AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Pesha e teorisë drithëruese të pushtetit të përgjakur

by Alb Times
19/11/2026
in Opinion
6
0
Pesha e teorisë drithëruese të pushtetit të përgjakur

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Publikimi nga gazetari Bledi Mane i ballinës së “Rilindja Demokratike” të prag 28 nëntorit 1998, para referendumit të Kushtetutës që ne kemi sot, është mjaft kuptimplotë.

Në atë numër para një dite vendimtare për vendin, opozita e PD-së e kishte braktisur procesin. Aleati më i rëndësishëm i saj, Partia Republikane jo.

Në fakt Partia Republikane që atëherë drejtohej nga Sabri Godo nuk ishte aleat i PD-së. Që në vetëm e 1996, Godo, ishte arkitekti i një të djathte konservatore siç ishte “E Djathta e Bashkuar Shqiptare”, e cila në Shkodër kishte fundosur PD-në e kishte siguruar një grup parlamentar independent në Parlament.

Nejse, Sali Berisha e bojkotoi procesin e hartimit, miratimin në Kuvend dhe referendumin popullor të ratifikimit të ligjit themeltar të shtetit shqiptar.

Pak ditë para se të zhvillohej referendumi, organi kryesor mediatik i PD-së, hapi titullin e madh: “Do të përgjaket referendum!”.

Ky titull solli në Tiranë, ditën e 22 nëntorit 1998 një ankth e shqetësim të përgjithshëm, por njerëzit qetësisht shkuan dhe votuan për të bërë detyrën qytetare, e si gjithnjë vendimi i tyre ka qenë në adresën e duhur.

Por kjo logjikë apo taktike e një pushteti të përgjakur, vjen si fantazëm sa herë në skenë gjendet kryemjeshtri i saj Sali Berisha, por edhe njerëz të rinj që po na hiqen si kundërshtarë, rivalë, madje modele të ndryshme nga “Doktor Përgjakja”.

Fantazma e kësaj politike ka shoqëruar gjithë stinën e protestave prej qershorit; “Ju ka ardhur fundi”, “Do ta djegim fare”, “Do të bëjmë terror”.

Analiza e gjithë kësaj logjike, e cila së pari ka një narrativë verbale e mediatike është bërë shpesh, duke sjellë apo munduar të sjellë arsyen aty ku nuk vjen, apo prioritetin aty ku nuk merret.

Megjithatë, problem mbetet tek koncepti politik i “përgjakjes së pushtetit” apo i “pushtetit të përgjakur”, në kuptimin e pasojës së tij që lë në shoqëri, në shtet e në popullsi. Shqipëria e ka provuar në lëkurën e saj disa herë që nga themelimi i shtetit. E pasojat kanë qenë katastrofale, duke pjesë gjithnjë së paku trauma e drama, e mbi të gjitha ndarje e dasi tronditëse për një vend të vogël si ne që është shkatërrues.

Kombe më të mëdha se ne, që kanë shumë më tepër damarë të ndryshëm e rryma diferente e kanë gjetur kohezionin për të mbajtur atë që është i rëndësishëm për një shtet komb-bazën thelbësore apo shtyllën kurrizore që mban organet e trupit.

Përgjakja si fenomen është drithërues, është dramatik e pjell vetëm tragjedi. Po përse atëherë përsëritet sërish e sërish, si një mallkim që i vjen një vendi sa herë që nis një cikël zhvillimi politik e sidomos ekonomik?

Është alternativë, apo një version shantazhi që e zëvendëson atë? Padyshim është kjo e fundit, e cila ka ardhur edhe sot si një dhunë verbale për të shtyrë apo detyruar njerëzit që të zgjedhin këta të tmerrshëm se ndryshe do digjemi? Një film krejt i parë; në Italinë e Musolinit në 1922 dhe Gjermaninë e Hitlerit të 1933.

Ndërkaq të gjithë kopjet e dala në histori nuk janë gjë tjetër veçse viktima të shefave të tyre që paguajnë muajin që të sillen sit ë çmendur para njerëzve që të frikësojnë shumicën. Po si mund t’ia dalin në një vend anëtar të NATOS?!

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Lista e zezë” ukrainase përfshin edhe Matteo Salvinin dhe eurodeputetë evropianë, Roma kërkon sqarime nga Kievi

19/11/2026

Kosova i përgjigjet kritikave të ndërkombëtarëve, nismë e re për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Kurti dhe PDK në një mendje

19/11/2026

Përfundon takimi në Berlin! Merz, Macron, Burnham dhe Kushner, përcaktojnë kushtet për paqen në Ukrainë

19/11/2026

Sulmet ruse në Kiev, Hoxha: Moska shpërfill të drejtën ndërkombëtare, solidaritet me Holandën dhe Austrinë

19/11/2026

Një popull që harron të mirën që i asht ba në ditët më të vështira, bahet bukëpërmbysë!

19/11/2026

Trump pas takimit me Putin dhe Xi Jinping në Kinë: Nuk do të marr vendime për Ukrainën pa Zelenskyn!

19/11/2026

“Pajisje me sisteme moderne”- Buxheti 2027, Nufi: Më shumë siguri për qytetarët dhe Forca të Armatosura më të përgatitura!

19/11/2026

Raporti i Agjencisë së Energjisë: Kriza në Lindjen e Mesme, kërcënimi më i madh për sigurinë energjetike në histori

19/11/2026

Dogana bllokon anijen me 16,8 tonë karburant të padeklaruar në Portin e Durrësit!

19/11/2026

Putin pas Samitit të APEC: Pranuam kompromiset e Trump për Ukrainën, Kievi dhe Europa nuk duan paqe!

19/11/2026

Pas takimit trepalësh në Kinë, Trump telefonon liderët europianë në Berlin dhe kritikon ndihmën 70 miliardëshe për Ukrainën: Putin do paqe!

19/11/2026

Balla: Buxheti 2027 ul çmimet e 54 produkteve ushqimore, naftës dhe mbështet familjet e reja

19/11/2026

Takimi i “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, kryeministri Rama publikon foto-albumin nga ajo çfarë nuk u pa gjatë bisedimeve!

19/11/2026

Zhvati 232 mijë dollarë, SHBA ekstradon shqiptarin e kërkuar për krime kibernetike!

19/11/2026

Pesha e teorisë drithëruese të pushtetit të përgjakur

19/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Lista e zezë” ukrainase përfshin edhe Matteo Salvinin dhe eurodeputetë evropianë, Roma kërkon sqarime nga Kievi
  • Kosova i përgjigjet kritikave të ndërkombëtarëve, nismë e re për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Kurti dhe PDK në një mendje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.