AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Celulat islamike, skenar për përdhosjen e ‘Pavarësisë’, 28 Nëntori në rrezik!

by Alb Times
16/11/2026
in Opinion
6
0
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Foto: Politika

6
SHARES
320
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Jakin Marena

Që nga viti 1914, dita e Pavarësisë së Shqipërisë nuk ka qenë kurrë më shumë në rrezik, se sa këtë fundnëntor të këtij viti, teksa nga të gjitha anët vijnë paralajmërimet për skenarin e  përdhosjes së kësaj dite të shenjtë, dhe tentativën për lëvizjen e themelit të shtetit shqiptar.

Në fillimet e shekullit të 20-të, ishte një fshatar nga Shijaku, Haxhi Qamili i thonin, ai i cili nuk u pajtua asnjëherë derisa vdiq me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, që solli shkëputjen nga perandoria turke në rënie, e cila e kishte sunduar këtë vend më zjarr dhe hekur, për gati 500 vite.

Nuk po hyjmë në faktin se Turqia ndaloi ngritjen e alfabetit shqip, as se nuk bëri asnjë investim në këtë cep të perandorisë duke na lënë në mëshirë të fatit e nuk na njihte as si shqiptarë, apo që e qeverisi vendin me rregullat e sheriatit, anipse në Shqipëri rregullat islamike ishin më të buta.

Nuk po përmendim as faktin se, ishin vetë turqit e rinj, të cilët, të udhëhequr nga babai i kombit turk, Mustafa Qemal Ataturku, hoqi dorë nga të gjitha këto mënyra qeverisjeje që prej  viteve ‘20 të shekullit të kaluar, duke e shpallur Turqinë shtet laik si dhe duke vendosur rregulla të forta për ndarjen e fesë nga shteti.

Por Haxhi Qamili në Shqipëri, vetëm 2 vite pas shpalljes së pavarësisë nga Plaku i Vlorës, Ismail Qemali dhe ngritjes me shumë halle të shtetit shqiptar, nuk ishte dakord për të hequr dorë nga ‘dovleti’ turk, e në krye të fshatarëve të Shqipërisë së Mesme shpalli kryengritjen e përgjithshme, nën thirrjet ‘duam babën’, për të rrëzuar qeverinë dhe për të rihyrë nën sundimin turk! Fati i tij dihet, është e shkruar dhe në librat e historisë, trupat pro shtetit shqiptar e kapën dhe e varën në litar. Ky ishte dënimi asokohe për ata që dilnin kundër shtetit, për ta përmbysur me dhunë përmes forcës së armëve!

I përmenda përciptas këto fakte të thjeshta për të treguar se që nga koha e Haxhi Qamilit, as në kohën e qeverisjes së Ahmet Zogut, as në kohën e fashizmit madje, nuk ka qenë më i kërcënuar, të paktën verbalisht, 28 nëntori, dita e Pavarësisë, sa këto kohët e fundit! Madje Zogu asokohe kishte hequr me vendim parlamenti mbulesën për gratë myslimane, duke e ndarë përfundimisht fenë në tërësi nga shteti! Nuk po përmendim Enver Hoxhën që e zhduku fare fenë, më 1967!

Në krye të këtyre kërcënimeve janë këto celulat islamike në Shqipëri, të cilat për momentin varen nga qendrat e tyre, të konsoliduara tashmë, në Maqedoninë e Veriut e në Kosovë, Prizren në saktë, nga ku kanalizohen jo vetëm ideologjitë e thirrjet për përmbysje të rendit kushtetues në Shqipëri, por dhe financimet që vijnë nga vendet e islamit radikal në Lindjen e Mesme dhe në segmente të caktuara, prej thellësive Anadollit!

Shfaqja e tyre ka nisur që para protestave të ‘Flamingove’ që shpërthyen në Shqipëri, teksa në ekranet televizive dhe nëpër portalet apo podcastet në rrjetet sociale kishte zënë vend ideja me të cilën ‘sondohej’ qytetari shqiptar natë e ditë, se, turqit otomanë nuk kishin qenë pushtues në Shqipëri por çlirimtarë që mbrojtën shqiptarët nga asimilimi, se Gjergj Kastrioti nuk ishte hero kombëtar por hero i krishtërimit, apo nostalgjia për kohën e sundimit otoman dhe deklarimet skandaloze të imamëve, me zë dhe figurë se, përpara se të jenë shqiptarë janë myslimanë! Të shoqëruara këto, edhe me përdhosjen e statujave të Skënderbeut e Nënë Terezës.

