AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Edhe Churchill u bashkua me Stalinin”- Berisha nga Foltorja e Beratit, përsërit thirrjen për bashkim: Kemi bërë gabime, por…!

by Alb Times
17/11/2026
in Politikë
6
0
“Edhe Churchill u bashkua me Stalinin”- Berisha nga Foltorja e Beratit, përsërit thirrjen për bashkim: Kemi bërë gabime, por…!

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar në Berat takimin e radhës në kuadër të “Foltores së Ripërtëritjes”, ku ka përcjellë thirrjen për bashkim të demokratëve përballë asaj që e cilësoi si rrezik ekzistencial për Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te nevoja për kapërcimin e ndasive brenda opozitës, duke theksuar se bashkimi është mesazhi kryesor në momente të vështira. Për të ilustruar këtë qëndrim, ai solli si shembull edhe bashkëpunimin e Winston Churchill me Josif Stalinin gjatë Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht dallimeve të thella mes tyre.

“Përballë çdo rreziku ekzistencial ka vetëm një mesazh, bashkimi! Edhe Churchill u bashkua me Stalinin”, deklaroi Berisha.

Ai kritikoi gjithashtu përpjekjet për të krahasuar Partinë Demokratike me Partinë Socialiste dhe atë me kryeministrin Edi Rama, duke i cilësuar këto përpjekje si përpjekje për të dobësuar opozitën. Berisha mbrojti historinë dhe kontributin e Partisë Demokratike, duke përmendur arritje që, sipas tij, lidhen me orientimin perëndimor të Shqipërisë, integrimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Kreu i PD-së tha se partia ka bërë gabime, por këmbënguli se historia e saj është e lidhur me lirinë dhe orientimin europian të shqiptarëve.

Në vijim, Berisha e lidhi thirrjen për bashkim me situatën aktuale në vend, duke akuzuar qeverinë për korrupsion, ndikim të krimit dhe keqmenaxhim të pasurive kombëtare.

“Ne kemi një rrezik ekzistencial, kemi një rrezik që po na përzë nga Shqipëria. Kemi një rrezik që ka shndërruar pasuritë tona në mallkim për shqiptarët. Kemi një rrezik që për ne vendos droga në të gjitha nivelet. Atëherë hajde të bashkohemi”, u shpreh Berisha.

Takimi në Berat është pjesë e turit të tij politik “Foltorja e Ripërtëritjes”, përmes të cilit ai po zhvillon takime me mbështetës dhe demokratë në qytete të ndryshme të vendit.

“Ka mesazhe të tjera, ju e patë, në atë uragan mesazhi i vërtetë ishte bashkimi, kurse mesazhi i çirakëve të qeverisë dhe armiqve të PD, ishte krahasimi i PD me partinë e krimit apo ishte krahasimi i Berishës me Edi Ramën me shpresën dhe mendimin se do mund të krijonin skenarin serb.

Tani, unë nuk kam ndonjë tendencë të veçantë këtu të lavdëroj dhe të himnizoj PD-në, por përpjekjet ishin donkishoteske.

Nuk është parti që thyhet kjo, se në fakt parti për interesin e parë kombëtar që nga java e parë e themelimit gjer sot, ka paguar çdo çmim.

Një javë parti ishim ne kur deklaruam se çështja kombëtare është ylli ynë polar. Dhe çështjen kombëtare, të gjithë ata që e kishin krijuar, e pritën me drithma këtë deklaratë të partisë njëjavore. Në i qëndruam. Ne kemi bërë gabime, pa diskutim, por ama historia jonë, cilitdo që nuk ka frikë ta lexojë, do gjejë se është historia e lirisë së shqiptarëve.

Historia jonë, cilitdo që nuk ka frikë ta lexojë, do të gjejë se është historia e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar. Çfarë kanë shqiptarët evropiane të standardeve të sotme, të gjitha janë vepër e PD. Ishte kjo parti që i nxori nga honet e varfërisë dhe mjerimit dhe i renditi në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta. Që i shndërroi në qytetarët më të paguar të rajonit. Ishte kjo parti që vendosi javën e punës si në Evropë, pesëditore. Që zgjati lejen e lindjes një vit njëlloj si në Evropë. Që zgjati lejet nga dy javë në një muaj.

