AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve që takuan Ramën: Linçimi dhe frikësimi janë terrorizim i hapësirës publike

by Alb Times
22/11/2026
in Politikë
6
0
Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve që takuan Ramën: Linçimi dhe frikësimi janë terrorizim i hapësirës publike

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka reaguar ndaj sulmeve dhe linçimit në rrjetet sociale ndaj të rinjve që morën pjesë në takimin me Kryeministrin, duke e cilësuar këtë fenomen si një formë terrorizimi të hapësirës publike dhe një kërcënim për lirinë e shprehjes.

Në një reagim të gjatë këtë të diel, Ministrja e Arsimit thotë se në takimin që zgjati më shumë se tre orë mes të rinjve dhe Kryeministrit, askush nuk ka cënuar askënd, teksa dënoi çdo tentativë sulmi ndaj të rinjve pjesëmarrës në takim.

Postimi i plotë:

ÇFARË KOHE PO JETOJMË, KUR TAKIMI ME NJË AUTORITET PUBLIK TË KTHEN NË TË FAJSHËM?! Fajtor për çfarë?!

Që guxon të flasësh si njeri i lirë dhe i pavarur me Kryeministrin e vendit apo me një ministër? Që bën pyetje, shpreh mendimin tënd, kritikon, nuk dakordësohesh apo kërkon ndryshim?

Dhe për këtë, të kthehesh në shënjestër të sulmeve anonime nga terroristët e fjalës së lirë?!

Kush je ti, që i fshehur si cub pas anonimatit të rrjetit, guxon të masakrosh me thikën virtuale individë me emër e mbiemër, të cilët duhet të ndihen të lirë në një shoqëri që Lirinë e Fjalës e ka paguar më shtrenjtë se shumë shoqëri të tjera në Europë?!

Po ti tjetri, që nga anë e anës së ekranit, anatemon e paragjykon një të ri e i faturon takimin si akt tradhëtie?! Tradhëti ndaj kujt more!! Madje shkon aq larg sa edhe prindin ia quan “bashkëpunëtor në krim”! Çfarë po bëjmë kështu duke vrarë në qelizë ambiciet e të rinjve për të marrë pjesë në nje debat publik!!

Si mundet që FJALA, ajo me të cilën fillojnë Librat e Shenjtë, të të kthejë në viktimë të një persekutimi publik, të organizuar nga profile me maska të zeza, që i japin vetes një mandat të pamandatuar nga askush, aq më pak nga ndonjë organizim demokratik?!

Unë isha në takimin me Kryeministrin, ku për gati tri orë diskutuam me një grup të rinjsh të ftuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë. Mes tyre kishte studentë, maturantë dhe ish-studentë.

Shumë prej tyre folën. Bënë pyetje, kritikuan, u ankuan, nuk u dakordësuan, propozuan, kërkuan ndryshime. Morën përgjigje, u informuan dhe, në fund, pranuan ose nuk pranuan argumentet që dëgjuan.

Askush nuk cënoi askënd. Askush nuk detyroi askënd.

Të rinjtë folën lirisht. Diskutuam. U dëgjuam. Dhe pikërisht kjo është rruga më demokratike e komunikimit në një shoqëri të lirë: të flasim pa frikë dhe të dëgjojmë pa paragjykim.

Si ministre e Arsimit, gjatë kësaj kohe kam takuar të rinj, nxënës dhe studentë, individualisht dhe në grupe. Kemi folur hapur, kemi ndarë shqetësime dhe kemi diskutuar për atë që funksionon, por edhe për atë që çalon në institucionet dhe shërbimet publike.

Këto takime na kanë ndihmuar të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, të kuptojmë më mirë institucionet dhe, mbi të gjitha, të identifikojmë çfarë duhet të ndryshojmë për t’iu përgjigjur më mirë pritshmërive të studentëve dhe të rinjve.

Por është tronditëse të shohësh se në vitin 2026, të rinj që duan të shprehen, kanë frikë të shfaqen publikisht duke folur normalisht!

Dhe jo nga autoriteti. Jo nga pushteti. Jo nga shteti.

Por nga terroristët anonimë të fjalës së lirë në rrjetet sociale, që kanë si armë linçimin, bullizimin dhe frikësimin.

Kur një i ri fillon të mendojë jo çfarë duhet të thotë, por çfarë do t’i ndodhë nëse e thotë, atëherë kemi një problem shumë më të madh se një debat në rrjetet sociale.

Kemi një problem me vetë LIRINË.

