AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Pse u tërhoqët nga votimi për Spiropalin? Klosi: Jam këtu për pjesën publike, Manastirliu qëndron në Tiranë

by Alb Times
14/11/2026
in Politikë
6
0
Pse u tërhoqët nga votimi për Spiropalin? Klosi: Jam këtu për pjesën publike, Manastirliu qëndron në Tiranë

Foto: Politika

6
SHARES
310
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 4 orësh e 20 minuta është mbyllur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e cila u mbajt në një resort në zonën e Gjirit të Lalëzit dhe në shumicën e saj ishte me dyer të mbyllura.

Pas përfundimit të punimeve për mediet foli Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së. Ai konfirmoi se bashkëkryetarë të PS-së së Tiranës do të jenë Albana Koçiu dhe Ervin Demo, ndërsa drejtuese politike e qarkut mbetet Ogerta Manastirliu, e përfolur si kandidate për kreun e bashkisë.

Sa i takon debateve mes Ramës dhe Spiropalit dhe përjashtimit të kësaj të fundit me votë, Klosi tha se Elisa Spiropali është anëtare e PS-së.

Ai bëri publike edhe nismën “Këshilltari i Bashkisë sime”, teksa tanimë PS zyrtarisht ka “ndezur motorrët” për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.

“Sot ishte një nga mbledhjet e radhës së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, natyrisht shumë e fokusuar në garën e ardhshme elektorale. Nga sot Partia Socialiste është zyrtarisht në fushatë. Kemi ndërtuar platformën e cila do të duhet të shtrihet në çdo cep të territorit të Shqipërisë, në çdo zonë urbane apo rurale, për t’ju afruar përgatitjes së fushatës elektorale.

Sot miratuam një platformë e cila do të kërkojë në një mënyrë krejtësisht të re, zgjedhjen e atyre që duan të kontribuojnë në Këshillat Bashkiakë, jo vetëm lista të përgatitura nga forumet e partisë, por një forum i hapur publik, ku gjithsecili që kërkon të jetë pjesë e kontributit për Këshillat Bashkiakë, të duhet të jetë pjesë e platformës “Këshilltari i Bashkisë sime”, dhe po ashtu forumet e partisë të fillojnë në mënyrë të strukturuar në çdo qendër urbane apo zonë rurale, një diskutim për punët për Shqipërinë.

Ato çfarë Partia Socialiste ka bërë në këto vite të qeverisjes së saj, ajo çfarë drejtuesit e zgjedhur lokalë kanë bërë në çdo bashki të vendit dhe padyshim ajo çfarë ne do t’ju afrojmë edhe në garën e ardhshme elektorale bashkive të vendit me drejtues të rinj, por natyrisht të mbështetur nga Partia Socialiste dhe nga programi i saj i qeverisjes.

Për sa i përket drejtimit të Tiranës, nga pikëpamja organizative, u propozuan dy bashkëkryetarë, si në të gjithë territorin dhe në të gjitha 61 bashkitë e vendit, ato që kanë qenë, natyrisht në organizimin e ri do të shkojnë në 46, por organizimi partiak do të jetë i pandryshuar, edhe pse bashkitë tani kanë një karakter tjetër nga pikëpamja territoriale dhe e kufijve, dhe drejtimi i partisë së bashkisë së Tiranës do të jetë nga dy bashkëkryetarë, nga Albana Koçiu dhe Ervin Demo, si pjesë e drejtimit të bashkisë. Kurse drejtimi politik do të vazhdojë nga Ogerta Manastirliu.

-Pse nuk u hodh në votim propozimi i kryeministrit për largimin e Spiropalit?

Në rast se do të keni pyetje për pjesën e punëve të partisë dhe për atë çfarë bëmë në pjesën e mbyllur dhe diskutimeve tona të brendshme, prandaj janë diskutimet e brendshme.

Sot Asambleja Kombëtare ishte për miratimin e platformës “Këshilltari i Bashkisë sime”, miratimin e procesit të hapur për të filluar fushatën elektorale në çdo cep të territorit të Shqipërisë dhe natyrisht për të bërë të gjithë punët tona të brendshme organizative.

-Është Spiropali anëtare e PS-së?

Po, është anëtare e Partisë Socialiste”, tha Klosi.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së
  • Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.