AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kosovë

Kosova i përgjigjet kritikave të ndërkombëtarëve, nismë e re për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Kurti dhe PDK në një mendje

by SHT Media
19/11/2026
in Kosovë
6
0
Kosova i përgjigjet kritikave të ndërkombëtarëve, nismë e re për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Kurti dhe PDK në një mendje

Foto: Kosovë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova do të ndërmarrë një nismë të re për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, pasi ndryshimet e tanishme në këtë ligj të vitit 2015 s’u miratuan mes kundërshtimeve të ashpra nga ndërkombëtarët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në opozitë u pajtuan për një nismë të re të enjten, në ditën kur votimi për ndryshimet e propozuara në këtë ligj, të cilat do t’ia kufizonin kompetencat kësaj gjykate, u shty për herë të dytë brenda ditësh.

Ndryshimet e miratuara në tetor u kthyen në Kuvend për rishqyrtim nga presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, me kërkesën e vetë iniciueses, PDK-së. Ato u miratuan pak javë pasi kjo gjykatë i dënoi në shkallë të parë katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti u takua më herët gjatë ditës me ushtruesen e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, për të diskutuar ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale. Ai kishte shprehur rezerva ndaj hyrjes në fuqi të ndryshimeve, të cilat kishin nxitur kundërshtime ndërkombëtare.

PDK-ja kishte kërkuar që ndryshimet të miratoheshin fillimisht dhe më pas, brenda dy javësh nga hyrja në fuqi e ligjit, të bëheshin ndryshime të tjera për të adresuar shqetësimet ndërkombëtare. Por, në fund, partia hoqi dorë nga kjo kërkesë.

Duke folur në një seancë të Kuvendit, Kurti tha se nuk dyshon “në qëllimin e mirë” të PDK-së për ta ndryshuar Ligjin, por shtoi se “nuk mjafton vetëm kjo – duhet të kemi sukses, duhet të dalim fitimtarë”.

“Për këtë na duhet një ligj, i cili nuk kthehet mbrapsht, nuk anulohet, por një ligj që ka efekt në realitet, në praktikë…”, tha Kurti.

Çitaku, duke folur më vonë në një konferencë për media, tha se me kryeministrin janë pajtuar për përmbajtjen e ligjit dhe për ndryshimet që duhen bërë në të.

“Dallimet kanë qenë tek procedura parlamentare. Si rezultat, sot u pajtuam edhe për rrugën që do ta ndjekim. Nismën e re ligjore menjëherë javën tjetër, me propozime tona konkrete dhe me propozimet e ekspertëve”, ka thënë Çitaku.

Kurti theksoi se pret që javën e ardhshme të dorëzohet një draft i ri për ligjin për Specialen, përmbajtja e të cilit duhet të hidhet në diskutim e më pas edhe në votim.

Ai bëri thirrje që përmbajtja e re të jetë në përputhje me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Kosovës, “në mënyrë që të ndihmohet drejtësia”.

Ndryshimet kryesore, që përfundimisht dështuan të kalonin, synonin ngushtimin e juridiksionit të Gjykatës Speciale, duke e kufizuar atë kryesisht në pretendimet për trafikim organesh dhe në vrasje, torturë e trajtim mizor. Po ashtu, periudha kohore e juridiksionit do të kufizohej nga 1 korriku 1999 deri më 31 dhjetor 2000, ndërsa ai territorial vetëm në territorin e Kosovës.

Projektligji parashihte kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burgim, si dhe mundësinë që të dënuarit t’i vuanin dënimet në Kosovë dhe të përfitonin nga falja presidenciale.

Rastet që do të mbeteshin jashtë juridiksionit të ri do të transferoheshin në sistemin e drejtësisë së Kosovës, bashkë me provat dhe dosjet përkatëse. Rastet në proces do të vazhdonin në apel në Hagë, ndërsa ndryshimet nuk nënkuptonin anulimin automatik të aktgjykimeve ekzistuese apo lirimin e të dënuarve.

Synimi për t’i kaluar këto ndryshime nxiti reagime nga ndërkombëtarët, me Bashkimin Evropian që tha se ato shkelnin zotimet ndërkombëtarë të Kosovës.

Kosova rrezikonte të shkelte zotimet e marra përmes shkëmbimit të letrave të prillit 2014 ndërmjet presidentes së atëhershme, Atifete Jahjaga, dhe shefes së BE-së, Catherine Ashton.

Përmes tyre, Kosova ishte zotuar që të konsultohej me Bashkimin Evropian për çdo ndryshim ligjor që prek mandatin ose procedurat e Dhomave të Specializuara, si dhe të garantonte vazhdimin e punës së Gjykatës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri në përfundimin e hetimeve dhe procedurave përkatëse.

