por kanë edhe shumë punë të tjera. Kanë kryer fikje zjarri, duke iu shërbyer qytetarëve dhe duke i ndihmuar ata me operacione nga toka dhe nga ajri”, deklaroi Nufi.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1302 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretNë plan të parëPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1302 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve

23/11/2026

“Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjestër sepse…

23/11/2026

“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

23/11/2026

Antifashizmi, trashëgimi që duhet mbrojtur / Historianët dhe veteranët bëhen bashkë në Akademinë e Shkencave

23/11/2026

Nga Samiti i NATO-s te mbrojtja nga sulmet e huaja, Nufi: Kemi kapacitete për të mbrojtur territorin

23/11/2026

Arrestimi i ‘El Chapo Isidros’ përgjak Meksikën, 20 të vrarë në përplasjet me kartelet e drogës

23/11/2026

Shifra marramendëse! Irani i del Amerikës me faturën 290 miliardë dollarëshe

23/11/2026

Deri në 87 mijë vende të reja pune në Kosovë? Pengesat drejt realizimit

23/11/2026

Pse po kundërshtohet projektligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore në Kosovë?

23/11/2026

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?

23/11/2026

Atentati në Fier/ Familja hap dyert e mortit, nesër përcillet në banesën e fundit 60-vjeçari Selami Hasani! Nipi i plagosur rëndë në spital

23/11/2026

Tragjedia në Florida, djali 19-vjeçar i politikanit qëllohet për vdekje gjatë kampingut me miqtë, mister kush e tërhoqi këmbëzën!

23/11/2026

Deputeti Malaj vizitë në Podgoricë, takohet me zv/kryeministrin Nik Gjeloshaj, fokusi te rruga Dragobi-Plavë!

23/11/2026

Nga protesta në lëvizje politike, hapat që duhet të ndjekin për t’u regjistruar në zgjedhje dhe çfarë thotë Kodi!

23/11/2026

Po trafikonin 25 kg kokainë në Zvicër, dy shqiptarët rrezikojnë dënimin me mbi 20 vite burg!

23/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve
  • “Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjestër sepse…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.