AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Përse i shkulëm semaforët ?

by Alb Times
12/11/2026
in Opinion
6
0
Përse i shkulëm semaforët ?

Foto: Opinion

6
SHARES
307
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Dhuna mbi institucionet publike e private, gjuajtjet me gurë e molotovë, zjarret në dyert dhe dritaret e godinave publike kanë mbetur të shenjuara thellë në vetëdijen tonë dhe tani, nëse ti del në Tiranë, përveç trishtimit të kap edhe një ndjenjë pesimizmi. Pesimizmi dhe trishtimi nuk vjen aq nga disa xhama të thyer, nga dritaret e disa ministrive që tani në vend të xhamave janë mbërthyer me llamarina, jo, këto edhe mund të kalojnë dhe riparohen shpejt e madje janë si të thuash më të lokalizuara.

Ajo që të brengos është shkatërrimi i semaforëve. Nga kurioziteti, këto ditë pashë në internet dhe u përpoqa të informohem edhe për dëmet e shkatërrimet që janë bërë në protestat e zhvilluara në Francë apo Itali. Atje dëmtimet ishin edhe më të mëdha se te ne.

Në Francë, fjala, vjen, në një nga këto protestat e dhunshme, iu vu zjarri e u dogj edhe godina historike e bashkisë së Limozhit në Francë, e shek. XVII, por në asnjë rast nuk kam gjetur dhe nuk kam parë që të shkulen semaforët. Përse këtu te ne u sulmuan dhe u shkulën semaforët.

Nga vjen ky instinkt shkatërrimtar ? Semaforët bëjnë pjesë në kodin e shenjave jo verbale dhe janë mjete komunikimi. Semiotika i studion shenjat e qarkullimit rrugor që rrinë në semafore ashtu siç studion shenjat gjuhësore. Ato shenja apo edhe shenjat e tjera joverbale e ndihmojnë një shoqëri që të komunikojë. Janë shumë të domosdoshme dhe po aq të nevojshme sa edhe gjuha. Nëse shenjat gjuhësore janë në gjuhën që ne flasim, pra në trupin e saj, shenjat e qarkullimit rrugor janë te semaforët. E në këtë kuptim semaforët janë si një libër, si një teskt. Janë po ashtu edhe universale, të pranuara nga të gjithë.

Gjëja e dytë që u mësojmë fëmijëve në shkolla pas alfabetit dhe pas gjuhës janë shenjat e qarkullimit rrugor, pra është ky libër e ky tekst, sepse pa njohur ato shenja fëmijët nuk e kanë jetën e sigurtë. Nga kjo pikëpamje të sulmosh semaforët, të shkatërrosh sistemin e shenjave që rregullojnë komunikimin në një ambient qytetar do të thotë t’i bësh atentat gjuhës, komunikimit, është njësoj si të djegësh trupin e gjuhës. Kush mund të më thotë këtu se çfarë shenjueshmëri ka ky akt ? Çfarë lidhjeje kanë semaforët me qeverinë, me korrupsionin, me gjithë të zezat që mund të ketë bërë një qeveri që manifestuesit e dhunshemë duan ta rrëzojnë ?

Nëse ky instinkt për të shkatërruar gjuhën dhe komunikimin mes nesh në një hapësirë urbane na vjen nga brenda, atëherë ne nuk kemi përse të ankohemi për atentatet që mund t’i jenë bërë gjuhës sonë nga ata që nuk e duan këtë vend. Ne vetë kemi një instinkt vrasës ndaj hapësirës sonë të përbashkët. Semaforët apo sistemi i shenjave që rregullojnë qarkullimin rrugor janë ana më e rëdnësishme e menaxhimit të përbashëkt të hapësirës ku jetojmë.

Nuk jemi ne të vetmit që kemi nevojë për një kod shenjash që të orientohemi kur lëvizim. Gjithë bota e gjallë e ka një kod të tillë dhe e kanë të shenjtë. Nuk mund të ketë në historinë e asnjë vendi, njerëz që të sulmojnë gjuhën e tyre, kodin e tyre të qarkullimit. Vetëm këtu nuk hyn asnjë lloj politike, sepse komunikimi është premisa e jetës, është kushti dhe arsyeja përse ne zgjohemi në mëgjes dhe përse ne dalim nga shtëpia. Imagjinoni për një çast sikur një ditë të gdhiheshim pa gojë, pa mundësinë për të folur e për të shkruar, pa mundësinë për të komunikuar.

Në atë çast jeta nuk do të mund të vazhdonte më. Ndaj askujt detri tani nuk i ka shkuar në mendje që të sulmojë gjuhën, mjetin e komunikimit dhe sistemin e shenjave. Edhe inteligjencia artificiale, edhe sulmet hibride kibernetike kanë shkuar deri te frogoriferët apo të dhënat e tjera, por askush nuk ka shkuar deri te sulmi mbi semaforët. Këtë e kanë bërë vetëm shqiptarët që u derdhën në rrugët e Tiranës dhe i shkatërruan semaforët, e shkatërruan gjuhën e komunikimit.

Dhe ironia është se ata shqiptarë apo shqiptare që ishin të ndezura nga afshe të tilla dhune mbanin në kokë qeleshe, krahëve një flamur shqiptar dhe parrulla kryesore ishte që Shqipëria nuk shitet. Në fakt një Shqiperi pa gojë, pa gjuhë, pa shenja jo vetëm që nuk ta ble njeri, por ata që kanë pretenduar prej kohësh se ky popull ka në përbërje shqiptarë që e duan këtë vend të shkatërruar, kanë rastin të na tregojnë përsëri me gisht.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

12/11/2026

Përse i shkulëm semaforët ?

12/11/2026

“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

12/11/2026

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

12/11/2026

Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

12/11/2026

Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

12/11/2026

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

12/11/2026

Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

12/11/2026

Shisnin kanabis e kokainë nëpër shkolla, në pranga dy persona në Laç

12/11/2026

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

12/11/2026

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

12/11/2026

I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

12/11/2026

Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

12/11/2026

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin dhe akuzat e ngritura

12/11/2026

“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

12/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Goditet me thikë 55-vjeçari në Fier, përfundon te ‘Trauma’
  • Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.