AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Trump nxiton të emërojë gjyqtarë para humbjes së Senatit, por përballet me republikanët

by Alb Times
15/11/2026
in Botë
6
0
Trump nxiton të emërojë gjyqtarë para humbjes së Senatit, por përballet me republikanët

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
303
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump po përballet me kundërshtime nga disa senatorë republikanë në përpjekjen e tij për të emëruar sa më shumë gjyqtarë konservatorë përpara se demokratët të marrin kontrollin e Senatit.

Deri tani, gjatë mandatit të tij të dytë, janë konfirmuar 57 gjyqtarë të propozuar prej tij, ndërsa 23 kandidatura të tjera janë ende në pritje të miratimit. Trump synon të përfitojë nga javët e fundit të kontrollit republikan në Senat për të forcuar ndikimin konservator në sistemin gjyqësor amerikan, i cili pritet të zgjasë edhe pas përfundimit të presidencës së tij.

Kundërshtimet vijnë nga disa senatorë republikanë, të cilët kërkojnë të ruajnë ndikimin e tyre në përzgjedhjen e gjyqtarëve në shtetet që përfaqësojnë. Sipas traditës së Senatit, senatorët mund të bllokojnë kandidaturat duke mos dhënë miratimin përmes dokumentit të njohur si “blue slip”, i cili shpreh mbështetjen e tyre për kandidatin.

Senatori republikan nga Oklahoma, Alan Armstrong, kritikoi Shtëpinë e Bardhë se ka injoruar emrat e propozuar prej tyre dhe ka zgjedhur kandidatët e vet pa konsultim.

Një nga rastet më të fundit ishte tërheqja e kandidaturës së gjyqtarit Lee Rudofsky për Gjykatën e Apelit të Qarkut të Tetë, pasi senatorët republikanë nga Arkansas, John Boozman dhe Tom Cotton, e kundërshtuan atë.

Në vend të tij, Trump propozoi gjyqtarin e Gjykatës së Lartë të Arkansasit, J. Cody Hiland. Edhe senatorët Thom Tillis dhe John Cornyn kanë vënë në pikëpyetje emërime të tjera. Cornyn nuk ka dhënë mbështetjen për T. Elliot Gaiser, kandidatin për një pozicion gjyqtari federal në Dallas, ndërsa Armstrong ka tërhequr miratimin për Zach West, të propozuarin për një post gjyqësor në Oklahoma.

Tillis ka mbështetur kundërshtimet e kolegëve të tij dhe ka paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë se nuk mund të imponojë kandidatët pa marrë parasysh mendimin e senatorëve të shteteve përkatëse. Ai argumentoi se senatorët meritojnë më shumë respekt në procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe se administrata duhet të presë kundërshtime kur nuk konsultohet me ta.

Ndërkohë, kreu i shumicës në Senat, John Thune, e ka cilësuar miratimin e gjyqtarëve si një nga përparësitë kryesore të republikanëve gjatë javëve të mbetura të kontrollit të dhomës. Senati ka konfirmuar kandidatin e parë gjatë kësaj periudhe të fundit të legjislaturës, por 23 emërime të tjera janë ende në pritje, mes tyre edhe kandidatura e gjyqtarit Daniel Domenico për Gjykatën e Apelit të Qarkut të Dhjetë.

Trump synon të përfundojë sa më shumë emërime përpara ndryshimit të shumicës në Senat, duke vijuar projektin e nisur gjatë mandatit të tij të parë për të ndryshuar përbërjen ideologjike të gjyqësorit federal në favor të konservatorëve. Nga viti 2017 deri në vitin 2021, ai emëroi 234 gjyqtarë, përfshirë tre anëtarë të Gjykatës së Lartë, e cila aktualisht ka një shumicë konservatore prej gjashtë anëtarësh kundrejt tre. Rreth një e treta e gjyqtarëve aktivë në SHBA janë emëruar nga Trumpi.

Megjithatë, përpjekjet e tij mund të pengohen nga senatorët që janë në përfundim të mandateve. Armstrong do të largohet nga Senati më 30 nëntor dhe do të zëvendësohet nga republikani Kevin Hern, i cili mund të mbajë një qëndrim tjetër për kandidaturën e Westit.

Edhe Tillis dhe Cornyn janë në ditët e fundit të mandatit të tyre dhe kanë sinjalizuar se janë të gatshëm të bllokojnë disa prej emërimeve.

Tillis ka deklaruar se do të vazhdojë të kundërshtojë kandidatët nëse senatorët e shteteve përkatëse nuk japin mbështetjen e tyre. Kështu, përpjekja e Trumpit për të konsoliduar ndikimin konservator në gjyqësorin amerikan po përballet me pengesa pikërisht nga brenda kampit republikan.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime!

26/11/2026

Pentagoni drejt një ndërhyrjeje në Nvidia? Diskutohet përdorimi i një ligji të vitit 1950 për rikthimin e Jensen Huang

26/11/2026

Integrimi i Shqipërisë në BE, kryeministri Rama pret komisioneren Marta Kos!

26/11/2026

“Ligji duhet të zbatohet nga të gjithë”- Demo në Kuvend: Janë pezulluar 9 efektivë policie pas protestave, 50 raste nën hetim administrativ!

26/11/2026

“Dhuna nuk u shkaktua nga studentët, por persona të maskuar”, Kumbaro: Dera jonë mbetet e hapur…

26/11/2026

Po transportonin drogë nga Saranda drejt Greqisë, në pranga 3 shqiptarë! Ja skema që përdornin…

26/11/2026

Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron

26/11/2026

Serbia cakton datën e zgjedhjeve presidenciale, qytetarët votojnë më 27 dhjetor

26/11/2026

SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike

26/11/2026

Një javë më parë u lirua nga qelia, rikthehen telashet për Vincens Pirolin, Policia e akuzon për vrasjen e Frrok Lleshajt

26/11/2026

Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari

26/11/2026

ODIHR kërkon sqarime për afatin e “Zgjedhores”, zbardhet letra për Gjiknurin e Bylykbashin

26/11/2026

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

26/11/2026

Korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me punë në komunitet kryebashkiakun e Vaut të Dejës

26/11/2026

Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime!
  • Pentagoni drejt një ndërhyrjeje në Nvidia? Diskutohet përdorimi i një ligji të vitit 1950 për rikthimin e Jensen Huang

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.