AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Dhuna, dëmi në ekonomi: 100 fish më shumë se bizneset e dëmtuara?

by Alb Times
17/11/2026
in Opinion
6
0
Zvërneci, një pasuri natyrore që meritonte më shumë se deklarata nga mjedisorët

Foto: Opinion

6
SHARES
308
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Kur dhuna politike shkatërron imazhin e Shqipërisë si një vend i sigurt, faturën nuk e paguajnë vetëm bizneset në qendër të Tiranës, që u janë thyer vitrinat, djegur ambientet apo dëmtuar e plaçkitur pajisjet. E paguan e gjithë ekonomia jonë, përmes investimeve të huaja që mund të mos vijnë, turistëve që mund të zgjedhin një destinacion tjetër, vendeve të punës që nuk krijohen dhe të ardhurave që humbasin bizneset shqiptare.

3.59 milionë euro: maja e ajsbergut e dëmit të plotë

Shifra prej 3,59 milionë eurosh, e paraqitur si vlerë e dëmeve të treguara nga bizneset e vogla dhe të mesme në dritaren virtuale “Dëmi im” në platformën “e-Albania”, të prekura nga dhuna gjatë protestave, është vetëm maja e ajsbergut e një fature shumë më të madhe ekonomike.

Duke mos llogaritur dëmet materiale të bizneseve të mëdha, përfshirë bankat tregtare, me pikat tregtare dhe filialet e tyre të shkatërruara në qender të kryeqytetit, ajo përfaqëson dëmin e drejtpërdrejtë, të dukshëm dhe të matshëm mbi pronën private.

Mirëpo ekziston edhe një dëm tjetër, shumë më i madh, që nuk shfaqet në bilancet e kompanive të dëmtuara dhe as në procesverbalet e policisë: dëmi që i shkaktohet besimit të investitorëve dhe perceptimit të turistëve të huaj për sigurinë e Shqipërisë sonë.

Nëse e shohim çështjen vetëm nga këndvështrimi i xhamave të thyer, i mjediseve publike dhe private të djegura, i dyqaneve të dëmtuara dhe i pajisjeve të shkatërruara, rrezikojmë të mos kuptojmë përmasat reale të dëmit që po na shkaktohet. Një biznes mund të riparojë një fasadë apo një mjedis pune të dëmtuar brenda pak ditësh. Kurse vendit mund t’i duhen shumë muaj për të rikuperuar besimin e një investitori apo të një operatori turistik, pasi imazhi i tij është dëmtuar në tregjet ndërkombëtare.

Investimet e huaja, viktima e padukshme e pasigurisë

Shqipëria ka pasur një ecuri mjaft pozitive në tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, investimet e huaja direkte arritën në rreth 1 miliard e 140 milionë euro. Kjo shifër dëshmon interesin e investitorëve të huaj për ekonominë tonë, potencialin e tregut tonë dhe mundësitë që ofrojnë sektorë si turizmi, pasuritë e paluajtshme, energjia, infrastruktura dhe shërbimet.

Por investimet e huaja nuk janë para që vijnë automatikisht në një vend. Ato janë rezultat i një procesi të gjatë vlerësimi, ku investitori analizon jo vetëm taksat, kostot e punës, infrastrukturën dhe mundësitë e fitimit, por edhe stabilitetin politik, sigurinë publike, parashikueshmërinë institucionale dhe imazhin ndërkombëtar të vendit.

Një investitor që mendon të ndërtojë një hotel, të hapë një fabrikë, të investojë në pasuri të paluajtshme apo të krijojë një qendër shërbimesh, nuk pyet vetëm sa kushton toka apo sa është norma e tatimit. Ai pyet edhe nëse vendi është i qëndrueshëm, nëse aktiviteti i tij do të jetë i sigurt dhe nëse mund të planifikojë biznesin për 10, 15 apo 20 vitet e ardhshme.

Pamjet e dhunës në protesta, të përhapura përmes televizioneve dhe rrjeteve sociale, krijojnë një perceptim që mund të jetë shumë më i rëndë sesa vetë ngjarjet konkrete. Një investitor i mundshëm në Gjermani, Itali, Austri, Francë, Holandë apo Shtetet e Bashkuara mund të mos e njohë realitetin tonë të brendshëm, por mund ta krijojë opinionin e tij përmes disa minutave pamje televizive.

Dhe pikërisht këtu fillon dëmi ekonomik që nuk mund të llogaritet me faturat e bizneseve dhe institucioneve publike të dëmtuara.

Një projekt investimi i shtyrë, një kontratë e pezulluar, një kompani që vendos të presë përpara se të hyjë në tregun shqiptar apo një investitor që zgjedh një vend tjetër të rajonit, përfaqësojnë humbje ekonomike shumë më të mëdha sesa dëmet materiale të një proteste. Ndoshta kemi humbur deri në 300-400 milionë euro investime të huaja këtë gjashtëmujor të dytë, vetëm nga frenimi i fortë që nga data 13 tetor 2026, kur nisi protesta e parë e dhunshme në Tiranë.

Turizmi, sektori më i ndjeshëm ndaj imazhit të vendit

Nëse investimet e huaja kërkojnë siguri dhe parashikueshmëri afatgjatë, turizmi është edhe më i ndjeshëm ndaj perceptimit të sigurisë në një destinacion.

Turisti i huaj e zgjedh vendin tonë për bukuritë natyrore, çmimet konkurruese, mikpritjen, trashëgiminë kulturore dhe mundësitë e pushimeve. Por, përpara se të prenotojë biletën e avionit, hotelin apo paketën turistike, ai kërkon të jetë i sigurt se do të kalojë pushime të qeta.

