AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Siguria në shkolla, certifikohen punonjësit e Policisë! Hita: Të rinjtë duhet të kërkojnë ndihmë pa frikë, investim për të ardhmen!

by Alb Times
19/11/2026
in Kronikë
6
0
Siguria në shkolla, certifikohen punonjësit e Policisë! Hita: Të rinjtë duhet të kërkojnë ndihmë pa frikë, investim për të ardhmen!

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Certifikohen punonjësit e Policisë për sigurinë në shkolla, Hita: Të rinjtë duhet të kërkojnë ndihmë pa frikë

Policia e Shtetit ka certifikuar punonjësit e angazhuar për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë, pas përfundimit të një programi trajnimi mbi çështjet e sigurisë në shkolla. Gjatë aktivitetit u dorëzuan certifikatat për ndihmës specialistët për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë.

Në fjalën e tij, Hita theksoi se roli i punonjësve të Policisë në marrëdhënien me nxënësit është thelbësor për ndërtimin e besimit mes institucionit dhe komunitetit.

“Ju jeni përfaqësuesit e Policisë së Shtetit në marrëdhënien me brezin e ri, veçanërisht me nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Roli juaj është thelbësor, sepse përmes komunikimit dhe edukimit ju ndihmoni në ndërtimin e një marrëdhënieje besimi mes Policisë dhe komunitetit. Edukimi i të rinjve me frymën e respektimit të ligjit, dallimit të së mirës nga e keqja dhe respektimit të normave shoqërore është një investim për të ardhmen. Në këtë mënyrë ndihmojmë në rritjen e një brezi të përgjegjshëm, që di të kundërshtojë dhunën dhe sjelljet antisociale”, deklaroi Hita.

Ai siguroi se siguria në shkolla do të vijojë të jetë një nga prioritetet e Policisë së Shtetit, ndërsa kërkoi që punonjësit të mos e kufizojnë rolin e tyre vetëm në zhvillimin e orëve edukative.

“Prania ime sot këtu është një vlerësim për përkushtimin tuaj dhe për rëndësinë e kësaj detyre. Dua t’ju siguroj se puna në shkolla mbetet një prioritet për Policinë e Shtetit. Më tej, dua të ndalem te një mesazh që e konsideroj shumë të rëndësishëm: mos e shihni veten thjesht si punonjës policie që shkoni në shkollë për të zhvilluar një orë edukimi. Shiheni veten si një pikë referimi për nxënësit, si njerëz te të cilët ata mund të drejtohen pa frikë, të kërkojnë ndihmë dhe të gjejnë mbështetje!”, u shpreh ai.

Nga ana e saj, Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, vlerësoi angazhimin e Policisë së Shtetit në kuadër të Paketës së Sigurisë në Shkolla. Ajo u ndal veçanërisht te roli i grave dhe vajzave në strukturat e Policisë, duke theksuar se prania e tyre ka ndikuar në rritjen e besimit të nxënësve dhe në identifikimin e problematikave.

“Besoj fort se ne të gjithë në punë kemi detyra funksionale, ato që na ngarkon ligji, por mënyra se si jepet prioriteti dhe ku ne duam të fokusohemi bën diferencën nga një vit shkollor në një vit tjetër. Gjithashtu, e vlerësoj shumë që ky ka qenë një nga ato vite kur jo vetëm të katërta ministritë që janë angazhuar në Paketën e Sigurisë në Shkolla, por veçanërisht Policia e Shtetit e ka pasur sigurinë në shkolla prioritet. Kështu që, për këtë doja shumë t’ju jepja një falënderim të veçantë të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, duke qenë se kur vjen puna te fëmijët, është rasti tipik kur na bashkohet detyra jonë funksionale dhe ligjore me detyrën tonë personale si prindër dhe si familjarë”, deklaroi Ruseti.

Zëvendësministrja theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me punonjësit socialë, psikologët dhe oficerët e sigurisë në shkolla.

Një tjetër risi e prezantuar në kuadër të këtij aktiviteti është platforma “Help4You”, e krijuar nga Europol, e cila tashmë është e disponueshme edhe në gjuhën shqipe.

Platforma është bërë e mundur falë bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Projektit Suedez për Policimin në Komunitet.

Ajo synon t’u vijë në ndihmë nxënësve dhe të rinjve për t’u informuar dhe për të kërkuar këshillim lidhur me rastet e dhunës, si dhe shqetësimet dhe problematikat me të cilat përballen në hapësirën digjitale. Ndërkohë, drejtori i Programit SCPA, Ansi Shundi, shpjegoi se trajnimet synojnë të qartësojnë rolin dhe përgjegjësitë e punonjësve të Policisë në zbatimin e Paketës Kombëtare të Sigurisë në Shkolla.

Sipas tij, një nga objektivat kryesorë është përcaktimi i qartë i rasteve kur dhe si duhet të ndërhyjë Policia, si dhe ndarja e përgjegjësive me drejtuesit e shkollave, psikologët dhe strukturat e tjera përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

23/11/2026

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

23/11/2026

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

23/11/2026

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

23/11/2026

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

23/11/2026

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

23/11/2026

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

23/11/2026

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

23/11/2026

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

23/11/2026

Veliaj ka frikë se mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin

23/11/2026

Meçe: Në PS ka një diversion të brendshëm! U aktivizuan tani që partia është në vështirësi…

23/11/2026

“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

23/11/2026

Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve

23/11/2026

“Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjestër sepse…

23/11/2026

“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

23/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta
  • “Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.