Gjykata e Durrësit ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin në flagrancë të E. L. dhe A. D., të ndaluar pasi hodhën vezë drejt eskortës së kryeministrit Edi Rama në Manëz. Në seancën e zhvilluar sot, gjykata rrëzoi kërkesën e Prokurorisë dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të dy personave nën hetim, pa caktuar ndaj tyre masë sigurimi.
