AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Kandidatët janë gati dhe alternativat duhen

by Alb Times
19/11/2026
in Opinion
6
0
Kandidatët janë gati dhe alternativat duhen

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Manjani

Duket se PS, PD dhe Arlind Qori i kanë pak a shumë gati kandidatët për Bashkinë e Tiranës. Ervin Demo, Ilir Alimehmeti dhe vetë Arlind Qori janë emrat që përfliten. Në sfond endet ende Florian Binaj, si kandidat i mbështetur nga Lapaj.

Ndërkohë, një pjesë e opozitarizmit të rrugës duket më e përqendruar te përplasjet, koshat e djegur dhe semaforët e shkulur sesa te mënyra se si duhet qeverisur qyteti.

Pra, emrat i kemi. Partitë i kemi. Qytetin e kemi. Ajo që ende nuk kemi janë alternativat se çfarë do të bëhet me këtë qytet!

Sepse Tirana nuk është një qytet të cilit i mungojnë paratë. Është një qytet të cilit, pavarësisht parave të shpenzuara, vazhdojnë t’i mungojnë investimet e mëdha infrastrukturore.

Në 11 vitet e fundit, buxheti i Bashkisë së Tiranës ka shpenzuar rreth 2 miliardë euro para buxheti. Por, pas gjithë këtyre parave, Tirana ende nuk e ka zgjidhur problemin elementar të kanalizimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura.

Kryeqyteti ynë vazhdon të bashkëjetojë me Lanën, një përrua që përshkon mesin e qytetit dhe që, në segmente të caktuara, mbart ndotje dhe erën e produktit tonë të përbashkët të çdo sabahu.

Me fjalë më pak teknike, ne ende nuk kemi arritur të ndajmë qytetin nga kaka jonë e përbashkët!

Kjo nuk është metaforë politike. Është problem kanalizimesh!

Hej, si thoni sikur të vendosim një stekë fare të thjeshtë për kandidatët e rinj?

Jo kush flet më bukur. Jo kush ka fotografinë më të mirë. As kush premton më shumë lulishte, sheshe, kulla apo qendra të reja urbane.

Por kush na shpjegon si, me sa para dhe brenda sa vitesh do të kanalizohen dhe trajtohen ujërat tona të zeza?!

Për çfarë na duhet bashkia nëse nuk arrin të kryejë atë funksion për të cilin qytetërimet kanë investuar që në lashtësi, largimin e ujërave të ndotura nga vendbanimet e njerëzve?!

Romakët ndërtuan kanalizime dy mijë vjet më parë. Ne, në vitin 2026, vazhdojmë të diskutojmë për projekte zhvillimi urban, ndërsa problemi më elementar i higjienës qytetare mbetet i pazgjidhur.

Nuk më hyjnë më në sy premtimet për projekte madhështore, qendra multifunksionale, rikualifikime urbane apo transformime historike. Këto gjëra i bën paraja dhe biznesi privat tashmë. Të gjitha mund të jenë të dobishme, por asnjëra nuk zëvendëson infrastrukturën bazë, atë për të cilën ekziston komuna/bashkia.

Një qytet nuk bëhet europian nga fasadat, por nga infrastruktura që funksionon edhe aty ku syri nuk e sheh. Dhe pikërisht këtu duhet të fillojë debati për Tiranën.

Sa do të kushtojë zgjidhja përfundimtare e kanalizimeve? Ku do të trajtohen ujërat e ndotura? Cili është projekti? Cili është afati? Sa nga buxheti vjetor do të shkojë për investime që u shërbejnë brezave dhe jo vetëm mandateve të kryetarëve?

Këto janë pyetje për secilin kandidat, pavarësisht partisë që e propozon.

Sepse semaforët e shkulur do të ngulen përsëri. Koshat e djegur do të zëvendësohen. Edhe pllakat e trotuareve do të ndërrohen për të disatën herë. Por nuk e di nëse miliardat e ardhshëm të buxhetit do të shpenzohen përsëri për rrush e kumbulla, apo për investime të mëdha që i mbeten qytetit.

Kandidatët mund të jenë gati. Por qyteti ka nevojë për alternativa, jo thjesht për emra.

Dhe, për fillim, nuk do të ishte keq që secili prej tyre të na tregonte se kur do të vijë dita që Tirana të mos mbajë më erë kakë.

Nuk është ndonjë ambicie e madhe europiane.

Është minimumi i qytetërimit.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime!

26/11/2026

Pentagoni drejt një ndërhyrjeje në Nvidia? Diskutohet përdorimi i një ligji të vitit 1950 për rikthimin e Jensen Huang

26/11/2026

Integrimi i Shqipërisë në BE, kryeministri Rama pret komisioneren Marta Kos!

26/11/2026

“Ligji duhet të zbatohet nga të gjithë”- Demo në Kuvend: Janë pezulluar 9 efektivë policie pas protestave, 50 raste nën hetim administrativ!

26/11/2026

“Dhuna nuk u shkaktua nga studentët, por persona të maskuar”, Kumbaro: Dera jonë mbetet e hapur…

26/11/2026

Po transportonin drogë nga Saranda drejt Greqisë, në pranga 3 shqiptarë! Ja skema që përdornin…

26/11/2026

Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron

26/11/2026

Serbia cakton datën e zgjedhjeve presidenciale, qytetarët votojnë më 27 dhjetor

26/11/2026

SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike

26/11/2026

Një javë më parë u lirua nga qelia, rikthehen telashet për Vincens Pirolin, Policia e akuzon për vrasjen e Frrok Lleshajt

26/11/2026

Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari

26/11/2026

ODIHR kërkon sqarime për afatin e “Zgjedhores”, zbardhet letra për Gjiknurin e Bylykbashin

26/11/2026

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

26/11/2026

Korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me punë në komunitet kryebashkiakun e Vaut të Dejës

26/11/2026

Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime!
  • Pentagoni drejt një ndërhyrjeje në Nvidia? Diskutohet përdorimi i një ligji të vitit 1950 për rikthimin e Jensen Huang

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.