AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

by Alb Times
16/11/2026
in Botë
6
0
Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se negociatat për përfundimin e luftës me Rusinë kanë vijuar edhe këtë të hënë, në nivel ekipesh mes Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane.

Në një videomesazh, ai u shpreh se procesi diplomatik po vijon aktivisht dhe se pala ukrainase po punon në mënyrë konstruktive për të arritur një përfundim dinjitoz të luftës, të shoqëruar me garanci sigurie për vendin.

“Sot u zhvillua një tjetër bisedë në kuadër të grupit negociator, në nivel ekipesh, mes Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Proceset diplomatike po vijojnë në mënyrë aktive dhe shpresojmë që të mos jenë të kota. Ekipi ynë po punon në mënyrën më konstruktive të mundshme. Na nevojitet një përfundim dinjitoz i luftës dhe garanci sigurie për Ukrainën”, tha Zelensky.

Ai bëri të ditur se në diskutimet online morën pjesë edhe përfaqësuesit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Ndërsa nga pala evropiane, për herë të parë në këtë format, ishin të përfaqësuara Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Polonia, institucionet e Bashkimit Evropian dhe NATO.

“Edhe ekipi amerikan është i përfshirë aktivisht në këtë proces. Steve Witkoff dhe Jared Kushner morën pjesë sot në një bisedë online. Për herë të parë, Evropa u përfaqësua në këtë diskutim në tërësinë e saj, përmes vendeve dhe institucioneve që do të përfaqësojnë Ukrainën në negociatat me rusët.

Bëhet fjalë për Francën, Gjermaninë, Britaninë, Italinë, Poloninë, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, përkatësisht Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe një përfaqësues të NATO-s. Biseda nuk ishte e lehtë, por rezultat pati. Në Berlin, në kuadër të Koalicionit të të Vullnetshmëve, do të takohemi për të hartuar hapa konkretë të përbashkët në procesin e negociatave”, tha presidenti ukrainas.

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë

16/11/2026

“Je servil i padobishëm! Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

16/11/2026

Nga Tiranë–Durrësi te bypass-i i Elbasanit, Karakaçi zbulon projektet e mëdha rrugore: Ja akset që do të financohen

16/11/2026

“Kemi reflektuar nga protesta”, Kushi: Për pensionistët kemi dashur, por s’kemi mundur të bëjmë më shumë

16/11/2026

Spiropali u përjashtua edhe nga Grupi Parlamentar? Deputeti Bido: Ja kur vendoset…

16/11/2026

Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se Epstein e mbytën dhe më pas e varën

16/11/2026

Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

16/11/2026

Zjarr masiv, forca të shumta zjarrfikëse nga katër bashki të Elbasanit në aksion për shuarjen e flakëve

16/11/2026

EMRAT / Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

16/11/2026

“Uniforma e UÇK, nderi më i madh i jetës sime”/ Thaçi mesazh krenarie: Është përparësi në çdo përballje…

16/11/2026

Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Spiropali është shkarkuar nga të gjitha forumet

16/11/2026

Ambasadat e SHBA-ve në Europë apel qytetarëve amerikanë: Kujdes gjatë festave të fundvitit!

16/11/2026

“Brenda PS-së ka dy parti” / Leka: Njëra e sakrificave, tjetra e shokëve të Ramës! Xhafaj, Braçe dhe Majko nxorën në pah përçarjen

16/11/2026

“Do i plas në burg, jo do i kërcënoj”, bën njohje në TikTok dhe i “telendis” në rrjete sociale

16/11/2026

U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

16/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë
  • “Je servil i padobishëm! Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.