Këto zotime lidhen edhe me Nenin 162 të Kushtetutës së Kosovës, që përcakton bazën kushtetuese të Dhomave të Specializuara dhe juridiksionin ekskluziv të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese për çështjet që lidhen me to.

Çitaku tha se ndryshimet e reja do të bazohen në tekstin që Kuvendi e kishte miratuar në dy lexime në tetor, por nuk dha hollësi se çfarë do të përmbajnë ato.

“Mbi atë tekst do të bëjmë ndryshimet e nevojshme për ta bërë ligjin më të qëndrueshëm juridikisht dhe për t’u dhënë çlirimtarëve tanë mbështetje konkrete shtetërore”, tha Çitaku.

Çitaku tha se i pranon kritikat për mënyrën se si PDK-ja e kishte trajtuar këtë çështje nga dita e parë.

Ajo u zotua se këtë proces “do ta çojmë deri në fund”, duke shtuar se “projektligjin do ta hartojmë dhe do ta sjellim në Kuvend për votim, më të plotë, më të qëndrueshëm juridikisht, më të zbatueshëm praktikisht”.

Ndërkohë, Kurti tha se beson se “korrigjimi” i aktgjykimit dënues të 16 shtatorit duhet të ndodhë në shkallën e dytë, pra në Gjykatën e Apelit në Hagë.

Ai paralajmëroi se Grupi Punues për Strategjinë Shtetërore për Apelin në Hagë, i themeluar nga Qeveria në tetor, do ta sjellë javën e ardhshme draftin e parë të strategjisë shtetërore për ta ndihmuar ish-katërshen e UÇK-së në apelimin e dënimeve me burgim për krime lufte.

Grupin e udhëheq Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Hashim Thaçi, Kadi Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi – të cilët udhëhoqën UÇK-në gjatë luftës së saj kundër forcave serbe më 1998-99 – u shpallën fajtorë më 16 shtator për akuza për krime lufte.

Ish-presidenti Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim secili, ndërsa ish-kryeparlamentari tjetër Veseli u dënua me 18 vjet, dhe ish-deputeti Selimi me 13 vjet.

Që të katërtit i kanë mohuar akuzat dhe do të ankohen ndaj aktgjykimit të shkallës së parë në Apelin e Speciales. /REL/

Tags: KosovaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Lista e zezë” ukrainase përfshin edhe Matteo Salvinin dhe eurodeputetë evropianë, Roma kërkon sqarime nga Kievi

19/11/2026

Kosova i përgjigjet kritikave të ndërkombëtarëve, nismë e re për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Kurti dhe PDK në një mendje

19/11/2026

Përfundon takimi në Berlin! Merz, Macron, Burnham dhe Kushner, përcaktojnë kushtet për paqen në Ukrainë

19/11/2026

Sulmet ruse në Kiev, Hoxha: Moska shpërfill të drejtën ndërkombëtare, solidaritet me Holandën dhe Austrinë

19/11/2026

Një popull që harron të mirën që i asht ba në ditët më të vështira, bahet bukëpërmbysë!

19/11/2026

Trump pas takimit me Putin dhe Xi Jinping në Kinë: Nuk do të marr vendime për Ukrainën pa Zelenskyn!

19/11/2026

“Pajisje me sisteme moderne”- Buxheti 2027, Nufi: Më shumë siguri për qytetarët dhe Forca të Armatosura më të përgatitura!

19/11/2026

Raporti i Agjencisë së Energjisë: Kriza në Lindjen e Mesme, kërcënimi më i madh për sigurinë energjetike në histori

19/11/2026

Dogana bllokon anijen me 16,8 tonë karburant të padeklaruar në Portin e Durrësit!

19/11/2026

Putin pas Samitit të APEC: Pranuam kompromiset e Trump për Ukrainën, Kievi dhe Europa nuk duan paqe!

19/11/2026

Pas takimit trepalësh në Kinë, Trump telefonon liderët europianë në Berlin dhe kritikon ndihmën 70 miliardëshe për Ukrainën: Putin do paqe!

19/11/2026

Balla: Buxheti 2027 ul çmimet e 54 produkteve ushqimore, naftës dhe mbështet familjet e reja

19/11/2026

Takimi i “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, kryeministri Rama publikon foto-albumin nga ajo çfarë nuk u pa gjatë bisedimeve!

19/11/2026

Zhvati 232 mijë dollarë, SHBA ekstradon shqiptarin e kërkuar për krime kibernetike!

19/11/2026

Pesha e teorisë drithëruese të pushtetit të përgjakur

19/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Lista e zezë” ukrainase përfshin edhe Matteo Salvinin dhe eurodeputetë evropianë, Roma kërkon sqarime nga Kievi
  • Kosova i përgjigjet kritikave të ndërkombëtarëve, nismë e re për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Kurti dhe PDK në një mendje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.