Paralizimi i fjalës dhe i lirisë për të dialoguar prodhon mpirje të qytetarit, të Qytetit, të mendimit dhe të veprimit social. Dhe, më tej, paralizon edhe vetë veprimin politik.

Akoma më e rrezikshme bëhet kjo kur në shënjestër vendosen të rinjtë, të cilëve shoqëria duhet t’u japë kurajë civile, t’u nxisë mendimin kritik, përballjen me argumente dhe të vërteta, dëshirën për debat dhe forcën për të vepruar.

Sepse një shoqëri që i mëson të rinjtë të heshtin, është një shoqëri që rrezikon të humbasë të ardhmen e saj.

Askush nuk ka nevojë të marrë leje nga askush për të marrë pjesë në një takim dhe për të shprehur mendimin e vet.

Dhe askush nuk ka të drejtë të ndalojë, aq më pak të kërcënojë, cilindo që zgjedh të flasë në emër të lirisë së tij për t’u shprehur dhe për t’u dëgjuar.

Liria e fjalës nuk është privilegj i atyre që bërtasin më fort. Aq më pak i atyre që shqyejnë trotuare publike apo ekonomi private.

Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime! Nuk është as mandat për të poshtëruar, frikësuar apo përjashtuar të tjerët nga debati publik.

Liria e fjalës është e drejta për të folur, por edhe detyrimi për të respektuar të drejtën e TJETRIT për të folur dhe për të pasur një qasje të ndryshme.

Çdo përpjekje për të zëvendësuar argumentin me dhunën verbale, debatin me linçimin dhe mendimin e lirë me frikën, është një formë terrorizimi në hapësirën publike. Madje shumë e rrezikshme!

Shqipëria nuk e ka dhe nuk duhet ta ketë kurrë luksin të humbasë as edhe një milimetër të lirisë së saj dhe të rendit kushtetues demokratik.

Sepse këtë liri, prindërit e të rinjve të sotëm e kanë fituar me sakrificën e jetës së shkuar në diktaturë!

Dhe ne nuk kemi të drejtë t’ia dorëzojmë LIRINË frikës!
Kurrë më!

Tags: KryesoretNë plan të parëPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, 40-vjeçari në Libohovë arrestohet pas 2 orësh negociata me policinë

22/11/2026

Balla paralajmëron ndryshime për blegtorët, TVSH-ja e qumështit ulet në 6%

22/11/2026

Grabitën 22 mijë euro, 800 mijë lekë dhe bizhuteri në Durrës, policia zbulon ku i fshehën sendet e vjedhura

22/11/2026

Nga Portugalia drejt Athinës me 15 kg kanabis në valixhe, arrestohet shqiptari

22/11/2026

120-vjetori i Shoqatës “Tomorri”, Begaj: Një trashëgimi që na vjen nga shekujt, detyra jonë ta ruajmë

22/11/2026

Çfarë ndodhi në Qafë-Thanë? Himni shqiptar në Pustec ndez debat në konferencën me Mickoskin, gazetari nga Tetova përplaset me Ramën

22/11/2026

“Në lojë është vetë jeta ime”, Veliaj refuzon operacionin në Fier: Nuk i besoj atij që më internoi

22/11/2026

Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve që takuan Ramën: Linçimi dhe frikësimi janë terrorizim i hapësirës publike

22/11/2026

Protesta në Tiranë, policia procedon 10 persona dhe vendos 13 gjoba administrative

22/11/2026

“Sikur ma prenë kokën”, Spiropali thyen heshtjen pas Asamblesë dhe lajmeve për hetimet e SPAK: Jam si qeniet mitologjike, më dalin 7 të tjera…!

22/11/2026

Rama sqaron deklaratën për pakicën bullgare në Maqedoninë e Veriut: Nuk i jap leksione askujt

22/11/2026

Xhensila Myrtezaj dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave, hetimet zbulojnë transaksionet dhe depozitimet cash të pajustifikuara

22/11/2026

Përshkallëzohet përplasja në Lindjen e Mesme/ Irani sulmon dy bazat amerikane, godet sistemet patriot në Bahrein

22/11/2026

“I jam drejtuar GJKKO-së për ndërhyrjen kirurgjikale”, Veliaj refuzon të paraqitet në spitalin e Fierit për analizat mjekësore

22/11/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në Fier, “zhduket” shoferi

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, 40-vjeçari në Libohovë arrestohet pas 2 orësh negociata me policinë
  • Balla paralajmëron ndryshime për blegtorët, TVSH-ja e qumështit ulet në 6%

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.