Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar vendimin për Armando Ndrecën, vëllanë e ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, duke e shpallur të pafajshëm për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Armando Ndreca u shpall fajtor për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”, por u deklarua i pafajshëm për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.
Pas bashkimit të dënimeve dhe uljes me 1/3, ai u dënua përfundimisht me 4 vite e 4 muaj burg.