Por situata është bërë më e rëndë akoma, sidomos këto muajt e fundit, teksa janë shfaqur në horizont celulat e islamit radikal, të cilat filluan të dalin në sipërfaqe me fillimin e protestave në fund të majit në Tiranë, dhe që u konsoliduan në protestat e dhunshme që filluan në mesin e muajit tetor e që me oshilacione po vijojnë dhe sot e kësaj dite! Duke u maskuar pas studentëve dhe kërkesës për rrëzimin e kryeministrit Rama, pavarësisht se tashmë studentët kanë ‘firuar’ nga protesta dhe i janë rikthyer mësimit, islami politik vijon të veprojë me dhunë në kryeqytet.

Këto celula, në bashkëpunim dhe me neomarksistët, po tentohet ashtu si në Iran, të realizojnë një skenar që ka për qëllim të çojë në një revolucion islamik në Shqipëri, në përmbysje të rendit kushtetues e të instalimit të qeverisjes sipas rregullave të islamit radikal si në Iran apo si dhe në vendet e tjera radikale të Lindjes së Mesme!

Edhe në Iran, fillimisht grupet neomarksiste maoiste ishin më të forta se ato islamike, por në fund të herës, ishin islamikët e Ajatollahëve ata që vendosën sheriatin dhe janë në pushtet që nga viti 1979, duke e zhytur Iranin, shtetin e famshëm pers, në errësirën islamike, e pamenduar më parë në asnjë rast. Po ashtu edhe talebanët, lëvizje studentore ishin fillimisht, por që u shndërruan në një forcë regresive ushtarake, e cila e ka zhytur Afganistanin në errësirë, sa dhe bota hoqi dorë përfundimisht prej shtetit taleban, duke i lënë ata në mëshirë të fatit dhe mjerimin e vet.

Bën përjashtim Kosova nën drejtimin e Albin Kurtit, ku rezultati ishte ndryshe. Vërtetë është një aleancë mes neomarksistëve të Albinit dhe islamit politik, por ama, neomarksistët janë në krye të qeverisjes, pra dominojnë politikën, me aleat islamin radikal. Albinin e kanë ndihmuar, ai 40 përqindshi i idiotëve sipas tij, si dhe 20 përqindshi i kontigjentit të shtresës vulnerabël, po sipas dekalogut të tij, të cilët kanë mbështetur ardhjen në pushtet të LVV dhe kreut aktual të qeverisë në Kosovë. Po nuk na besuat se i ka thënë këto shifra Albini, klikoni në ‘motorin’ e kërkimit ‘Google” dhe i gjeni deklaratat e kryeministrit aktual të Kosovës.

Dhe në fund të herës të gjitha këto celula islamike, me ‘seli’ në Maqedoninë e Veriut si dhe në Prizren, indirekt edhe në vendet e islamit radikal në vendet arabike dhe Anadoll, kanë shtrirë ‘zgjatimet’ e tyre edhe në Shqipëri, në Tiranë kryesisht, ku në bashkëpunim me radikalët shqiptarë të islamit, po tentojnë të organizohen në një formacion politik, i cili për momentin besohet se është në dyert e gjykatës, e cila do të vendosë nëse programi i tyre, rinisë dhe partisë islamike, apo nacionaliste siç kanë dëshirë ta quajnë, është në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe me formën laike të shtetit shqiptar! Të shpresojmë në atdhedashurinë e gjyqtarëve shqiptarë!

Islami politik është një “gonxhe’ me gjemba në shpërthim në Shqipëri, gjithnjë nën kontrollin e tutorëve radikalë islamikë që e kanë ‘selinë’ në shtetet kufi me Shqipërinë, fatkeqësisht të përbërë në shumicë nga shqiptarë, dhe me orientim dhe financim nga “Vëllazëria Myslimane” dhe vendet radikale të Lindjes së Mesme, të cilat edhe nga vetë Egjipti janë shpallur ‘organizata terroriste’, bashkë me këto celulat ‘rinore’ në RMV, Kosovë dhe Tiranë!