Pra ishte kjo parti që firmosi MSA-në, që liberalizoi vizat, anëtarësoi Shqipërinë në NATO. Dhe ishte kjo parti që kaloi një kalvar për dinjitetin dhe luftoi për dinjitetin e çdo demokrati, qëndroi e pamposhtur dhe tani të mendosh se mund ta sikterisësh është njëlloj si të besosh Shpiragun nga vendi. Por tani unë kthehem prapë tek mesazhi. Mesazhi është bashkimi.

Dhe në çdo rrezik ekzistencial ka vetëm një mesazh, bashkimi. Uinston Çërçill thotë se qytetërimi mund të jetojë gjatë, se liria mund të mbrohet, se paqja mund të ruhet, me kusht vetëm bashkimin. Me këto parime ai u bashkua me Josif Stalinin, që është pa diskutim krimineli më i madh i shekullit. Por u bashkua për të përballuar një makineri të tmerrshme lufte që po mbillte vrasje, djegie e shkatërrime në mbarë Evropën dhe ia doli. Dhe të themi ne shqiptarët të mos bashkohemi sot? Kurrë. Ne kemi një rrezik ekzistencial, kemi një rrezik që po na përzë nga Shqipëria. Kemi një rrezik që ka shndërruar pasuritë tona në mallkim për shqiptarët. Kemi një rrezik që për ne vendos droga në të gjitha nivelet. Atëherë hajt të bashkohemi”, tha Berisha.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Reforma/ Pakti PS-PD në minutën e fundit, kushtet e zgjedhjeve do të hartohen me ODIHR-in dhe Komisionin e Venecias

17/11/2026

Ministri Nufi takohet me homologun Maqedonci në Bruksel: Kosova në NATO, Shqipëria e mbështet këtë aspiratë!

17/11/2026

Dita e 171-të, përplasje mes protestuesve dhe Policisë para Kryeministrisë! Shoqërohet një person, ndërhyjnë tubuesit

17/11/2026

Vendimi ndaj Thaçit në Hagë, reagon Qeveria e Kosovës: Drejtësia duhet të jetë jo vetëm e pavarur, por edhe e besueshme!

17/11/2026

“Edhe Churchill u bashkua me Stalinin”- Berisha nga Foltorja e Beratit, përsërit thirrjen për bashkim: Kemi bërë gabime, por…!

17/11/2026

E rëndë në Itali, shoferja humb kontrollin e makinës dhe përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës! Dyshohet se…

17/11/2026

Fashizmi i “revolucionit paqësor” ishte shtrati që mbolli dhe lindi dhunën e tetorit

17/11/2026

Të djathtët e mirë dhe shqiptarët e rehatshëm

17/11/2026

DETAJET/ Do kryenin sulm terrorist në Greqi, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Dyshohet se do vrisnin biznesmenin izraelit të armëve (FOTO)

17/11/2026

Zv/ministri Qefalia flet për pagat e efektivëve: Rritje 15-20 mijë lekë për policët, sipas kategorive dhe vjetërsisë!

17/11/2026

Integrimi në BE, ministri Hoxha takon Marta Kos: Koha që këtë momentum ta përkthejmë në rezultate, mbyllje kapitujsh dhe reforma!

17/11/2026

Ambasadori Wendt prezanton “Payday Activities”: Punojmë që SHBA dhe Shqipëria të jenë më të forta, begata e të sigurta

17/11/2026

Skandalet me ‘spiunen’ dhe vartësen i kushtuan postin, ish-CEO i “Nvidia” thyen heshtjen: Nëse bordi…

17/11/2026

Tjetër sulm hibrid? Del jashtë funksionit NSA, rrjeti më i klasifikuar i komunikimit për sigurinë kombëtare të SHBA-ve!

17/11/2026

“Shqiptarët më kanë motivuar”- Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë pas operacionit në sy: S’jam penduar që mora pjesë në protestë!

17/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Reforma/ Pakti PS-PD në minutën e fundit, kushtet e zgjedhjeve do të hartohen me ODIHR-in dhe Komisionin e Venecias
  • Ministri Nufi takohet me homologun Maqedonci në Bruksel: Kosova në NATO, Shqipëria e mbështet këtë aspiratë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.