AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Nëna e Monika Kryemadhit kërkon pafajësi, kundërshton SPAK për 846 mijë eurot dhe konfiskimin e vilës: Pensioniste, e vetmja pasuri e saj!

by Alb Times
16/11/2026
in Kronikë
6
0
Nëna e Monika Kryemadhit kërkon pafajësi, kundërshton SPAK për 846 mijë eurot dhe konfiskimin e vilës: Pensioniste, e vetmja pasuri e saj!

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mamaja e Monika Kryemadhit kërkon në GJKKO pafajësi për akuzën e pastrimit të parave dhe rrëzimin e kërkesës së SPAK për konfiskimin e vilës së saj në Kodrën e Diellit.

Në konkluzionet prej 81 faqesh, avokatet Flutura Kona dhe Esmeralda Rama kundërshtojnë pretendimet e SPAK për origjinën e paligjshme të fondeve të përdorura për blerjen e apartamenteve, shlyerjen e kredive bankare dhe përfitimin e pasurive të paluajtshme.

Një nga kundërshtimet kryesore lidhet me shumën prej 846 mijë eurosh, të cilën Prokuroria e Posaçme e konsideron të pajustifikuar dhe e lidh me transaksionet financiare të familjes Meta-Kryemadhi.

Sipas mbrojtjes, SPAK nuk ka identifikuar në mënyrë konkrete veprimet financiare që përbëjnë këtë shumë, burimin e secilit transaksion dhe dijeninë e Fatime Kryemadhit për një origjinë të mundshme kriminale të fondeve.

Avokatet kundërshtojnë edhe lidhjen që Prokuroria bën mes pasurive dhe çështjes CEZ-DIA, duke iu referuar një mesazhi të datës 22 qershor 2009, ku përmendet shuma “200 mijë”.

Sipas mbrojtjes, në mesazh nuk përcaktohet monedha, ndërsa SPAK e interpreton shumën si 200 mijë euro. Avokatet argumentojnë se nuk ka prova që kjo shumë është paguar nga Kastriot Ismailaj, është përfituar nga Ilir Meta apo i është kaluar Fatime Kryemadhit.

Një tjetër argument lidhet me kohën e blerjes së apartamenteve në rrugën “Vaso Pasha”, në Tiranë. Mbrojtja thekson se blerjet janë kryer në mars të vitit 2010, përpara themelimit dhe regjistrimit të DIA-s dhe marrëveshjeve të saj me CEZ-in.

Në konkluzione trajtohen edhe 138 mijë eurot që Fatime Kryemadhi i ka kaluar vajzës së saj, Monika Kryemadhi, gjatë vitit 2009. Sipas SPAK, këto transferta janë kryer në tri derdhje, përkatësisht 21 mijë, 70 mijë dhe 47 mijë euro.

Nga kjo shumë, Prokuroria njeh si të justifikuara 100 mijë euro me burim kompaninë AGI KONS, ndërsa konteston 38 mijë eurot e tjera. Kësaj diference i shtohen edhe 75 mijë euro qira për një periudhë 25-mujore, duke e çuar mungesën e pretenduar të burimeve të ligjshme në rreth 113 mijë euro.

Mbrojtja kundërshton këtë përllogaritje, duke kërkuar që të verifikohen pagesat reale të qirasë, transfertat bankare dhe burimet financiare të deklaruara.

Një tjetër pikë lidhet me kredinë prej 335 mijë eurosh të marrë në mars 2010. Nga kjo kredi, sipas SPAK, janë transferuar 100 mijë euro për apartamentin e Monika Kryemadhit, ndërsa janë tërhequr 200 mijë dhe 34.500 euro.

Prokuroria pretendon se dy shumat e tërhequra janë marrë nga Mirvjen Nino si pagesa shtesë për apartamentin. Por mbrojtja kundërshton këtë version, duke argumentuar se 200 mijë eurot janë tërhequr nga vetë Fatime Kryemadhi dhe se mandatet bankare të përdorura nga akuza duhet të verifikohen.

Avokatet kanë kundërshtuar edhe ekspertimin financiar të SPAK, duke pretenduar se nuk janë marrë në konsideratë të gjitha dokumentet bankare, kontratat noteriale dhe burimet e të ardhurave të paraqitura nga mbrojtja. Sipas tyre, analiza financiare për Fatime Kryemadhin duhet të përfshinte edhe periudhën përpara vitit 2003.

Një pjesë e rëndësishme e mbrojtjes i kushtohet vilës në Kodrën e Diellit, për të cilën SPAK ka kërkuar konfiskimin përfundimtar.

Sipas konkluzioneve, vila është përfituar përmes një kontrate shkëmbimi me kompaninë AGI KONS, së cilës Fatime Kryemadhi i ka kaluar dy njësi dhe një garazh. SPAK kërkon konfiskimin e saj si pasuri me vlerë ekuivalente me produktin e pretenduar të veprës penale, duke e vlerësuar përafërsisht 186.945 euro.

Mbrojtja argumenton se nuk është provuar lidhja mes kësaj pasurie dhe fondeve që Prokuroria i konsideron me origjinë kriminale.

Avokatet i referohen edhe një vendimi të Gjykatës së Posaçme të Apelit të datës 17 dhjetor 2024, me të cilin është hequr sekuestroja preventive e vendosur më herët mbi vilën.

Në konkluzione theksohet gjithashtu se Fatime Kryemadhi është pensioniste dhe se, sipas mbrojtjes, vila është e vetmja pasuri e paluajtshme në pronësi të saj. Për këtë arsye, kërkohet që gjykata të marrë parasysh edhe pasojat ekonomike që do të sillte konfiskimi.

Mbrojtja ka ngritur kundërshtime edhe për veçimin e çështjes nga ajo e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke argumentuar se transaksionet dhe provat financiare janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe duhet të vlerësohen pa paragjykuar përgjegjësinë e personave që po gjykohen veçmas.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

23/11/2026

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

23/11/2026

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

23/11/2026

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

23/11/2026

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

23/11/2026

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

23/11/2026

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

23/11/2026

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

23/11/2026

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

23/11/2026

Veliaj ka frikë se mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin

23/11/2026

Meçe: Në PS ka një diversion të brendshëm! U aktivizuan tani që partia është në vështirësi…

23/11/2026

“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

23/11/2026

Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve

23/11/2026

“Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjestër sepse…

23/11/2026

“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

23/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta
  • “Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.