Dhe pikërisht, këto celula islamike, që po pretendojnë të shndërrohen në parti politike, përmes protestave të dhunshme, ku janë goditur forcat e policisë me gurë, molotov, mjete piroteknike dhe llastiqe me sfera metalike, por dhe institucionet e shtetit, bizneset, bankat, gjykatat e deri selia e përfaqësisë së Vatikanit në Shqipëri, të cilat janë thyer, shkatërruar, vjedhur dhe në fund janë djegur, po tentojnë ta ngrenë nivelin e aktivitetit të tyre në dëm të shtetit shqiptar, një ‘oktavë’ më lart, që të godasin e përdhosin edhe simbolet e shtetit, dhe vetë themelin e shtetit!

Në bashkëpunim dhe me neomarksistët në Shqipëri, që kërkojnë të rikthejnë komunizmin me të cilin shqiptarët kanë bërë ‘qejf’ për 45 vite me radhë dhe kanë qëndruar të mbyllur, jo vetëm në burgje dhe internime por dhe pa dalë jashtë vendit po për 45 vite me radhë në varfëri ekstreme, në bashkëpunim dhe me disa nga këta të idhnuarit me Ramën, celulat islamike në Shqipëri paralajmërojnë protesta të dhunshme ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor.

Për më tepër kërcënojnë se do të djegin e kryejnë akte të dhunshme në kryeqytet, nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen, duke deklaruar përmes maskave që janë paguar rendshëm për akte dhune, se “do ta djegim kryeqytetin Tiranë, do ta kallim në flakë’! Një kërcënim serioz për akte vandale, pikërisht në ditën më të shenjtë të shqiptarëve, këtej dhe andej kufirit, të cilët janë përgatitur për të festuar siç duhet përvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Qendra e ‘rekrutimit’ për pjesëmarrje në dhunën kundër shtetit shqiptar më 28 nëntor, madje dhe datën 29 nëntor, janë ngritur në disa qytete në Maqedoninë e Veriut, në Prishtinë dhe disa qytete të Kosovës, por dhe në diasporë, megjithëse kjo e fundit e ka të vështirë të shkëputet nga puna për të ardhur në Shqipëri ‘për të rrëzuar Ramën’. Por që mungesa e tyre pritet të plotësohet me pjesëmarrjen e ‘guerileve’ të Albinit nga Kosova dhe të VLEN nga RMV! Aq sa janë.

Pikërisht në ditën e Pavarësisë do të tentojnë dhunimin e shtetit nga themelet, duke bërë thirrje jo vetëm për pjesëmarrje, por edhe për prishjen e simboleve të shtetit në Vlorë e Tiranë, bllokimin e ceremonisë së ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë apo aktivitetet në Tiranë, në nder të këtij akti themelues të shtetit shqiptar! Është një skenar mirëfilli i organizuar nga këto organizata.

Nuk kishte ndodhur kurrë, siç e theksuam, që nga viti 1914 me Haxhi Qamilin që u ngrit në kryengritje nën thirrjen ‘duam babën’, që shteti shqiptar të ishte nën terror ditën e shpalljes së Pavarësisë, tani nga këto celulat islamike, bashkë me neomarksistët dhe ata që nuk e duan Ramën, duke përdhosur këtë ditë të shenjtë! Duke treguar haptazi madje, se ‘e qajnë me lot pavarësimin e Shqipërisë nga zgjedha e perandorisë turke’, zgjedhë të cilën e flaku tej me dekret presidencial edhe vetë ‘babai’ i kombit turk, Ataturku i madh! Shpalli shtetin laik me një fjalë!

Thjeshtë dhe vetëm kërcënimi se ka një skenar për protesta të dhunshme më 28 nëtor në Tiranë e ndoshta dhe në Vlorë, nëse i lejojnë vlonjatët, në ditën e Pavarësisë, është një përdhosje e kësaj dite të shenjtë! Por dhe një kërcënim për vetë shtetin laik shqiptar, nga islami politik dhe aleatët e tij provizorë në këtë ndërmarrje të anti-shqiptare, përmes akteve të dhunshme dhe shkatërrimeve.

