AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Luftë apo paqe? Samiti i Dublinit, Ukraina vë në lëvizje liderët evropianë! Ja çfarë po diskutohet pas dyerve të mbyllura

by Alb Times
13/11/2026
in Botë
6
0
Luftë apo paqe? Samiti i Dublinit, Ukraina vë në lëvizje liderët evropianë! Ja çfarë po diskutohet pas dyerve të mbyllura

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjetja e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë ishte tema kryesore e samitit të Komunitetit Politik Evropian, që mblodhi në Dublin rreth 50 liderë nga vende të ndryshme, përfshirë dhe Shqipërinë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha në konferencën përmbyllëse se lufta në Ukrainë mbetet në qendër të përpjekjeve diplomatike të Evropës. Çështja pritet të jetë gjithashtu tema kryesore e takimit jozyrtar të liderëve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Costa renditi disa nga prioritetet e Evropës në negociatat për përfundimin e luftës: arritjen e një armëpushimi, rikthimin e lundrimit në Detin e Zi dhe krijimin e kushteve për një marrëveshje paqeje. Megjithatë, ai vlerësoi se deri më tani është shënuar pak përparim, pasi Rusia vijon të përqendrohet në përshkallëzimin e konfliktit.

Një nga mesazhet kryesore të samitit erdhi nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili kërkoi që Evropa të caktojë brenda muajit nëntor përfaqësuesin e saj për negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë. Ai paralajmëroi gjithashtu se vendet evropiane duhet të jenë të kujdesshme në diskutimet mes SHBA-së dhe Rusisë për një arkitekturë të re të sigurisë në Evropë, pasi kjo çështje nuk lidhet vetëm me garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Në të njëjtën kohë, të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff, pas bisedimeve në Abu Dhabi, zhvilluan një takim me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Më pas, ata udhëtuan drejt Dublinit, ku u takuan me Zelenskyn.

Moska kërkon që në negociata të diskutohet edhe çështja e sigurisë në Evropë dhe ka përsëritur kërkesën për garanci me shkrim nga NATO se aleanca nuk do të zgjerohet më tej. Por presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, theksoi se e ardhmja e sigurisë evropiane nuk mund të diskutohet dhe të vendoset pa përfshirjen e vetë Evropës.

Ai kujtoi se Rusia ka cenuar sigurinë e kontinentit përmes përdorimit të forcës, duke kulmuar me pushtimin e Ukrainës. Costa shtoi se Evropa i ka lënë pas periudhat e perandorive dhe zonave të ndikimit, duke i cilësuar ato si pjesë të së kaluarës.

Edhe përfaqësuesit amerikanë kanë shprehur mbështetje për përfshirjen e evropianëve në negociata. Jared Kushner tha se një format më i gjerë bisedimesh mund të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull. Megjithatë, Moska vijon të kundërshtojë përfshirjen e drejtpërdrejtë të vendeve evropiane në tryezën e negociatave.

Gjatë samitit në Dublin, Zelensky zhvilloi gjithashtu një takim me disa prej liderëve kryesorë evropianë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare. Në takim morën pjesë kryeministrja italiane Giorgia Meloni, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri polak Donald Tusk, kryeministri kanadez Mark Carney, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme Kaja Kallas, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Antonio Costa dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Diskutimet u përqendruan te forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës, mbështetja energjetike përpara dimrit, ndërtimi i strehimeve të reja, garancitë e sigurisë dhe ndihma financiare për Kievin.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se më 22 nëntor, përpara samitit të BE-së në fund të muajit, do të prezantojë paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë. Ajo do të paraqesë gjithashtu një propozim për një kredi prej 45 miliardë eurosh, e nevojshme për të mbuluar deficitin financiar të Ukrainës gjatë vitit 2027.

Ndërkohë, propozimi për caktimin e një të dërguari të posaçëm evropian për Ukrainën, i ngritur nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një letër javën e kaluar, pritet të diskutohet në takimin e liderëve të BE-së.

