AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Samiti i Dublinit, 40 shtete mesazh Rusisë: Nuk i takon Moskës që të vendosë mbi sigurinë dhe aleancën e Ukrainës me Evropën!

by Alb Times
13/11/2026
in Botë
6
0
Samiti i Dublinit, 40 shtete mesazh Rusisë: Nuk i takon Moskës që të vendosë mbi sigurinë dhe aleancën e Ukrainës me Evropën!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deklarata e Dublinit riafirmon të drejtën e çdo shteti për të zgjedhur aleancat e veta dhe thekson se siguria e Ukrainës është pjesë përbërëse e sigurisë euroatlantike.

Dyzet shtete evropiane, përfshirë Ukrainën, nënshkruan më 12 nëntor një deklaratë të përbashkët që riafirmon të drejtën e shteteve për të zgjedhur vetë aleancat e tyre dhe përcakton se çdo vendim që prek sigurinë evropiane duhet të merret me përfshirjen e evropianëve.

Deklarata vjen në një moment kur Rusia po ushtron presion për negociata më të gjera mbi arkitekturën e sigurisë në Evropë, përfshirë kërkesat e saj të hershme për të kufizuar zgjerimin e NATO-s dhe praninë ushtarake pranë kufijve rusë.

Udhëheqësit evropianë paralajmëruan se diskutime të tilla nuk duhet të zhvillohen në kurriz të sovranitetit të Ukrainës dhe nuk mund t’i lejojnë Moskës të diktojë marrëveshjet e sigurisë së vendeve të tjera.

Deklarata e Dublinit mbi parimet kryesore të sigurisë evropiane, e miratuar në samitin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian në Irlandë, i lidh diskutimet e ardhshme mbi sigurinë e kontinentit me përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Dokumenti forcon qëndrimin se armëpushimi dhe paqja duhet të vijnë përpara çdo negociate mbi arkitekturën e përgjithshme të sigurisë.

Shtetet nënshkruese riafirmuan se çdo vend ka të drejtë të përcaktojë vetë marrëdhëniet me shtetet e tjera dhe të vendosë lirisht nëse do të anëtarësohet në traktate, aleanca apo organizata ndërkombëtare. Dokumenti gjithashtu përsërit mbështetjen për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, duke bërë thirrje për garanci të forta dhe të besueshme sigurie për të parandaluar një sulm të ri rus.

Në deklaratë thuhet se siguria e Ukrainës është pjesë përbërëse e sigurisë euroatlantike dhe se zhvillimet e ardhshme në stabilitetin strategjik evropian do të varen nga përfundimi i luftës në Ukrainë. Po ashtu, diskutohet se mekanizmat shtesë për uljen dhe menaxhimin e rreziqeve duhet të shqyrtohen vetëm pasi të plotësohen kushtet dhe të rikthehet paqja në Evropë. Njëkohësisht, vendet nënshkruese angazhohen të forcojnë aftësitë e tyre mbrojtëse, bashkëpunimin ushtarak dhe industrinë evropiane të mbrojtjes.

Dokumenti riafirmon edhe rolin e NATO-s si themel i sigurisë kolektive për anëtarët e saj, përfshirë zotimin ndaj Nenit 5, dhe bën thirrje për një Bashkim Evropian më të fortë e të aftë për t’u përgjigjur kërcënimeve të sigurisë.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi se armëpushimi duhet të vijë përpara çdo diskutimi mbi arkitekturën më të gjerë të sigurisë në Evropë. Këto komente ajo i bëri me të mbërritur në samitin joformal të BE-së në Dublin.

Kallas përshëndeti deklaratën e të dërguarit amerikan Jared Kushner se evropianët do të marrin pjesë në bisedimet e ardhshme të paqes, duke shpresuar se BE-ja do të ketë ndikim domethënës në negociata. Megjithatë, ajo paralajmëroi se zhvendosja e vëmendjes te kërkesat e Rusisë për një arkitekturë të re sigurie do të shkonte në favor të Moskës.

“Nëse fillojmë të flasim për atë që kërkon Rusia lidhur me arkitekturën e sigurisë, në fakt po biem në kurthet që po na ngre Rusia,” u shpreh Kallas, duke argumentuar se diskutime të tilla rrezikojnë të largojnë vëmendjen nga mungesa e një armëpushimi dhe nga përgjegjësia e Rusisë për luftën. “Kemi një agresor dhe një viktimë,” tha ajo, duke u bërë thirrje udhëheqësve evropianë të mbajnë fokusin te ndalimi i agresionit rus.

Deklarata e Dublinit i jep këtij qëndrimi një shprehje kolektive politike: siguria evropiane nuk mund të negociohet mbi kokën e Ukrainës dhe Rusia nuk mund të diktojë aleancat apo zgjedhjet e sigurisë së shteteve sovrane evropiane.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

“Vëmendje e shtuar për sigurinë ushqimore”- Ministri Salla: Skema për fermerët do të vijojë në 2027!

26/11/2026

Protesta më 28 Nëntor në festën e Pavarësisë, zbulohet SMS në grupin e PD: Duhet të angazhohemi, flisni me kryetarin dhe sekretarin për…

26/11/2026

“Ta votojmë, është e mirë publike”- Braçe në Kuvend: Buxheti 2027 nuk cenon deficitin, të ardhurat 908 mld lekë, shpenzimet 976 miliardë lekë!

26/11/2026

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime!

26/11/2026

Pasi u takuan për draftin e Reformës Zgjedhore me Bylykbashin e Gjiknurin, ekspertët e Komisionit të Venecias ndjekin nga afër Kuvendin! (VIDEO)

26/11/2026

Pentagoni drejt një ndërhyrjeje në Nvidia? Diskutohet përdorimi i një ligji të vitit 1950 për rikthimin e Jensen Huang

26/11/2026

Integrimi i Shqipërisë në BE, kryeministri Rama pret komisioneren Marta Kos!

26/11/2026

“Ligji duhet të zbatohet nga të gjithë”- Demo në Kuvend: Janë pezulluar 9 efektivë policie pas protestave, 50 raste nën hetim administrativ!

26/11/2026

“Dhuna nuk u shkaktua nga studentët, por persona të maskuar”, Kumbaro: Dera jonë mbetet e hapur…

26/11/2026

Po transportonin drogë nga Saranda drejt Greqisë, në pranga 3 shqiptarë! Ja skema që përdornin…

26/11/2026

Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron

26/11/2026

Serbia cakton datën e zgjedhjeve presidenciale, qytetarët votojnë më 27 dhjetor

26/11/2026

SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike

26/11/2026

Një javë më parë u lirua nga qelia, rikthehen telashet për Vincens Pirolin, Policia e akuzon për vrasjen e Frrok Lleshajt

26/11/2026

Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Vëmendje e shtuar për sigurinë ushqimore”- Ministri Salla: Skema për fermerët do të vijojë në 2027!
  • Protesta më 28 Nëntor në festën e Pavarësisë, zbulohet SMS në grupin e PD: Duhet të angazhohemi, flisni me kryetarin dhe sekretarin për…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.