Mbetet për t’u parë se sa do të jenë në gjendje t’ia marrin me tamam erzin këtij vendi këta celulat islamike dhe bashkëpuntorët e tyre në Shqipëri, si dhe tutorët që luajnë fijet e nëndheshme në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë! Njëherësh, mbetet për t’u parë edhe reagimi i organeve ligjzbatuese shqiptare, pas paralajmërimit të këtij akti të pashembullt në historinë e Shqipërisë!

Dhe këtu s’po bëjmë fjalë për mënyrën se si dhe sa të forta do të jenë masat që do të ndërmerren në këto ditë të shënuara, më 28 e 29 nëntor, për të bllokuar djegien e Tiranës siç kanë kërcënuar përfaqësuesit e këtyre celulave islamike, në bashkëpunim me neomarksistët dhe këta të idhnuarit me Ramën! Të mbështetur, për fatin e keq, dhe nga këta panelistët tanë, të cilët me sa duket janë paguar fort për t’ia nxjerrë këtij shteti themelet jashtë!

Fjalën e kemi për masat parandaluese, përmes organeve ligjzbatuese, të shërbimit inteligjent e të anti-terrorit në vend, por dhe nga drejtësia e re, e cila e ka pjesë të punës së saj hetimin dhe dënimin e të gjithë atyre që cenojnë rendin kushtetues! Është krim i rëndë besojmë! Dhe nuk mund të mjaftohet më me një shpallje ‘non grata’ për ndonjë emër të caktuar, pasi tashmë e keqja është ‘transplantuar’ brenda vendit!

Ky shërbim ndaj shtetit tonë të përbashkët, besojmë se nuk e pengon drejtësinë tonë të re të bëjë paralel me punën e vet rutinë, atë të thirrjes të deputetëve socialistë sërish që t’i pyesë pse janë votuar kaq shumë apo dhe për gjëra të tjera me tendera e korrupsion, për të cilat po hetohen! Ajo që themi është që të rezervojnë dhe ndonjë ‘cep’ të kohës së punës së tyre për të mbrojtur shtetin, që po kërcënohet të shkulet nga themelet, për fatin tonë të keq, nga islami politik, neomarksizmi dhe maskarallëku! Të presim dhe të shohim, koha për masa të forta parandaluese është e mjaftë!

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë

16/11/2026

“Je servil i padobishëm! Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

16/11/2026

Nga Tiranë–Durrësi te bypass-i i Elbasanit, Karakaçi zbulon projektet e mëdha rrugore: Ja akset që do të financohen

16/11/2026

“Kemi reflektuar nga protesta”, Kushi: Për pensionistët kemi dashur, por s’kemi mundur të bëjmë më shumë

16/11/2026

Spiropali u përjashtua edhe nga Grupi Parlamentar? Deputeti Bido: Ja kur vendoset…

16/11/2026

Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se Epstein e mbytën dhe më pas e varën

16/11/2026

Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

16/11/2026

Zjarr masiv, forca të shumta zjarrfikëse nga katër bashki të Elbasanit në aksion për shuarjen e flakëve

16/11/2026

EMRAT / Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

16/11/2026

“Uniforma e UÇK, nderi më i madh i jetës sime”/ Thaçi mesazh krenarie: Është përparësi në çdo përballje…

16/11/2026

Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Spiropali është shkarkuar nga të gjitha forumet

16/11/2026

Ambasadat e SHBA-ve në Europë apel qytetarëve amerikanë: Kujdes gjatë festave të fundvitit!

16/11/2026

“Brenda PS-së ka dy parti” / Leka: Njëra e sakrificave, tjetra e shokëve të Ramës! Xhafaj, Braçe dhe Majko nxorën në pah përçarjen

16/11/2026

“Do i plas në burg, jo do i kërcënoj”, bën njohje në TikTok dhe i “telendis” në rrjete sociale

16/11/2026

U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

16/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë
  • “Je servil i padobishëm! Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.