Costa tha se Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me NATO-n dhe disa vende evropiane, po luan një rol aktiv në përpjekjet diplomatike dhe se po punon ngushtë me Ukrainën. Megjithatë, vendet evropiane nuk kanë ende një qëndrim të përbashkët për mënyrën se si duhet të përfaqësohen në negociata.

Kancelari gjerman Friedrich Merz mbështeti vazhdimin e formatit të njohur si E3, ku bëjnë pjesë Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, por propozoi që atij t’i bashkohen edhe Italia dhe Polonia. Sipas tij, një format me pesë përfaqësues do të ishte i përshtatshëm.

Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se përmbajtja e negociatave duhet të përcaktojë edhe formatin e përfaqësimit. Kryeministri irlandez Micheál Martin, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, sugjeroi që përfaqësimi evropian të mos kufizohet domosdoshmërisht te një person i vetëm.

Ndërsa kryeministri estonez Kristen Michal propozoi që përfaqësues të Evropës të jenë vetë António Costa dhe Kaja Kallas.

Në këtë debat është përmendur edhe emri i Giorgia Melonit. Sipas analistit të Bloomberg, Marc Champion, kryeministrja italiane ka treguar se është e aftë të përballojë këtë rol dhe ka vendosmërinë e nevojshme. Si një tjetër emër të mundshëm, ai përmendi kryeministren daneze Mette Frederiksen, të cilën e cilësoi gjithashtu si një politikane të vendosur dhe pragmatike.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Humbësit e mëdhenj të fondeve të BE-së, Kosova rrezikon edhe 131 milionë euro të tjera nga Plani i Rritjes!

26/11/2026

Tabaku kundërshton Aktin Normativ për protestat: Antikushtetuese, po i japin Policisë kompetenca të Gjykatës! U ushtrua dhunë

26/11/2026

“Vullnet politik për reformat”- Këshilli Kombëtar i Integrimit, Balla: Shqipëria në BE objektiv mbarëkombëtar, mbështetje dhe për Kosovën

26/11/2026

Arrestohen dy irakianë në Gjermani, dyshohet se po planifikonin një sulm ndaj sinagogave!

26/11/2026

Bujqësia dhe integrimi, Salla: Jemi në rrugën e duhur drejt integrimit në BE-si! Prodhimi vendas me cilësi të lartë

26/11/2026

“Vëmendje e shtuar për sigurinë ushqimore”- Ministri Salla: Skema për fermerët do të vijojë në 2027!

26/11/2026

Protesta më 28 Nëntor në festën e Pavarësisë, zbulohet SMS në grupin e PD: Duhet të angazhohemi, flisni me kryetarin dhe sekretarin për…

26/11/2026

“Ta votojmë, është e mirë publike”- Braçe në Kuvend: Buxheti 2027 nuk cenon deficitin, të ardhurat 908 mld lekë, shpenzimet 976 miliardë lekë!

26/11/2026

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime!

26/11/2026

Pasi u takuan për draftin e Reformës Zgjedhore me Bylykbashin e Gjiknurin, ekspertët e Komisionit të Venecias ndjekin nga afër Kuvendin! (VIDEO)

26/11/2026

Pentagoni drejt një ndërhyrjeje në Nvidia? Diskutohet përdorimi i një ligji të vitit 1950 për rikthimin e Jensen Huang

26/11/2026

Integrimi i Shqipërisë në BE, kryeministri Rama pret komisioneren Marta Kos!

26/11/2026

“Ligji duhet të zbatohet nga të gjithë”- Demo në Kuvend: Janë pezulluar 9 efektivë policie pas protestave, 50 raste nën hetim administrativ!

26/11/2026

“Dhuna nuk u shkaktua nga studentët, por persona të maskuar”, Kumbaro: Dera jonë mbetet e hapur…

26/11/2026

Po transportonin drogë nga Saranda drejt Greqisë, në pranga 3 shqiptarë! Ja skema që përdornin…

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Humbësit e mëdhenj të fondeve të BE-së, Kosova rrezikon edhe 131 milionë euro të tjera nga Plani i Rritjes!
  • Tabaku kundërshton Aktin Normativ për protestat: Antikushtetuese, po i japin Policisë kompetenca të Gjykatës! U ushtrua dhunë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.