Shqipëria ka investuar shumë për të ndërtuar imazhin e një destinacioni turistik tërheqës dhe të sigurt. Rritja e numrit të vizitorëve të huaj, zgjerimi i lidhjeve ajrore, shtimi i kapaciteteve akomoduese dhe rritja e të ardhurave nga turizmi janë dëshmi e këtij progresi.

Por ky kapital reputacional është i brishtë. Mjaftojnë pamje të përsëritura të përplasjeve të dhunshme, të zjarreve, të shkatërrimit të pronës private dhe të mungesës së kontrollit të situatës, për të krijuar dyshime dhe madje edhe frikë tek turistët që ende nuk e kanë vendosur destinacionin e tyre.

Një familje që planifikon pushimet verore mund të zgjedhë Kroacinë, Malin e Zi, Greqinë apo një destinacion tjetër, nëse krijon përshtypjen se Shqipëria nuk ofron të njëjtin nivel sigurie. Një operator turistik i huaj mund të mos e përfshijë vendin tonë në ofertat e tij. Një agjenci udhëtimesh mund të këshillojë klientët të presin përpara se të kryejnë prenotimet.

Këto vendime nuk shfaqen menjëherë në statistikat e turizmit. Ato reflektohen muaj më vonë, në anulimet e rezervimeve, në uljen e numrit të turistëve, në reduktimin e netqëndrimeve dhe në të ardhurat më të pakta për hotelet, restorantet, transportin, guidat turistike dhe tregtinë tonë.

Kështu që dëmi nuk kufizohet tek bizneset që janë goditur fizikisht gjatë protestave. Ai prek dhjetëra mijëra sipërmarrje të tjera, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me konfliktin politik, por varen drejtpërdrejt nga imazhi i Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare.

Një faturë që shumëfishohet në të gjithë ekonominë

Për të kuptuar përmasat e këtij dëmi, duhet të shohim efektet zinxhir që krijon pasiguria. Kur një investitor shtyn një projekt, nuk humbet vetëm kompania që do ta realizonte atë. Humbasin edhe ndërtuesit, furnizuesit e materialeve, kompanitë e transportit, punonjësit që do të punësoheshin, institucionet që do të arkëtonin taksat dhe bizneset lokale që do të përfitonin nga aktiviteti i ri ekonomik.

Kur një turist anulon pushimet në Shqipëri, nuk humbet vetëm hoteli ku do të qëndronte. Humbasin restoranti ku do të konsumonte, kompania që do ta transportonte, guida që do ta shoqëronte, dyqani ku do të blinte dhe prodhuesi vendas që furnizon strukturën turistike.

Kjo është arsyeja pse dëmi ekonomik i dhunës në protesta është shumëfish më i madh se dëmi material nga dhuna dhe djegjet.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Reforma/ Pakti PS-PD në minutën e fundit, kushtet e zgjedhjeve do të hartohen me ODIHR-in dhe Komisionin e Venecias

17/11/2026

Ministri Nufi takohet me homologun Maqedonci në Bruksel: Kosova në NATO, Shqipëria e mbështet këtë aspiratë!

17/11/2026

Dita e 171-të, përplasje mes protestuesve dhe Policisë para Kryeministrisë! Shoqërohet një person, ndërhyjnë tubuesit

17/11/2026

Vendimi ndaj Thaçit në Hagë, reagon Qeveria e Kosovës: Drejtësia duhet të jetë jo vetëm e pavarur, por edhe e besueshme!

17/11/2026

“Edhe Churchill u bashkua me Stalinin”- Berisha nga Foltorja e Beratit, përsërit thirrjen për bashkim: Kemi bërë gabime, por…!

17/11/2026

E rëndë në Itali, shoferja humb kontrollin e makinës dhe përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës! Dyshohet se…

17/11/2026

Fashizmi i “revolucionit paqësor” ishte shtrati që mbolli dhe lindi dhunën e tetorit

17/11/2026

Të djathtët e mirë dhe shqiptarët e rehatshëm

17/11/2026

DETAJET/ Do kryenin sulm terrorist në Greqi, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Dyshohet se do vrisnin biznesmenin izraelit të armëve (FOTO)

17/11/2026

Zv/ministri Qefalia flet për pagat e efektivëve: Rritje 15-20 mijë lekë për policët, sipas kategorive dhe vjetërsisë!

17/11/2026

Integrimi në BE, ministri Hoxha takon Marta Kos: Koha që këtë momentum ta përkthejmë në rezultate, mbyllje kapitujsh dhe reforma!

17/11/2026

Ambasadori Wendt prezanton “Payday Activities”: Punojmë që SHBA dhe Shqipëria të jenë më të forta, begata e të sigurta

17/11/2026

Skandalet me ‘spiunen’ dhe vartësen i kushtuan postin, ish-CEO i “Nvidia” thyen heshtjen: Nëse bordi…

17/11/2026

Tjetër sulm hibrid? Del jashtë funksionit NSA, rrjeti më i klasifikuar i komunikimit për sigurinë kombëtare të SHBA-ve!

17/11/2026

“Shqiptarët më kanë motivuar”- Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë pas operacionit në sy: S’jam penduar që mora pjesë në protestë!

17/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Reforma/ Pakti PS-PD në minutën e fundit, kushtet e zgjedhjeve do të hartohen me ODIHR-in dhe Komisionin e Venecias
  • Ministri Nufi takohet me homologun Maqedonci në Bruksel: Kosova në NATO, Shqipëria e mbështet këtë aspiratë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.