AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Dyshime për mashtrim me Fabrikën e Miellit në Vlorë, Prokuroria sekuestron 7.5 milionë euro pasuri

by Alb Times
17/11/2026
in Kronikë
6
0
Dyshime për mashtrim me Fabrikën e Miellit në Vlorë, Prokuroria sekuestron 7.5 milionë euro pasuri

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 7.5 milionë euro të një shtetasi me inicialet G.V., i dyshuar për përvetësimin e Fabrikës së Miellit nr. 1 në Vlorë përmes mashtrimit dhe më pas për pastrimin e produkteve të veprës penale. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, hetimet kanë nisur pas një kallëzimi të bërë nga tre shtetas, të cilët pretendojnë se u janë cenuar interesat pasurore si ortakë të shoqërisë “P…..” sh.p.k.

Nga hetimet për procedimin penal të regjistruar më 28 nëntor 2025, ka rezultuar dyshimi i arsyeshëm se G.V. ka përvetësuar objektin dhe truallin e pasurisë së paluajtshme “Fabrika e Miellit nr. 1” në Vlorë, duke e regjistruar atë në emrin e tij personal dhe jo si aset të shoqërisë. Sipas Prokurorisë, ky veprim dyshohet se ka dëmtuar interesat pasurore të ortakëve të tjerë të kompanisë.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se një pjesë e pasurisë është tjetërsuar më pas te dy shtetas të tjerë, me inicialet K.B. dhe Xh.Ç., veprim për të cilin ekzistojnë dyshime se përbën edhe veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale. Për këtë arsye, Prokuroria e Vlorës i kërkoi gjykatës vendosjen e sekuestros preventive mbi tetë pasuri të paluajtshme, të regjistruara në emër të personit nën hetim dhe dy shtetasve të tjerë.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë ndërtesa, njësi tregtare dhe sipërfaqe trualli në qytetin e Vlorës, mes tyre edhe prona që lidhen drejtpërdrejt me objektin e ish-Fabrikës së Miellit. Shtetasi G.V. është nën hetim për veprat penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuara nga nenet 143 dhe 287 të Kodit Penal.

Njoftimi i plotë:

Dyshime për përvetësimin nëpërmjet mashtrimit të Fabrikës së Miellit, Prokuroria e Vlorës sekuestron 7.5. milionë euro pasuri të shtetasit G.V.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë u sekuestruan prona me vlerë 7.5 milionë euro të shtetasit G.V., i akuzuar për veprat penale ‘Mashtrimi me pasoja të rënda’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’ parashikuar nga nenet 143 dhe 287 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1748, datë 28.11.2025, të regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasve A.C., V.Q., G.Z., rezultoi se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim G.V. ka përvetësuar përmes shpërdorimit të besimit objektin dhe truallin e pasurisë së paluajtshme “Fabrika e Miellit nr.1” në Vlorë, duke e regjistruar atë si të vetën dhe jo si aset të shoqërisë “P…..” sh.p.k. Kësisoj, nga ky përvetësim i paligjshëm, personi nën hetim G.V. ka cenuar interesat pasurore te ortakëve të tjerë të shoqërisë “P…..” sh.p.k. shtetasve A.C, G.Z dhe V.Q.

Në vijim, rezultoi e provuar se personi nën hetim G.V. ka vijuar me tjetërsimin e një pjese të pasurisë së paluajtshme tek shtetasit K.B. dhe Xh. Ç., duke u dyshuar se ka konsumuar edhe elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e parashikuar nga neni 287, pika 1, germa a) të Kodit Penal.

Për rrjedhojë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, kërkoi caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për pasuritë e mëposhtme:

  1. a) Pasurinë e llojit “Ndërtesë” me sip. 950 m² ndodhur Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit G.V;
  2. b) Pasurinë e llojit “Njësi” me sip. 923 m², ndodhur në Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit G.V.;
  3. c) Pasurinë e llojit “Truall” me sip. 2.832 m² ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit G.V.;
  4. d) Pasurinë e llojit “Truall” me sip. 10.500 m² ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit G.V.;
  5. e) Pasurinë e llojit “Truall” me sipërfaqe prej 2.172 m² (pjesë e objektit Fabrika e Miellit), Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit K.B.;
  6. f) Pasurinë me nr.4/156 (depo nr. 1, depo nr. 2), me sip.1.263 m², Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit K.B.;
  7. g) Pasurinë nr. 4/154+1- 2/1 (një pjesë të katit të dytë të depos së grurit) me sip.127 m², Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Xh. Ç.; dhe
  8. h) Pasurinë me nr. 4/158 (një pjesë trualli) me sip.25 m², Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Xh. Ç.
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KronikëKryesoretNë plan të parë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)

25/11/2026

BE zgjat me 6 muaj subvencionet për bizneset e prekura nga lufta në Iran!

25/11/2026

“Burgu i Fierit qenka kthyer në institucion privat!”- Denoncimi i avokatit Ndreca: Nuk më lejojnë të takoj Veliajn! Drejtori kokëfortë shkel ligjin

25/11/2026

“Drejt BE me ritëm mbresëlënës”- Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë! Zgjerimi nevojë strategjike

25/11/2026

Delvinë/ U arrestua si i dënuar me 9 vite, por lirohet pas verifikimeve pasi e kishte vuajtur burgun!

25/11/2026

Grevat fusin në kaos transportin italian gjatë dhjetorit, ja datat dhe oraret kur do të ndalen avionët, trenat dhe autobusët!

25/11/2026

Saliu e njeh mirë Edin

25/11/2026

E papritur nga Izraeli, hetime për masakrën e 7 tetorit, Knesseti miraton ngritjen e Komisionit Shtetëror! Eisenkot: Do zbulojmë të vërtetën

25/11/2026

Menaxhimi i mbetjeve me standarde të BE-së, Qeveria harton projektvendimin për llogaritjen e riciklimit, zbulohen dhe rregullat!

25/11/2026

“Ballkani Perëndimor është porta e Europës”- Mickoski nga Brukseli: Qytetarët janë të frustruar nga pritja e gjatë për në BE!

25/11/2026

Samiti në Bruksel, Kurti: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE, procesi është vonuar prej kohësh!

25/11/2026

Dy “skifterët” shqiptarë bastisën në vilën e Princit William, ja si arritën të hynin në rezidencën mbretërore! Tubi i kullimit dhe… (FOTO)

25/11/2026

Lufta (jo) e shenjtë kundër Edi Ramës, brenda PS

25/11/2026

“Ja çfarë presim nga Samiti”- Ministrja Ismaili: Deri në mesin e dhjetorit mbyllim disa kapituj të tjerë të negociatave me BE, më 2027…

25/11/2026

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me makinën e Policisë së Gjirokastrës, raportimet nga vendngjarja!

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)
  • BE zgjat me 6 muaj subvencionet për bizneset e prekura nga lufta në Iran!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.