Jensen Huang ka dhënë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm nga postet e drejtorit ekzekutiv dhe presidentit të Nvidia, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë që bashkëthemeloi.
Largimi i 63-vjeçarit vjen pas zbulimeve për dy lidhje jashtëmartesore. E para, të cilën Huang e ka pranuar, është me Alice Huang, drejtuese në kompaninë Megaspeed me bazë në Singapor, e cila dyshohet se është spiune e qeverisë kineze.
Lidhja e dytë, sipas raportimeve në media, është me Kimberly Powell, zëvendëspresidente e Nvidia.
Vendimi për largimin e Huang u mor pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme dhe të gjatë të bordit drejtues, të zhvilluar natën e së mërkurës. Në përfundim të mbledhjes, bordi e falënderoi Huang për kontributin e tij “të jashtëzakonshëm” në kompani dhe në industri.
Drejtimin ekzekutiv të Nvidia do ta marrë përkohësisht drejtoresha financiare, Colette Kress, deri në zgjedhjen e një pasuesi. Ndërkohë, posti i presidentit do t’i kalojë Harvey C. Jones, investitor dhe ish-drejtues i kompanisë teknologjike Synopsys.
Bordi shprehu besimin se Kress do të jetë në gjendje ta drejtojë kompaninë gjatë kësaj periudhe, falë njohjes së saj të thellë të biznesit, klientëve, operacioneve dhe gjendjes financiare të Nvidia.
Megjithatë, tregjet financiare nuk e kanë pritur mirë largimin e Huang. Në tregtimin para hapjes së bursës në Wall Street, aksionet e Nvidia kanë shënuar rënie deri në gati 12%.
Që nga fillimi i skandalit, aksionet e kompanisë kanë humbur mbi 20% të vlerës, duke fshirë pothuajse 1 mijë miliardë dollarë nga kapitalizimi i saj në treg.
